Ka mbërritur në Rinas Sekretari i Shtetit për Çështjet e Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar.
Ai është pritur nga ministri i Jashtëm Igli Hasani, i cili në një postim në rrjetet sociale është shprehur: “Kënaqësi të mirëprisja në Tiranë, Sekretarin e Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar për Çështjet e Jashtme, Komonuelthin dhe Zhvillimin, Lord David Cameron”.
Sipas tij përballë kërcënimeve, ruajtja e unitetit euroatlantik është thelbësor.
“Në kuadër të kërcënimeve aktuale për sigurinë evropiane, ruajtja e unitetit euroatlantik është thelbësor, duke përfshirë forcimin e mbështetjes për Ukrainën dhe adresimin e sfidave për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Hasani.
Migracioni i paligjshëm, krimi i organizuar, siguria e Ballkanit Perëndimor dhe bashkëpunimi mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, janë temat kryesore që do të diskutohen sot gjatë vizitës së sekretarit të Jashtëm britanik, David Cameron në vendin tonë.
Ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama, me presidentin shqiptar Bajram Begaj dhe ministrin e Jashtëm Igli Hasani.
Ore ti thote njeri ketij ministrit tone ta hapi pak krahun kur takon njerezit se po ta mbaje edhe tjetri si puna e ketij i bie te takohen buze me buze.E kam vene re perhere qe keshtu e mban.
Egzaktësisht! Gjëja e parë që më ra dhe mua në sy, shtrëngimi i duarve, pak si i drojtur