Sara Mila ‘mbledh’ akuzat e PD në shall, deputetja e Lapajt shfaq emocione: Jam shqiptare

12 Shtator 2025, 16:00Politika TEMA
Sara Mila ‘mbledh’ akuzat e PD në shall, deputetja e Lapajt

Në Kuvend hynë për herë të parë edhe personazhe që mbartin sfida të veçanta. Sara Mila i përcolli mesazh kritikëve nga opozita duke veshur një shall ku kishte stampuar të gjitha akuzat ndaj saj, ndërsa Ana Dajko e “Shqipëria Bëhet”, nën emocione, përgënjeshtroi mediat greke se ajo është një misionare e helenizmit.

Më e votuara mes socialistëve më 11 maj, Sara Mila, hyri në Kuvend krenare për 18 mijë votat e saj.

E përgatitur për vëmendjen mediatike ndaj saj, Mile kishte krijuar një aksesor të veçantë për ditën e parë të parlamentit.

“Kam vënë një shall sot, nuk e kam thjesht aksesor, por është gjithë balta, gjithë akuzat dhe gjithë paragjykimet që janë hedhur për mua gjatë gjithë kësaj rruge. Por e kam një mesazh, kryesisht për të rinjtë dhe kryesisht për vajzat, që në jetë nuk të përcakton aspak balta por të përcakton puna. Do ketë edhe opozita mundësi të më njohë, ju këtu do jeni, do t’i monitoroni, shpresoj që të kenë guximin të kërkojnë dhe ndjesë kur ta shohin se kush është Sara”.

Nga ana tjetër, 60-vjeçarja Ana Dajko, e cila e detyruar do të përfaqësojë 64 mijë votat e koalicionit “Shqipëria Bëhet” të dy aleatëve Adriatik Lapajt e Endri Shabani që u krisën se kush do e merrte mandatin e vetëm që fituan, shfaqi qartë brishtësinë e shpatullave të saj për këtë përgjegjësi.

“Kam emocione. Mbaj mbi supet e mia 65 mijë vota. Nuk është detyra ime që të përfaqësoj këtu, por më vendosën në këtë detyrë”.

60-vjeçarja me arsim të mesëm që nuk është marrë kurrë me politikë, por u kandidua nga i biri si pjesë e një manovre për të djegur listat e mbyllura, u përpoq të rrëzonte disa akuza nga mediat greke se ajo përfaqëson interesat helene.

“Jam shqiptare dhe kam të drejtat si shtetase shqiptare”.

Në Kuvend, rikthehet pas zhveshjes nga posti ministror, Ulsi Manja.

“Jemi në procesin e integrimit në Bashkimin Europian. Komisioni i Ligjeve do të jetë komisioni që do të mbajë peshën më të madhe për afrimin e legjislacionit në BE. Kështu që jam natyralisht aty ku duhet të jem”.

1 Komente

  1. K
    K O R C A

    Pse te lindi nevoja per te theksuar publikisht fjalet " Jam shqiptare" ?! Qe ketu fillon te vije era e peshtire . Duket se keto fjale jane pergjigje e atyre qe te njohin mire dhe nuk pritet asgje pozitive prej teje . Fakti qe je pjese e nje partie fashiste antikombetare , sikurse eshte PD - ja , aleatja besnike e Micotaqit dhe terroristit Frderiqis Bejleriqis , tregon gjithecka se sa shqiptare je ti zonje . Hic me pak se zonja Partali e Adriatik Dhalles qe ngriti me kembe mediat greke , me shpresen e vdekur qe ajo do te ringrere nga e para helenizmin ne Shqiperi ! Se cfar pune ka helenizmi i "Agimit te arte" ne Shqiperi , vetem plehrat e mbetjeve bizantine te kishes famekeqe greke mund ta dine ! Uroj te jem imgabuar ne keto qe po te them , por koha do te tregoje .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje