Rama publikon kronikën e “Franceinfo”: Shqipëria, ylli i ri i turizmit europian

7 Gusht 2025, 11:16Politika TEMA
Rama publikon kronikën e “Franceinfo”: Shqipëria, ylli i

Prestigjiozja franceze “Franceinfo” i ka kushtuar një hapësirë të veçantë Shqipërisë, duke e përshkruar si destinacionin me rritjen dhe kërkesën më të lartë turistike në Europë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale kronikën e përgatitur nga ky stacion i njohur informativ francez, i cili e quan Shqipërinë “El Doradon e ri për pushuesit”.

Sipas “Franceinfo”, në pesë vitet e fundit, numri i turistëve në Shqipëri është rritur me 80%.

“Kjo nuk janë Karaibet apo Maldivet, por Shqipëria – një vend mes Greqisë dhe Italisë – që tani tërheq vizitorë nga e gjithë bota, me ujëra bruz dhe ishuj të virgjër,” thekson kronika.

Gjithashtu, “Franceinfo” vlerëson pasurinë kulturore të Shqipërisë, ku qytetërimet mesdhetare, nga grekët dhe romakët te bizantinët, venecianët dhe osmanët, kanë lënë gjurmë të thella.

Një tjetër atraktivitet i Shqipërisë sipas raportit janë çmimet shumë konkurruese, që e bëjnë vendin një destinacion të përballueshëm për turistët.

5 Komente

  1. A
    Afer Detit afer Mreti o Hajduda o Kriminela

    Si Shqiprija nuk ka Veni ma i mir ne Bot Por kurske Kush e drejton ka met mas doret o Hajduda o Kriminela Me Sali e Like e Ram nuk bahet ai Ven i Bukur Populli asht tu vujt prej jush o Legena o Hajduda o Kriminela ju zdini se qasht Politika Rop Qim Sala Likja Rama u ban kta Politikana ju zdini me lidh Gomarin o Ktiminela o Hajduda

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kaonia

      Ik mps na çani karin se kanë vajtur biletat për rinas sikur vete në honolulu, shiko sa i ke biletat për gjermani e londer. 1000 euro më pak për 4 persona të vish në prevezë . Të qifsha rinasin. Sikur s bëni më intervista në rinas apo çi qi tëmën se kanë leke emigrantët.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Ramazoni

        Rrushi i ke kap biletat ditën e fundit ?

        Përgjigjjuni
      2. x
        xxx

        Per cfare turizmi flisni eshte deshtim total ,bejne vetem propagande si ne kohen e enverit

        Përgjigjjuni
        1. t
          toni

          E vertete vetem propagande boshe! ! hotelet pjesa me e madhe jane bosh. Turizmi eshte ne pikiate si ne kuptim te cilesise se sherbimeve ashtu edhe persa i perket burimeve njerezore. Ndersa keta merren me reklama fake duke paguar lart e poshte neper Europe revista dhe portale per marketing.

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje