Aktivistja dhe politikania shqiptaro-amerikane Evi Kokalari, ka reaguar përsëri për gjendjen e Partisë Demokratike, duke sqaruar edhe ata që e kanë komentuar me sulme, pas postimit të saj të fundit se “e donte PD-në me çdo kusht, për të mos ia lënë Shkëlzenit”.
Teksa thekson donte drejtimin e PD-së sepse s’kishte besim tek askush nga ata që janë aktualisht në opozitë, pasi i cilëson “të kompromentuar”, Kokalari shprehet se “partia nuk mund të rrijë në dorën e Këlliçëve dhe Saljanër’ve” (Ervin Salianji).
“Ajo parti ose vazhdon nën kontrollin e Berishës mes të bijës apo dikujt tjetri, dhe do ta jap shpirt vet, ose do ta riformoj unë pa asnjë kompromis dhe komplet me mentalitetin e Republikanëve në Amerikë”, thotë ajo mes të tjerash në postimin e radhës në Facebook ditën e sotme.
Kokalari kujton se partia nuk drejtohet nga selia te lana dhe me thika pas shpine siç është bërë në katër vitet e fundit.
Postimi i plotë i Evi Kokalarit në Facebook:
“Dhe dy fjalë për ata mënçuri që thonë ‘kjo’, pra unë.. dua partinë…
Po mor po, partinë dua dhe këtu s’ka asgjë të keqe.
Arsyeja pse e dua është sepse s’kam besim më tek asnjë nga ju që ta riformoni atë opozitë, sepse jeni të gjithë të komprometuar, dhe shumicën tuaj i njoh personalisht tashmë dhe e di sesi po prisni të kapni qeverinë që të vazhdoni vjedhjet e radhës.
Ajo parti ose vazhdon nën kontrollin e Berishës mes të bijës apo dikujt tjetri, dhe do ta jap shpirt vet, ose do ta riformoj unë pa asnjë kompromis dhe komplet me mentalitetin e Republikanëve në Amerikë.
Ka një arsye pse shumë nga ne s’ju ndanë Donald Trump – sepse e dinim sinqeritetin e tij nga dita që zbriti nga eskalatori në Trump Toëer në 2015 dhe deri tek kthimi i tij në 21 Janar 2025.
SHBA më në fund po pastrohet dhe gjashtë muajtë e parë kanë qënë brilante, që nga mbyllja e USAID, tek pastrimi i departamenteve, mbyllja e kufinjëve dhe tashmë kanë filluar investigimet per korrupsionin qeveritarë dhe ata që cënuan demokracinë Amerikane.
Unë ky person jam. Patriot në gjak, në gen dhe në intelekt. Patriotizëm frymëzoj në çdo qelizë të trupit, si për Amerikën, për të cilën jap jetën sepse më dha çdo gjë që kam sot, deri tek Shqiptaria si komb brënda dhe jashtë kufinjve të vëndit.
Ju nga ana tjetër talleni me fjalën ‘patriotizëm’ dhe sidomos ju të Shqipërisë nuk besoni në të, sepse jeni dekurajuar nga mashtrimet e qeveritarëve dhe nuk ju vë faj, të tjerët sepse jeni pjesë e korrupsionit qeveritar. Por, unë do vazhdojë e vetme, dhe ata që e gjejnë veten tek unë dhe përputhen me mentalitetin tim, me ideologjinë time dhe kanë të njëjtin sinqeritet, bashkohen vetë rrugës.
Por, ju që mendoni se opozita do bjerë në dorë të Këlliçëve që ju vodhën sy me sy me vota, apo Saljanër’ve mbas të cilit shoh se janë rrjeshtuar disa, kur ky i fundit mashtroi sistemin dhe kur ishte në burg, lëre çdo bëj në pushtet, jo vetëm që s’keni për të shkuar gjëkundi, por realisht jeni ‘irrelevant’ ose të parëndësishëm në këtë pikë.
Lufta për opozitën sot bëhet vetëm me Berishën dhe nuk bëhet nga terreni dhe selia tek Lana, ku keni katër vjet që bëni komplote për t’i futur thikat mbas shpinës Saliut.
Në ndryshim nga patetizmi juaj, unë luftën e kam bërë gjithnjë në shesh të hapur, dhe pse e dija që do kisha gjithë Berishistët kundra. Tashmë luftën e bëj në komoditet të plotë, me një administratë tërësisht Republikane.
Por sërisht, qëllimi im nuk është të kënaq Berishistët, por është vetëm Shqipëria në tërësi dhe i gjithë populli, qofshin ata demokratë, socialist dhe komunistë, që në një pikë këta dy grupet ë fundit do ti rihabilitojmë siç duhet, nëpërmjet edukimit, jo dhunës. Ky është hap i domosdoshëm me që ra fjala, dhe e kam në listën super të gjatë të gjërave që dua të bëj për atë vënd.
Uroj t’ju kem sqaruar sa do pak”.
Për çdo ditë kjo strategia me leksione. Si kjo si Spahiu, pse nuk vini këtej dhe bëji një parti tuajën.
Evi the fact that you're repeating the same shit ain’t only insanity and doesn’t make you any better from yesterday. You talk the talk but never walk the walk. Time to pull the thumb off the ass and start acting
sepse partia tjeter thjeshte percan voten dhe i jep fitore rames
si nuk u mbaruan te tillet......ah moj Turqi ci bere ketij populli
Dakort me gjithe sa thoni dhe une jam i pari qe do ju mbeshtes, vecse kam nje pyetje te vockel: ju do vini per te marre PD, e cila eshte pjella e shpelles qe ka zot. Dakort qe Saliu neser shkon ne gop te semes e kthen patkonjte, po me Palokat, Nokat e lukunine e shpellareve, qe as te lene tu afrohesh tek dera, si do ja besh? Mos.valle do ishte me mire qe te merrje PS, me qe keta jane me liberale dhe e hane dialogun?
Fat i madh i Shqiperise qe dy shqiptaro-amerikane si diva e Shqiperise dhe Amerikes zonja e nderuar Kokalari dhe intelektuali me fame boterore prof.dr. Pellumb Pilinci po marrin ne dore fatet e demokracise shqiptare, por eshte gjithashtu nje mekat i madh qe keta dy kolose te mendimit e te veprimit nuk duket qe kane nje bashkepunim dhe nje program te perbashket ku te korfinojne forcat dijet dhe aleancat per te nzjerre Shqiperine nga ky qorrsokak ku e ka fut Rilindja dhe ish-Partia demkratike. Shpresojme qe keta te merren vesh mes veti dhe jo si kokat e shqiponjes qe njeri shikon majtas e tjetri djathtas.
Për shume nga ato që thotë Kokëlarje ka të drejtë . Po pse nga Amerika do ta marre e reformojë ajo Partine Demokratike ? Kur i dhëmb e i djeg kaq shumë , pse nuk vjen këtu ku jane njerzit dhe duhet të bëhet kjo beteje ? Me fb , me shkrime më the e të thashë nga përtej oqeanit , nuk besoj se zgjidhet kjo punë . Pastaj kjo militante , më duket sikur ka marrë një barrë shumë të rëndë , që nuk besoj se e mban dot . Krahas reformimit të PD-së , kjo ka marre përsipër të reformojë dhe PS-ne . Mirë që politikën konservatore ja ka mësuar Trampi , po politikën e partive të majta apo socialdemokrate , nga e ka mësuar ? Mua më duket se kjo do të imitojë kushërirën e vet Musine Kokalarin , që si socialdemokrate deshi të reformonte Partine Komunisfe , ndërsa kjo si konservatore do te rinovojë partinë e komunistit Sali Kakaxhic Viçidoli , njëkohësisht dhe partine e Edi Rames . Për hajër i qoftë , po pa u kthyer ne vatan , nuk besoj se e bën realitet idenë s saj , vetëm në se e bën në brekë .
He ku na doli nje pellumbesh Pilinci tjeter,rrofte Amerika hahahaha
Haha kjo do e bejeje parti me stil Amerikan,por se ka haberin fare qe ne nuk kemi asnje grimce ngjashmerie me anglosasonet,dhe te trasformosh shqiptaref ne anglosasone eshte utopi vetem te shprehesh e jo me te mundohesh te vesh ne praktike. Gjenetika nuk mund te injorohet,jo se nuk mundemi te jemi me mire,por gjithçka duhef te merret e te pershtatet menyres sone si shqiptare,per nje gje ama duket se Kokalari behet lidhese me republikanet e sotem,duke pare se si e adhurohet Trump ,(ata qe nuk e bejne, praktikisht nxirren jashte loje), e liderat e forte apo pordhace te tille sj Bolsonero, e per kete kemi eksperience te vazhdushme ne!!
He ku na doli nje pellumbesh Pilinci tjeter,rrofte Amerika hahahaha
Persa i perket te sqaruarit sado pak , une jam i qarte fare . Te kam ndjekur me vemendje qysh nga ardhja yte me rastin e foltores ne ndihme te Berishes . Per këtë nuk ja vlen te sqarohemi . Por une dhe jo vetem une dua te sqarohemi per " mentalitetin republikan " , te cilin kerkon te ngjizësh ne Shqiperi, vecanerisht ne PD . Cfare eshte " mentalitetin republikan " ? Sllogani i tij ishte dhe eshte i hatashëm : - " Zoti , Familja , Atdheu " . Bukur fare . Mirepo kemi shume gjëra ne ideologjine e mentalitetit republikan gjate historise ,qe nuk shkojne me kete sllogan . 1) " Zoti " - Eh , Zoti sipas bibles i ka bërë njerezit te barabarte , pavaresisht ngjyres se lekures . Mirepo sipas mentalitetit republikan , njerezit me ngjyre duhet te jene skllever te te bardheve dhe per kete paraardhesit e republikaneve te sotem shkaktuan nje lufte te madhe civile disavjecare , sepse donin te ruanin sistemin e skllaverise . Eshte keshtu moj Evi , apo jo ? Vazhdojme me tej me mentalitetin dhe ideologjine republikane . Edhe pse pas nje lufte te gjate , skllaveria u abrogua , prapeseprape mentalitetit republikan aplikoi "segregacionin". Zezaket nuk kishin te drejte te votonin, te jetonin , shkolloheshin ne shkolla me te bardhet , te sherbenin ne ushtri etj etj . Dhe kjo vazhdoi der me ardhjen e J. Kennedy ne presidence i cili filloi ca reforma per te drejtat e zezakeve . Dhe pikerisht ne kete kohe , mentalitetit republikan ishte frymezuesi i vrasjes se presidentit progresist. 2) - Atdheu - dihet qe Amerika u konolizua nga europianet bile duke zhdukur nje pjese te madhe te popullsise autoktone. Pra ketu nuk ka asnje ngjashmeri me shqiptaret e Shqiperine . Ne jemi nder popujt me te vjeter ne bote dhe nuk kemi pushtuar vendin e askujt , perkundrazi . 3) Familja - eshte thjesht nje spekulim apo garniture qe duan ta fusin ne vlerat morale te mentalitetit racist republikan .
Nene Shqiperi mos kij frike se ke budallenjte ne Amerike .......nje Pilinçi ketu nje Evi atje , une nuk e votoje as Saliesh e as Kerriç po te kerkoshe te maresh nje parti kur nuk ke kontribut eshte lajthitje .
Mirë ai Pilinci qe ka rrjedhur nga pleqeria , Po kjo Evi cfare mendje paska , mos eshte ne fazen e menopauzave . Sepse ka ca femra qe ne kete fazë u fluturon mendja . Duke bërë pallë ne Amerike dhe bla bla neper gazeta , thotë sillmani vulen dhe kryetarllekun e partise dhe vij une e rregulloj Shqiperine. Po kjo thagme keshtu ? E pa degjuar , e pa konceptueshme . Kjo gje nuk ka nevoje per shpjegim . Eshte thjesht , Delirium.
Kam frikë se kjo Evi do ma marrë pushtetin ..kerkon vulen e PDse po syrin e ka ke Rilindja..
Na lodhe o Gore femer! Fuck you, Republicans and and your pedophile President
Ahahahahhahahahahaa big like
Moj Evi nga Gjirokastra je ti moj. Kam njohur kokalare në jetën time disa burra e gra por kishin kulturë në të folur ishin njerëz. Ka mundësi që ti si ke njohur fëmijët e Faikut, apo Mondin me vëllezër nuk besoj se të lidh gjë me ta përveç mbiemrit, je shumë larg për të qënë Kokalar.
Evi mos genje me gja se e do PD- ne dhe VULEN per te mbrojtur saliun nga krimet qe ka bere si ti edhe pelinci ??? Nuk jeni te besushem ? Ashtu si saliu i dha llafin Ramiz hales , mos kini gajle se do tju mbroj une dhe ashtu beri ju krijoi kondita ne burg si pashallare duke na mashtruar ne si popull se do te luftonte komunizmin kur ai vete ishte komunist me tester ne xhep si dhe sekretar partie ? E hengrem njehere sapunin per djath , nuk e ham me per se dyti , nuk genjehet me ky popull sa do te lodheni edhe ti edhe pelinci .