“S’do doja të isha kurrë në vendin e Berishës”, Braçe: Nuk i ‘shoh’ kundërshtarët, kam punë vetëm me qytetarët

26 Shtator 2024, 13:21Politika TEMA
“S’do doja të isha kurrë në vendin e

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe foli për “ndezjen” e motorëve të PS për zgjedhjet e 2025. 

I pyetur për vendosjen si drejtuese të fushatës në Fier të zv.kryeministres Belinda Balluku, ai u shpreh se është e rëndësi që këtë qark ta drejtojë një grua.

“Është me rëndësi që qarku I Fierit të drejtohet nga një grua”, tha ai i ftuar në “Shqipëria Live”.

Kundërshtarët ai tha se “nuk i sheh aspak”, duke shtuar se janë qytetarët ata që do të zgjedhin.

“Kam lidhje vetëm me njerëzit dhe mendoj se deputeti i tillë duhet të jetë. Duhet t’u përgjigjet njerëzve kur ata vendosin ta votojnë dhe t’i japin një kontratë pune dhe ta çojnë në Parlament”, u shpreh ai.

Për Sali Berishën dhe përballen e tij me drejtësinë ai tha se ish-kryeministri është në një situata të vështirë.

“Nuk do doja ta shihja veten në asnjë rast në pozitën e tij. Mund të ndjej edhe keqardhje. Janë 30 e kusur vite betejë e bërë, por është çështja e tij dhe nuk dua të komentoj për njerëz që janë në proces me drejtësinë”, tha Braçe.

 

 

Lini një Përgjigje