Tirana pret sot sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron. Mirëseardhja e parë jepet me banderolën tek Universiteti i Politeknikut në të cilën shkruhet ‘Mirësevini Lord Cameron’. Gjithashtu bulevardi është mbushur me flamujt e Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë.
Pak para vizitës në Tiranë, në një prononcim për mediat britanik Cameron thotë se partneriteti mes dy vendeve po jep rezultat, sidomos në luftën kundër emigracionit të paligjshëm. Për vitin 2023, Cameron tha se ka rënë me 90% numri i anijeve me emigrantë Shqiptarë që tentojnë të kalojnë në Britani të Madhe.
“Partneriteti ynë me Shqipërinë po jep një rezultat si për njerëzit tanë, ashtu edhe për të luajtur një rol kyç në trajtimin e migracionit të paligjshëm. Mbërritjet e anijeve të vogla nga Shqipëria në Britaninë e Madhe ranë me mbi 90% në vitin 2023", tha Cameron.
Fillimisht Cameron do të pritet nga homologu i tij, ministri i Jashtëm, Igli Hasani. Rreth orës 12:00 është parashikuar një takim 'kokë më kokë' me kryeministrin Edi Rama, që do të pasohet me një konferencë për mediat. Në orën 14.30 Sekretari i Jashtëm britanik do të pritet nga Presidenti Bajram Begaj. Po ashtu Cameron do zhvillojë vizitë në një stacion policore, ndërsa do të njoftojë edhe hapjen e një qendre kulturore.
Mediat britanike bëjnë me dije se në fokus të diskutimeve do jetë lufta kundër emigracionit të paligjshëm, ndërsa Cameron pritet të shpallë edhe një plan mes dy qeverive për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Ky plan parashikon një program të përbashkët për të trajnuar gjyqtarët shqiptarë për luftuar pastrimin e parave, korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Sekretari i Jashtëm do të nënvizojë “rolin kyç” të partneritetit mes Mbretërisë së Bashkuar me Shqipërinë në trajtimin e emigracionit të paligjshëm. Cameron do të njoftojë gjithashtu nisma për të ndihmuar Shqipërinë të godasë bandat që kontrabandojnë njerëz nëpër kanalin e La Mansh dhe nxisin krimin e drogën në Britaninë e Madhe.
Ne republiken e bananes nje minister i jashtem i nje shteti pritet me fotografi gjigande ne mes te Tiranes. Epo kane te drejte ti cojne ne Ruanda te gjithe. se atje e keni vendin.