Satira e Gjekmarkajt me aksionin e lirimit të hapësirave: Kujdes ndonjë sabotim...

7 Gusht 2025, 12:50Politika TEMA
Satira e Gjekmarkajt me aksionin e lirimit të hapësirave: Kujdes

Nga Agron Gjekmarkaj

Muaji i aksionit për lirimin e hapësirave publike trazon Kronikën.

Dje Tirana dukej e çuditshme! Në çdo qoshe të saj një befasi të godiste. Në oborrin e brendshëm të Kuvendit ishte vendosur një tendë! Nga afër e kuptoje që ishte një magazinë me vegla pune, lopata, kazma, qyski e shumëçka tjetër.

Kudo dëgjoheshin thirrjet “shpejto-shpejto-shpejto”.
Ministra dhe deputetë të vjetër e të rinj, të gjithë me kombinoshe prisnin në radhë.
Aksioni për lirimin e hapësirave publike ishte marrë seriozisht.
Bledi Çuçi me gjasë ishte caktuar nga Babo si brigadier.
Ai, në vesh, kishte vënë një laps bojëkopjativ dhe në dorë mbante një bllok të OSBE.

Me zë të lartë ftoi të brohorisnin tre herë: urraa urraa, urraa për Babon e më pas këndonte emrat!
— Se mos harroj, — tha, — ti, — bëri me shenjë nga Blendi Klosi, — se dita do jetë me vapë, merr një mushkë e ca gomerë, vrapo sillna ujë kroji të freskët nga Shëngjergji se punëtorët duan të pinë, u thahet gjyryku.

Damua si animator e qefli ahengu i binte fizarmonikës dhe gjithë grupi këndonte “në ara, kantierë, fabrika vlon puna dhe kënga ushton”.
Kostes i ishin besuar dy detyra, ajo e magazinierit dhe e normistit.
Tek dera e kapanonit iu afrua Shalsi, të cilit i dha një kazëm me bisht të gjatë e i tha: kjo të ka hie shumë në dorën tënde, ngjan si violina në atë të Paganinit.

Xhafes dhe komisionit të tij iu la në administrim kovaçhana dhe zdrukthtaria për të latuar qoshet si reformën në drejtësi.
Ogi dhe Evis Kushi po shkruanin mbi një pankartë e cila do të varej tek muri i Ministrisë së Arsimit: “Gushti muaj sulmi, shtator muaj bereqeti”!

Tezja po ashtu, tek këndi i emulacionit, me germa kapitale zoografiste: “Ti shpallim luftë rehatisë personale”. Do qendis tendat e reja , naten do e bej ditë!
Ajo gjithashtu është e gatshme të marrë një komision në vjeshtë nëse ideja e reformatorit të madh Tao për 12 të tilla realizohet. Vetë Taoja kërkoi me ngulm të shërbente si hidraulik që uji i Babos të shkojë në mulli.

Termeja ngriti dorën dhe u vetëofrua të shtrojë kalldrëmet e prishura. Llaçin do e gatisë Ervin Demua.

Nikoqiri mbi kokë kishte vënë një kapele në formë anije të bërë me gazetë! — Unë do bëj çezma nëpër qytet, — tha, — si tek filmi ‘Zemra që nuk plaken’, kështu do justifikoj detyrën si kryetar i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese.
Pirdeni, Lluka, Denis Veliu , Lavdrim Krashi ishin parë duke kaluar qafën e Llogarasë e nuk u shfaqën.

Toni insistoi që në çdo pallat ku hiqeshin tendat të skaliste si Jul Fuçiku citate edukonjëse nga fjalimet e Babos, për selametin, kundër korrupsionit, makutëve, zorzopëve e të tjerë.
Arben Pellumbi rrinte tek kafja përballë, nën hije, si zotëri dhe gjerbte një lëng portokalli me copa akulli, lëshonte një hëmmm të zgjatur dhe herë pas here murmëriste: “Mjaft punove për të tjerët o fatkeq, kujto veten tek lere e tek heq!”.

Vengu po u bënte bisht përgjegjësive, por Çuçi e pa dhe i tha që të marrë një penel tek Kosta dhe të forcojë parullat urdhëruese: “Mos pështyni për tokë”!
Dilua nga Berati solli një zis kooperative që t’a ngarkonte me mushamatë dhe qerestetë e hequra dhe me ato tha: ndërtojmë banesa në Zallher, Zallbastar e kudo që ka zall për deputetët e rinj.

Oltes, meqenëse shquhet për delikatesë dhe shije estetike, iu la kujdesi që të mbjellë lule me porosinë: — Vemendje se ti shkul Blerua kur të numërohen. Gonxhes, si ministër i ardhshëm i Blegtorisë dhe i Ushqimit Social, i taksen të heqë të pabërrat e qenve dhe maceve. Ndonjë sabotim mund të vijë edhe nga Majko me Miminë, ndaj sytë katër, e porositën.

Vari pak turinjtë se ju duk ofendim, por nuk bëzani. Ermua i pëshpëriti tek veshi: “Puna është nder, është më i keq pushimi”

Doktor Llajo propozoi një tip të ri analizash për besnikërinë ndaj Babos, çështjes së partisë dhe të popullit!

Para se të fillojmë, duhet të thërrasim Proden të dalë me dy “Range Rover”-a, pesë makinat e policisë, një flotë nga pas, të trumbë miletin si në sallën VIP të aeroportit me ulërima, dalldi, piskama, hare e rrahagjoksje propozi dikush. Atëherë punojmë të qetë.

Deputetët e rinj morën qyski dhe varre. Bora u bëri me dije që ata për këtë punë do të shërbejnë edhe në vazhdim.
— Dakord-dakord, — u përgjigjën, — por duam edhe të hamë.
Një dorë u ngrit si shenjë nga qielli dhe një zë i qashtër u dëgjua: — Gatuaj unë, do ju bëj ëmbëlsira që të lëpini gishtat, — ishte zysh Tilda. Të gjithë u emocionuan, por edhe u gëzuan që ajo ishte në mesin e tyre për të ushqyer evlterit e Babos e gatshme për të sherbyer, ku me perunjesi priste shtatorin!

Bela u shfaq mbi një makinë të madhe asfaltimi, tip rrul, gjithë hundë e buzë:
— Punoni mirë, — u tha, — se do ju heq bukën e do ju shtoj drurin, qafira se si shumë qënki sterholluar në plane pa dijeninë time!
Pas saj rrinte Petriti, i cili i nxirrte gjuhën Iglit të angazhuar me një delegacion për urbanistikën nga partia motër e Kinës dhe Ceno Klosi me një sharrë në krah, i cili i binte borisë që të hapej mileti. Mazniku ishte fshehur pas dere.

Eni Xake medoemos donte të fshinte rrugicat nga mbetjet. Vin Hoxha si danoç kishte marrë një autobot për të lagur trotuaret e pluhurosura. Erjon Braçe refuzonte të punonte.
— Jo mi, boll u lodha, në listë të hapur të punojnë këta që e morën qyl. Mua dhe Jorushit na ra bretku.

— Ku është Ulsia, ku është Ulsia që nuk vjen në punë fizike? — një heshtje varri ra!
Dikush tha që ka dashur t’ia heqë vetes qerratai pas kritikave për kodin! Nuk kishte pasur hall për egoizmin personal, por nuk mund të duronte që prej tij Babo të thirrej diktator e tiran, ndaj dorën në allti kishte çuar. Një telefonatë nga Dhërmiu e kishte ndalur hatanë e kthyer gëzimin e jetës.

— Po ç’do fitojmë në fund? — pyeti Xhemal Qefalia.
— Po punuat me djersë çurg dhe gëzim në xhan, jo si te veqelë pazatri, do të shkoni piknik në Rroskovec, por për më të dalluarit vetë Mamica do shpërndajë distinktiva “Shahiret e Babos”, “Sulmues i Rilindjes” dhe atij që do të shquhet në nivelet e heroit të punës socialiste si Din Hyka do ta përqafojë gjatë me ëmbëlsi dhe do t’i çufurisë balluket me dashamirësi, duke i thënë: — Ah, kolopuç, kolopuç, ti po që do ngjitesh lart! — më tahmaqarit do t’i dhurohet profumi Mamica, i bërë me djerset e rrjedhura nga emocionet që shkatojnë fjalimet e saj neper Botë!

Top Channel

27 Komente

  1. D
    Doku

    Apo nuk ka nje humor te holle ky....

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Èshtë më dëfryese kronika e zezë e E.A.Po,së ,sesa se humori i ketij fshatari malor.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gjeka asht turp i shqiptareve

        Apo nuk eshte nje qelbanik i piste ky malok i keq.

        Përgjigjjuni
      2. N
        Neri

        Sa bukur i ka qëndisur.Ne nje kend qëndroja une dhe sytë me shkuan ne nje drejtim ku pashe nje qen me laps ne dore qe vrojtimet dhe shkruante festonin. Aty pranë pashe disa hije qe rrinin ne bishte si ata qente dhe tregonin me gishte:ja ai,ja ajo,ja ata te tjeret

        Përgjigjjuni
        1. n
          niko kalemi

          Humorin me te trashe ka ky Gjekmarkaj ,se si eshte pedagog ne Universitet eshte skandaloze,ai vetem floket di te krehi por edhe ato nuk e besoj me siguri duhet tja krehi berberi

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gjeka jam , bejte shkruaj , asnje nuk qesh

            Nuk e lexova çfare ky lavjers shkruan. Si nuk ka turpe ky legen .

            Përgjigjjuni
            1. d
              demokrati

              Doli praoe ky vici i lepire ? O rrot kari na thuj kush ta ka mush mendjen qe je humorist i modh. Gruaja, dashnorja apo Sala? Vallen me kongen e Sales e qaje fare. Dukej qe kishe bo prova me koreograf profesionist. Vetem kaq mjafton qe te mcifesh dhe te mos dukesh gjekund. Apo kercen prifti nga belaja? Kokra e malokut.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Doda

                Njerezit dhe qytetet vuajne pasojat e rrumpalles te partise se Gjekhales

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Genti

                  Po pse per poezi ta dham voten ty ne o lepiresi I Berishes. Ne kujtuam se do na Dali nji intelektual me shtyll kurrizore jo nji jargavan butak

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shqiptari

                    Agron,je një buton malok,LOLO që kërkon të bësh humor,por ndërton paçavure ordinere të Denja për një njeri të rëndomtë që pretendon se shkruan pamflete politiko-humoristike.Aksion i nisur është një lëvizje e vonuar ndaj abuzimit të pushtetit vendor me hapësirat publike.Nëse është abuzuar po punohet që këto veprime antiligjore të riparohen,hapësirat t'u kthehen qytetarve dhe abuzuesit të vendosen para ligjit për shkeljet që kanë bërë. Përsa i takon levave,kasmsve,qysqive, shkollave të bejsbollit dhe gjithçkaje janë instrumentat që t'i dhe likunia e malokët kokëgëdhenj që ju turrën SHQUP-it.Mbete një njeri mediokër dhe koqe e vogël e Sali Enver Ramiz lokut.

                    Përgjigjjuni
                    1. d
                      daku

                      nuk te lexoj duke e ditur qe shkruan brockulla

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Drejtori

                        Ik more gomar, mbete duke bere keto lloj artikujsh. Kujt i behet vone se cfare shkruan ti, servil i kryetarit.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Tarras-Bulba

                          Po ik more kar-agjoz, njeri langaraq!

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Luli i vocer me gjysme opinge

                            O Gjekmarkaj rrij urte ke dhe goje me fole mor katundare more malok fshati more fytyre kuqe gjynah qe te lejne pedagoge qe te shajne apo tallen gjithe studentet me ty more derzi kame nje propozim apo dele edhe nje here me na kercye bashke me Tabaken vallen e Sali Berishes apo se kerceke bukur si me te pa hi huni ne by.....th. Malok surrat kuqe mos dile me ne medja se po na trembe femijet.

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Martini

                              Po, na thuaj edhe ndonje gje per Baba Bufin. Si ishte ajo deklarata, qe denohesh me burg kur detyron femijet te martohen. Sa bukur e shpjegonte Baba Bufi keto nene te kodit penal

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Dima.com

                                Po debuton me”shume dinjitet’,o mendje e “holle” e pordhes se Saliut!!!

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Sandstorm

                                  Run off the plug twice .

                                  Përgjigjjuni
                                  1. C
                                    Cfurku

                                    Gjek je shpresë për këdo demokratë.Ata të shohin në parlament dhe thonë:-Nëse ky ja del, ja dal dhe unë.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. s
                                      sokrat

                                      Do te ishte mire qe satiren dhe humorin ta perdoresh per te goditur fenomenet dhe gjendjen ne te cilen ka rene PD dhe kryetari i saj. Me to mund te besh humor nga mengjesi ne darke, sidomos per periudhen pas zgjedhjeve te 11 majit 2025. Se po pastrohen plehrat behet shume mire. Si gjithmone PD nuk eshte dakord me punet e mira qe behen ne kete vend, pasi dihet se ju pelqen katrahura dhe papastertite!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. L
                                        Lul Basha peshkoi Gjeken nga Mirdita

                                        Ha mut o Lul Basha qe i bere politikes nje peshqesh te shemtuar me afrimin e Gjekes ne PD. Familja e gjekes duhet te kete qene spiuno-komuniste si Saliu etj udheheqes te PD dje e sot.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. P
                                          Peshkatari Currila

                                          Si mundet te mbahet pedagog ky burre pa dinjitet ky lepires ky xhel ne koke e xhel ne tru o prinder te studenteve kerkoni qe te hiqet se eshte model i keq i mesm dhenies.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. M
                                            Muhamet

                                            Sikur te shkruante ky shakaxhiu te revista Hosteni dikur ajo do te falimentonte. Ka humor te holle lafshekuqi i Lezhes.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. d
                                              dori

                                              Ka ndonjë lokal ky derr maloku....

                                              Përgjigjjuni
                                              1. Analist

                                                Shkruaj shkruaj as e lexova fare e di se shkruan gjate dhe me shume budalleqe keq me vjen por ste ndjek dot.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. S
                                                  Shigjetari 08

                                                  Temperaturat e larta të verës , kanë bërë dëm në trurin e vogël këtij deputeti adoleshent . Siç duket , vlerësimi që i ka bërë për zgjedhjet , kapua i gardës demokratike , i kanë rritur adrenalinën dhe frymëzimin , për të hequr vëmendjen nga humbja madhështore e zgjedhjeve parlamentare , të cilat në rang vendi , e venitën fitoren e tij lokale . Në kushtet e temperaturave të larta , adrenalina ka ndikuar negativisht në trurin e tij dhe filloi të shkruajë budallallëqe , që vetëm atij i duken interesante . Lereni të qetë në botën e ëndrrave te veta .

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. H
                                                    Henk

                                                    Humor malokesh.. Dhe te mendosh qe ky eshte profesor ne universitet, kuku moj nane..

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. D
                                                      Doda

                                                      Nuk ja mban me u marre me shtepine e ttij dhe merret me punet e komshive

                                                      Përgjigjjuni

                                                      Lini një Përgjigje