Salianji fshihet si struci pas mandatit

26 Shtator 2024, 13:10Politika TEMA
Salianji fshihet si struci pas mandatit

Ditën e sotme pritet që në Gjykatën e Apelit të jepet vendimi për Ervin Salianjin e njohur ndryshe si Babalja, sa i përket akuzave për kallëzim të rremë.

Teksa ndodhet në panik nga prangat, “Babalja” kërkon të shpëtojë me mandatin e deputetit.

“Nuk ndodh që të më vendosen prangat, pasi unë jam ende me mandat dhe nuk ka asnjë mundësi”. Kështu është shprehur Salianji në një dalje publike.

“Babalja” ka deklaruar se nuk kanë çfarë i bëjnë dhe po e dënuan pasi ka mandatin e deputetit.

Pra, Ervin Salianji, personi që pak ditë më parë publikisht bëri trimin duke deklaruar se nuk i druhet askujt sot fshihet si struci pas mandatit.

Salianji, denoncuesi dhe moralisti i madh që mori drurin kundër demokratëve në Janar të 2022, pasi mashtroi dynjanë dhe po dënohet, na tregon mandatin e deputetit.

Njeriu që do shkonte dhe në burg për të vërtetën tani që koha e lojërave i mbaroi sërish kërkon të shpëtojë duke përdorur mandatin si alibi./CNA.al

3 Komente

  1. M
    Mara emigrante ne Itali

    Me behet qejfi qe drejtesia ka mare kete vendim sepse po te jepej ndryshe nuk do te kishim drejtesi , shyqyr qe nuk do tja shohim me surratin e shpifur dhe zerin .Shpetuam nga nje mashtrues .

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sul Kodra

      Miu e haleve ,miu i gjerzeve ,Miu i qenefeve ,miu i arave , miu i shegges polikan prodhim i Ssli Vicidolit tallja qe Ssliu u ka be Shqiotare 34 vjet me Demokracine All - Maloke te Tropojes... ! Turp....

      Përgjigjjuni
      1. P
        Palavi Duma

        Ervin Salianji, fytyra më e pështirë që ka njohur ai paloparlament qysh prej krijimit.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje