“Së shpejti, ministrat ‘jo njeri’ do jenë normalitet”/ Rama: Vetëm hajdutët diskutojnë si do vjedhë Diella

20 Shtator 2025, 13:01Politika TEMA

“Së shpejti, ministrat ‘jo njeri’ do jenë

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sërish kritikave për për ministren e Inteligjencë Artificiale të prokurimeve publike, Diellën.Ai parashikoi se së shpejti, ministrat me Inteligjencë Artificiale do të jenë normalitet, ndërsa shtoi se vetëm ata që kanë vetë në mendje të vjedhin, “kanë hall’ se si do të vjedhë Diella.

“Ç’është ky mëkat, ç’është kjo çmenduri, ministër shteti jo njeri. Unë mendoj se në një kohë shumë më të shkurtër se sa mund të imagjinojmë, ministrat jo njeri nëpër qeveri do të jenë një normalitet. Do të vijë shumë shpejt, ne mund ta bëjmë dhe mund të jemi të shpejtë dhe kurajozë në proceset që lidhen me AI për t’i shërbyer më mirë publikut. Diskutojmë sot si do vjedhë Diella, sepse kur je hajdut aty të rri mendja. Një njeriu normal nuk i shkon kjo pyetje në mendje. I shkon mendja vetëm atyre që ose kanë vite, ose kanë vjedhur, ose vjedhin, ose do të vjedhin, nëse do i caktonte njeri në vend të Diellës. Ndërkohë që, ajo që Diella do të bëjë është shumë e thjeshtë. Çfarë ndodh me tenderat dhe ku hyn korrupsioni në një proces tenderimi. Në dy faza, procesi ka dobësi që i shfrytëzon korrupsioni. Faza e parë, termat e referencës, që mund të bëhen të orientuar, siç ishte një tender në 2013, kur për të bërë tunel, thuhej të ketë eksperiencë në foni. E dyta, te gjykimi mbi dokumentacioni, jo nuk është vula e freskët, jo kjo apo ajo”.

Diella e bën të pamundur trajtimin me preferencial të dikujt, theksoi kreu i qeverisë më tej.

10 Komente

  1. D
    Dielia do vjedh diten me diell

    Dielia do te vjedhe diten per diell! Do te vjedhe apo do te vidhni me duar te "pastra"!!!!!! Po ku ka KRIM perfekt o I PASHPRESE?!

    Përgjigjjuni
    1. P
      PELLAZGO ILIRO ARBEROR

      Diella do te vjedhe dhe diten e diele! Kjo eshte diferenca, se 6 dite duke vjedhur jane pak!!!!!!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkurt Shqip

        Rami gerrrko-serrrbo-vlleho-arrixhiu do me shkrretu Shqipnin me ja shit qifutave.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kuriozi

          Koqevar i Albinit je ti? Nuk lodheni me keto perralla? Ketu s ju pjerdh shume njeri

          Përgjigjjuni
        2. L
          Loni

          Po kryeminister AI kur do vendosim? O njeri...qenia njerezore nuk duhet tja dorezoje veten teknologjise....kjo eshte axhende e rrezikshme...kemi pare filma e do behen realitet shpejt.Vazhdo axhenden Sorros e Bill Gates...

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mjaft me "Dekllarata"!

            Duke qene se Edi Rama, kryeministri i Shqiperise ne mandatin e 4-et, plot 12 vite ne pushtet (2013-2025) e ndoshta 4 a me shume vite te tjera ....., shprehet "i qarte" e i sigurt se kush eshte 'Diella', se cfare gjinie/seksi eshte (se fundmi i ka fryre edhe perparesen ...), se sa femije ka/do linde dhe cilat role/funksione do te mbulojne ata/ato, cilat vende pune/"kompetenca" do te kene/mbulojne, nga kush do te krijohen/qeverisen/asistohen, cfare objektiva pune, e deri cilat rezultate do te arrijne, ===== heq cdo dyshim qe, i gjithe ky proces/procedure eshte teknikisht i kontrollueshem. ===== Eshte si te besosh qe "dhelperat/dhelperushet" e konfimuar e/o ricikluar si ministresha/ministryshet ne Qeveri, do te heqin dore vullnetarisht nga ngrenia e pulave e pulastrenave ne 'Kotecet' e Buxhetit e/o ate tjetrin te Pushtetit(?!). ===== Eshte si nje llangosje e ricikluar e 'Epopese se Ballit Kombetar' te servirur "me kujdes" nga 'One Man Show 2013-2025' e ne vijim.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kurioz

              Koqevar i Albinit je ti? Nuk lodheni me keto perralla? Ketu s ju pjerdh shume njeri

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kurioz

                Koqevar i Albinit je ti? Nuk lodheni me keto perralla? Ketu s ju pjerdh shume njeri

                Përgjigjjuni
              2. z
                z

                S3 kush eshte kryehajdut e di i madh e i vogel ne Shqiperi madje edhe jashte Shqiperise.

                Përgjigjjuni
                1. k
                  k

                  Hajdutllikun nuk jua solla unë.Atë e gjeta mes jush. Diella.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje