Seadi, kush ësht romi i parë Anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës

18 Janar 2025, 14:50Politika TEMA

Seadi, kush ësht romi i parë Anëtar i Këshillit Bashkiak

Në këshillin bashkiak të Tiranë për herë të parë  ka dhe një pjesëtar nga komuniteti rom.

Ai është Sead Kazanxhiu, i cili zëvendësoi  Besard Kadinë që u dorëhoq pas emërimit si Ambasador në  Azerbajxhan.

“Është lufta ime personale, por edhe e komunitetit rom për të qenë pjesë e vendimmarrjes. Edhe pse ne romët jetojmë prej shekujsh në territorin e Shqipërisë jemi një komunitet i integruar në shoqërinë shqiptare edhe pse shpesh kjo çështja integrimit keqkuptohet, por nuk kemi pasur asnjëherë përfshirje.”

37 vjeçari  nga fshati Baltëz i Fierit  vjen nga një familje me gjashtë anëtarë.  Nga babai të cilit në klasë të gjashtë iu desh të shkëputej nga shkolla për të  ndihmuar familjen  dëgjonte shpesh.

“Nuk dua që ju  të kaloni atë që kam kaluar unë”. 

U diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë për pikturë dhe më pas u largua  drejt Budapestit për  të  studiuar gjuhën rome. Megjithë shkollimin  e tij tregon se betejat  nuk i ka pasur të lehta.

“Shumë të vështira sepse duke qenë pjesë e komunitetit rom ti duhet të provosh veten dyfish. Unë e kam hasur dhe vetë diskriminimin institucional. Në fund të fundit ti mbetesh rom për dikë dhe pse mund të jesh super i edukuar, por unë i kam hedhur poshtë viktimizimet e kam ecur para,  kam luftuar me veten, se lufta më e madhe është të mundësh veten.”

Tentativat  si artist dhe më pas si  aktivist për tu përfshirë në vendimmarrje për  çështje që i takonin  komunitetit që përfaqëson  thotë se ishin të pamjaftueshme,   kështu vendosi të angazhohej në politikë.

“Jam angazhuar përmes PS dhe kam kandiduar si këshilltar në Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e kaluara, nuk është se jam vendosur në një listë fituese ndaj kam qëndruar në stolin rezervë për dy vite, por mendoj se është një mundësi shumë e mirë për të gjithë komunitetin rom dhe partitë politike për të përfshirë anëtar të pakicave në listat e tyre”.

Edhe pse i vetëdijshëm për pozicionin e tij në listë  nuk u tërhoq.  Në bisedë me veten  tregon se dominoi mendimi.

“Thosha nëse unë jap dorëheqjen do thuhet ne ja dhamë mundësinë romëve dhe romët nuk e duan u tërhoqën.”
Tashmë që është pjesë  e këshillit bashkiak të Tiranës Seadi thotë se në mendje përherë do të ketë porosinë e prindërve

“Për të ngritur zërin për të gjitha pakicat kombëtare në Shqipëri. Porosia më e madhe është qëndroni sa më të pastër,  qëndroni  mos të viheni me gisht nga askush tjetër”. 

4 Komente

  1. U
    Urime Saed

    Bravo Saed, urime! Mos harro perpiqu ti spjegosh komunitetit rom se Belind Kellicit te Saliut kriminel nuk duhet ti jepni asnje vote si komunitet, por ndonje pakete cigara tia coni kur se shpejti do jete ne burg.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mesuesi

      Bravo! Dëgjoni ju sivëllezërit e tij! Rrugët për të gjithë janë të hapura, varet nga ju se cilën prej tyre doni të ndiqni.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bac u Kry

        Edhe Shkelqim Hajdari, babai i Arber Hajdarit eshte rom. Pse thote ky qe sjemi te perfaqesuar?! Nese e ka per romet e Fierit, dakort. Por ne Tirane jane te perfaqesuar.

        Përgjigjjuni
        1. I
          Ilirjan

          Flitet per komunitete edhe pas shekujsh qe njerezit jetojne bashke! Ndajme te njejtat gezime e hidherime ne te njejten toke. Marim te njejtin ajer e diell, flasim te njejten gjuhe. Femijet shkojne ne te njejtat kopshte e shkolla e pra... vazhdojme te shohim te ndryshmen me mikroskop, dhe sa veshtire e paskemi te quhemi te gjithe bij te kasaj toke, te ketij vendi. Te gjithe vetem me nje emer... shqiptare.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje