Ylli Manjani: Për majmunët që duan t’i dënojnë shqiptarët për tradhti ndaj atdheut

7 Gusht 2025, 09:32Politika TEMA
Ylli Manjani: Për majmunët që duan t’i dënojnë

Ylli Manjani ka komentuar project kodin e ri penal, ku ndër të tjera propozohet dhe rikthimi i dënimit të shqiptarëve për tradhti ndaj atdheut, njësoj si në kohën e komunizmit.

Ai thotë se ky propozim nuk ka sens dhe mund të kishte kuptim vetëm nëse do të ishim në luftë.

Postimi i Manjanit

Atdheu ka vetëm tradhëtarë. Këtë vetë projekt Kodi i ri Penal nuk e di.

****

Projektkodi i ri penal propozon rikthimin e dënimit të shqiptarëve për tradhti ndaj atdheut.  Në vitin 1995 e hoqëm nga Kodi Penal këtë vepër që ishte më parë në kodin e qeverisë komuniste.

E hoqëm nga lista e veprave penale me një arsyetim të thjeshtë: të heqim ndëshkueshmërinë me natyrë politike të shqiptarëve.

Sot propozohet të rikthehet në listën e stërgjatë të veprave penale. 

E di që snobët ndërkombëtaristë janë të gatshëm të na listojnë një numër shtetesh të NATO-s që u ka mbetë ai nen në kodet e tyre penale. 

Por do t’u lutesha për një moment të mos na bëjnë majmunin ndërkombëtar dhe, së bashku me atë listë të na tregojnë se sa është zbatuar ky nen në ato vende, në 100 vitet e fundit?

Kush më shumë se shteti shqiptar i 80 viteve të fundit ka dënuar shtetasit e vet për tradhëti ndaj atdheut?

Gjejini këto statistika njëherë pastaj bëni majmunin.

Tani, të arsyetojmë pak për shoqërinë tonë, shqiptarët tanë dhe marrëdhënien e tyre me atdheun. Me dhéun e atit/babës.

A mund të flitet më për tradhëti ndaj atdheut kur:

1. Gjysma e popullsisë ka vendosur (për arsye të njohura) ta braktisë atdheun? D.m.th kanë braktisur tokën (dhéun) e babës, shtëpitë e tyre e madhe edhe baballarët e tyre?!

2. Kemi masivisht shqiptarë mbajtës edhe të një shtetësie tjetër, nga ku kanë detyrime edhe për shtetin tjetër?!

3. Kemi zyrtarë shteti që krenohen hapur se janë amerikanë, anglezë, italianë  etj dhe, se paguhen nga agjensitë e tyre sekrete?!  P.sh këta të drejtësisë së re që punojnë hapur për Amerikën, çfarë janë në raport me at'dheun e tyre që i paguan për ti shërbyer shqiptarëve?!

4. Kemi vendimarrje publike që dhéun e atit ja vëmë në dispozicion cilitdo përveç se të birit trashëgimtar?!

A mund të flitet për tradhëti ndaj atdheut në këto kushte pra?

A mund të flitet për tradhëti ndaj atdheut kur tradhëtia ndaj tij është normë sjellje?! A ndalohet tradhëtia ndaj atdheut kur të gjithë e braktisim atë për arsye krejt bazike?

Do ta kuptoja disi këtë nen në kohë lufte ku kërkohet rrjeshtim në llogore. Por në kohë paqe, rreziku është që tradhëtarët e vetëm të jenë ata që braktisin llogoren politike ose llaxoren publike.

Se ne e kemi edhe atë shprehjen "kush nuk e bën shurrën me shokët, është o spiun o tradhëtar"...

Shikojeni pra sa kollaj shpallesh tradhëtar në këtë vend të mbushur me tradhëti e tradhëtarë. Për një privatësisi në bërje shurre të shpallin tradhëtar. Imagjino më shumë...

Shoqëria jonë e mbushur me tradhëtarë nuk e ndalon dot tradhëtinë me kod penal.

Po këtë gjë vetëm projektkodi i ri nuk e di...

22 Komente

  1. "
    "BOHOTINA"

    Nuk jam dakort me arsyetimin tend. Po nuk kam kohe te merrem me ty sot...

    Përgjigjjuni
    1. p
      pjeter

      Po ske pse te merresh, keta qe shajne nenin ku ndeshkohen aktivitetet kunder interesit kombetar dhe e demtojne kombin,keta si ky veshgjati, kane frike se nje dite ndoshta u duhet te ballafaqohen,ndoshta kan shit sumen per dy lek kunder kombit e kan frike,pastaj,kane guxim te flasin ne emer te shqiptareve??!!

      Përgjigjjuni
      1. M
        Manjani

        eh mer pjeter pa pasaporte nuk kane ku pshurrin kete po them

        Përgjigjjuni
      2. S
        Shqiptaret IKIN dhe gjithmone do te ikin sepse...

        Tradhetia ndaj atdheut eshte norme thote Manjani, dhe kjo eshte e vertete. HAJDUTLLEKU, VJEDHJA E ATDHEUT eshte nje gare e pa ndalshme ku marrin pjese SHUMICA e shqiptareve, edhe ata qe paguhen per te bere DREJTESI. Shqiptaret IKIN dhe do te vazhdojne te ikin.

        Përgjigjjuni
      3. T
        Tirona

        @Manjani E ke gozhduar fare si llogjike. Ndonje vend dhe me doza ironie, por e tera komplet e vertete ! Sakte fare!

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dakord

          Bobobo sa kollaj indoktrinoheni mor aman!!! Po ça thotë neni për tradhëti ndaj atdheut e ke lexuar gjë?? Ky manjani nuk la nen pa sharë por nuk i eci e tani deformon dukshëm opinionin që gjoja qenka një nen që prek shqiptarët PA E CITUAR fare çfarë thotë neni.

          Përgjigjjuni
        2. G
          Gjergj KASTRIOTI

          E KE QARE MANJAN! I VETMI AKT TRADHTIE IMI DHE YTI O MANJAN ESHTE SE KEMI LENE VETEN TONE, FAMILJET TONA, PRONAT TONA, TE ARDHMEN TONE DHE TE ATDHEUT NE DUAR TE TRADHTAREVE QE QEVERISIN E BEJNE OPOZITEN! NJERI GREKO VLLEH E TJETRI SERBOBOAHNJAK!!! KETE SHKRUAJENI NE KOD!!!!

          Përgjigjjuni
          1. t
            tani

            Sa per informacion (qe ti e di) ajo shprehja e shurres eshte italiane dhe jo shqiptare, ndersa per sa i perket te tjerave komplet out. Se e tradhetojme hapur atdheun do te thote ta stimulojme, se ato vende qe e paskan por e kane relike dhe nuk paskan denuar njeri, eshte per aresyen se kane ligjin relike apo funksional. Trathtia ndaj atdheut eshte e vertete qe sot eshte haptasi por nje shprehje shqiptare thote :mos i thuaj mutit marshalla

            Përgjigjjuni
            1. B
              Boten e qeveris mafia

              Tradhtia ndaj atdheut te kete vetem nje nen: kush voton e punon per VLLEHE SERBE ROME GREKE boshnjake ne krye te Shqiperise dhe te puneve te saj, te konsiderohet tradhtar! Te TJERAT jane lojera per te detyruar e zhytur popujt e botes ne lufte dhe per te vazhduar skenarin e zhdukjes sistematike te gjysmes se njerezimit, pasi mafia dhe BABEZIA qe udheheq boten nuk ofron pune e buke per ta! Ndaj dhe qeverite e shume vendeve te botes e kane ate nenin e tradhtise ne kodet e tyre. ME PANDEMI RELIGION E LUFTE DUAN TE SHUAJNE ME SHUME SE GJYSMEN E BOTES! DO te thoni, po pse religioni? Po se religjioni u thote njerezve he mo se dhe po vdiqet, jeni ne duar te sigurta ne boten tjeter! Dhe religjionin sic e njohim ne sot e ka shpikur Mafia dhe BABEZIA per te perdorur me me pak kosto njerezit dhe per ti asgjesuar ata!!!!

              Përgjigjjuni
              1. Q
                Qytetari i Thjeshtë

                I kam ndjek me shume vemendje komentet e tua ne lidhje me draftin e Kodit Penal. Nuk eshte se kam kulture te madhe juridike por te gjitha ato pyetjet qe ben qendrojne i nderuar. Ne mundohemi te shpikim rroten ne cdo gje dhe per cdo gje, kur shume mire mund te marrim praktikat me te mira nderkombetare, dhe theksoj, ti Pershtasim per kushtet tona. Por deri ne momentin qe ky popull do mendoj me koken e Prijesit te radhes dhe jo me koken e vet nuk kemi per te bere hajer.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Alfred

                  Korrupsioni ne zyrat e shtetit eshte tradheti kombetare! Vetem keshtu mund te formulohet nje nen ne kodin e ri penal! Dhe rezultatet do jene spektakolare!!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. U
                    U shofte rraca e vampireve dhe zagareve

                    Alfred ! Sygjerim shume i mire. Respekt

                    Përgjigjjuni
                  2. S
                    Shqiperi te kam dhjere.....

                    Ku ka turkoshake qe tradhton atdheun,qe nga burgaxhinjte e deri te like floriri qe ulet ne gjunje dhe ben shqiponjen e shton vilat... A mund ta tradhtoj saliu me banden e tij Shqiperine?e ku do vjedhin kaq lehte keta... Po lopcari salianji qe erdhi nga fshati e gjeti dashnore,po shalqini me gjelin e peqinit e mulin e co ne cvend do shkonin e te hanin qyl...

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Shqiptari

                      Yolo, shpreja nuk eshte e jona, por italiane: Chi non pisca in compania, o e ladro, o e spia

                      Përgjigjjuni
                      1. H
                        Holy justice

                        Alfred e ke qare! Bravo o rob zoti!

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Patrioti pa ATDHE

                          Kjo palo elite joshqiptare ne krye te vendit prej gati nje shekulli te vetmen menyre per ti shpetuar imazhit per te si HAJDUTE e TRADHTARE eshte te beje dhe gjithe popullin hajdut e tradhtar! Ti thote popullit ja jemi si ju! Jemi tuajet! Nuk ka te NDRYSHEM ne kete vend e shoqeri! Jo more halera, hajdute e tradhtare jeni vetem ju dhe jo populli e aq me pak ai shqiptar! Ne kazan te plehrave do te perfundoni se thjeshte e MERITONI! VRATE OREN E SHQIPERISE DHE SHQIPTAREVE!

                          Përgjigjjuni
                          1. k
                            konservator

                            Nuk jam dakort fare me logjiken e perdorur.Tradhtaret e atdheut egzistojne ashtu siç egzistojne edhe patriotet dhe atdhedashësit.Tradhtarët e atdheut kane synim tu sherbejne padronëve te tyre per zbatimin e projekteve historike(dhe aktuale) antishqiptare te magaliidherave dhe naçertanieve .

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Lufterat nuk jane nga zoti

                              Ca do ti denojne per TRADHTI te larte e ca per tradhti te ulet! Cfare biznesi i papare do te jete per GJYQTARE e politikane! Se behet fjale per jeten, per koken, jo vuajtjet... Sa here qe nuk kane ti japin POPULLIT pune e buke, i japin vuajtje, vdekje, lufte!!!!

                              Përgjigjjuni
                              1. X
                                Xhepisti gjate

                                Po varu karin shipove o Manjan. Shqiptaret ishin katolik Dhe shiten suken te turku, u bene komunista dhe tani udheheqin kete vend. Edhe pse komunistave duhet tu qish kalamajt prap se prap shqiptaret jane ne gen tebkuq e moterqira.

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Manjani ka të drejtë

                                  Manjani ka të drejtë. dashuria për Atdheun i takonte një kohe tjetër. asaj kohe kur me mijëra të rinj dhe të reja morën armët dhe dolën malit për lirinë e vatanit. A mund të përfytyrohet sot se rinia shqiptare do marri përsëri malet nëse sulmohet nga greku apo serbi?! Do marrin detin më këmbë për të kërkuar azil gjëkundi. Sot nuk është më koha e ndjenjave patriotike. Sot paraja është mbret dhe perëndi. Veç asaj i falen shqiptarët. Prandaj Manjani ka të drejtë.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. L
                                    Ligji.

                                    Nuk te kuptova asgje.Kush nendhe si eshte percaktuar kjo tratheti ndaj atdheut.Ju Manjsni jeni hurist por shum I dobet,je kokrra e interesit.Te orlqen vetja por nuk as gje.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. L
                                      Lavdoshi

                                      Tradhetia dhe nderi ne Shqiperi jane dy virtyte qe e karakterizojne çdo shqiptetar.E si mund te kerkohet nen per tradheti kombetare ne nje han pa porta dhe nder ne nje kuplara ku prostitucioni eshte thelb i shoqerse.

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje