“Berisha të votëbesohet në anëtarësi”, Murrizi: Nëse hapet gara për kryetar të PD do të jem kandidat

6 Gusht 2025, 15:25Politika TEMA
“Berisha të votëbesohet në anëtarësi”,

Nevojën për reformim të Partisë Demokratike dhe ndryshim të lidershipit të saj e pranon dhe Myslim Murrizi. Si anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike pohon një intervistë për A2CNN se përgjegjësia për humbjen në 11 Maj nuk është vetëm e Berishës, ndaj propozon mbajtjen e një Kuvendi të jashtëzakonshëm për analizim të situatës dhe riformatim të strukturave drejtuese.

“PD në deklarimet publike, por edhe në pohimet e zotit Berisha është thënë që do presin raportin e OSBE/ODIHR dhe do të mblidhen. Por unë mendoj se është në limite, pasi në Prill është bërë Kuvendi, por nuk ka asgjë të keqe që të bëhet një Kuvend të jashtëzakonshëm për të kompozuar një Këshill Kombëtar tjetër dhe një Kryesi tjetër, duhet të lëvizë. Përgjegjësia nuk mund t’i ngarkohet një individi”, tha Murrizi.

Nënkryetarët, sekretariati dhe kreu i Këshillit Kombëtar sipas tij duhet të mbajnë përgjegjësi, por te drejtuesit politik të qarqeve kërkon vendime konkrete.

“Të gjithë drejtuesit politik kanë përgjegjësi, të cilët e kërkuan apo ishin pjesë të pazarit kur Berisha ishte në arrest, dhe kanë marrë rezultat se lista e mbyllur nëse kanë moral duhet të japin dorëheqjen si drejtues politik, madje duhet të konsiderojnë edhe mandatin”, tha Murrizi.

Dorëheqjen e Sali Berishës nuk e mendon, duke dalë kundër edhe “nenit Basha” që sanksionon largimin e kryetarit në rast të humbjes së zgjedhjeve. Sipas tij zgjidhja mund të jetë votëbesimi te anëtarësia, duke u kthyer te statuti i Dhjetorit 1990. 

“Unë kam që nga 8 Dhjetori 1990 në PD dhe këto nenet me emra individësh të hartuar në kushte emocionale, kanë futur dhe emrat neni Bardhi, Noka, Gjekmarkaj, Murrizi, këto janë qesharake. Statuti i PD, modeli më i mirë është ai i hartuar në 12 Dhjetor 1990 dhe për mua duhet të kaloj në votëbesim”, tha Murrizi.

Por sërish tregon se ka ambicie brenda radhëve të Partisë Demokratike, duke shpallur kandidaturën nëse në selinë blu do të ketë zgjedhje për lidershipin. 

“Nëse hapet gara, nëse do të ketë garë për kryetar partie, unë por edhe të tjerë, do ta konsiderojmë marrjen pjesë në gare, pasi nuk është me emërim. Por që nëse Berisha tërhiqet, dhe nuk do të ndikojë në garë, të jetë i bindur që do të jetë një garë e fortë me plotë emra dhe unë nuk mendoj se vuan për emra për kryetar”, tha Murrizi.

Por çfarë do të sillte ai si kryetar, që u mungon demokratëve. “Parti të djathtë të pastër nuk ka, nëse do ta kisha në dorë kështu do ta bëja”.

13 Komente

  1. P
    Populli

    Ky eshte estrade dhe partia e tij

    Përgjigjjuni
    1. j
      jevgu

      O Lymo Mos ja qi robt kot m kot

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bureto

        Të jesh 7 breza fshatar bujk, lopçar, dhijar me gjithë respektin për ta, dhe të pretendosh se je "i djathtë" apo dhe "konservator", nuk bëjnë fare sens. Por ja që këta vetëquhen dhe po ta dëgjonte Edmund Bruke, babai i konsvetorizmit di t'i lëviznin kockat në varr. Gjithsesi nuk ka shembuj të ketë ndodhur në histori. Po, po kryetar i ndonjë partie, në këtë rast i PD edhe ndodh, por kandidatura e Murrizit, nuk do mundej ta fitonte dot garën para dinjitozit me daulle, prof.dr. Xhelal Mziu, që edhe pse të dy fshatarë shejtan-budallenj, janë të denjë për një parti si ajo e ashtuquajtur 'demokratike' që më mirë do ishte të quhej PG, parti e gomerëve (?!)

        Përgjigjjuni
      2. s
        sali

        Po aty ne PD jane te gjithe te kllonuar BERISHISTE e Talebane,Aty te gjithe mendojne me mendjen e Berishes.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fuat Cela

          Bravo Lym Lum Muti i Sali Kakes , po Shaban Qosja ,.Ver Llapa , Cim Gabeli '( Hajdari )... etj. Nen udheheqen e Salihit edhte kusht i Lym Llumi qerratahonia e Muzeqese.

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fuat Cela

            Bravo Lym Lum Muti i Sali Kakes , po Shaban Qosja ,.Ver Llapa , Cim Gabeli '( Hajdari )... etj. Nen udheheqen e Salihit edhte kusht i Lym Llumi qerratahonia e Muzeqese.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Munika

              Pirdh o Lymi, pirdh e pastaj shko dhitu tek oturaku I versmliut. Me keto mend ju po e projektoni qysh ta I humbjen e radhes. Dhe pastaj ua kà fajin populli juve hale.

              Përgjigjjuni
              1. H
                Haka Tekizoti

                Kujtonim se çoç merrte esh nga dynjaja ky Murrizi. Si nuk e merr dot me mend nga gjithë nga ç'ka bërë deri tani Sali Mavria, se po të votëbesohet nga anëtarësia, atëherë anëtarësia do të jenë vetëm trapat që më shumë se veten, se babën e tyre dhe se nënën e tyre, që ua ka shkërdhyer mbarë e mbrapsht Mavria, duan kryevrasësin, kryehajdutin e antishqiptarin më sterrë të Shqipërisë.

                Përgjigjjuni
                1. a
                  ali

                  Frikacaku i rradhes. Qe ne vitin 1995, nje nga person (intelektual) nga fisi Gjanaeshte shprehur: asnji ne PD nuk flet dot kunder Berishes se kane frik se i iken koka. Keshtu qe zoti Myslym e di shume mire se cdo here qe mund te behen votime per kryetar te PD, do te zgjidhet po ai, kryetari 35 vjecar Sali Berisha. Thjesht zoti Myslim tregoi edhe nje here qe dinjitetin e tij ja dorezon servilizmit. Dhe si ky jane te pakten shumica e antaresise se keshillit kombetar te PD. Vetkuptohet se asnje nga keto servile nuk flet per te ardhmen e PD mbas Sali Berishes? Kjo eshte seriozisht per te ardhur keq. Nje vend nuk mund te perparoje me nje opozite te ndrydhur si ne nje biruce burgu.

                  Përgjigjjuni
                  1. 1
                    1

                    Ky sla njeri pa share pervec Sales.Ate e ka vij te kuqe.Myslim meqe je trim pa lexoe statutin kur votebesohet kryetari?Kur humbet zgjedhjet lokale.Kurse kur humbet zgjedhjet parlamentare jep doreheqjen dhe nuk ka te drejte te rikandidoj(neni BASHA).Citoe kete nen meqe je trim.Sta mban bytha Myslim .Edhe ti si te tjeret ne PD je VEMJE(meqe e ke qef kete fjale)

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kandidat

                      per Ku !

                      Përgjigjjuni
                      1. U
                        Ushtari.

                        O lymo vertete i beson ato qe thua,apo nuk e di ca ke thene kur del perjashta nga studjoja.Ishalla qendron vetem njera nga keto se po qendruan te dyja vaj medet per lymin e shkrete.

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Derri do plumb

                          Ka mundesi qe ky Murrizi te jete idiot, ose Berisha ia ka zene koken me dere. Tire tire Myslim Murrizi, se dhe pak do plase gjirizi....

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje