Stefania Craxi dhe Argita Berisha; dy modele të kundërta të baballarëve nën hetim

21 Maj 2024, 19:10Politika TEMA
Stefania Craxi dhe Argita Berisha; dy modele të kundërta të

Nga Ylli Pata

Argita Berisha deklaroi mbrëmë se është gati të marrë poste të rëndësishme në opozitën shqiptare. Një deklaratë e pritshme pas angazhimit të saj në tribunat e foltores në emër të të atit.

Argita, megjithatë nuk pritej sot që t’i hynte politikës së madhe, pasi në realitet ajo i ka hyrë prej shumë vitesh. Praktikisht prej viteve 2003-2004, kur ajo u bë lobimi më i fuqishëm në PD, e sidomos kur erdhi në pushtet në vitin 2005. Mjaft figura të rëndësishme të dorës së parë, por sidomos të dorës së dytë, por më të rëndësishëm se ministrat ishin lobim i saj.

Në vitin 2006 u fol shumë për hyrjen e saj në kupolën e PD-së, duke parë forcën e saj reale në pushtet. Por interesimit të gazetarëve ajo ju përgjigj negativisht. Një përgjigje të njëjtë e ka dhënë edhe Sali Berisha, i cili theksoi në vija të trasha se fëmijët e mi nuk do të hyjnë në politikë sepse kanë profesionet e tyre.

Në fakt, si Argita, ashtu edhe djali i Sali Berishës, Shkëlzeni, nuk kanë qenë aspak dorëjashtë nga zhvillimet politike në partinë e babait. Ata kanë pasur, vazhdimisht lobet e tyre të operimit dhe vendimarrjes. Madje më larg se politika aktive, media, biznesi, e mbi të gjitha drejtësia shqiptare. Ku sipas edhe SHBA e Britanisë së Madhe, ka pasur një influencë të rëndësishme në emërimet e drejtësisë shqiptare para reformës.

Po nejse, ky është një muhabet tjetër. Politikisht, Argita po kërkon të integrohet për të marrë dhe mbrojtur trashëgimin e babait në Partinë Demokratike. Madje, nëse gjykata ja jep vulën rithemelimit apo foltores, Argita merr frenat e opozitës legale në dorë.

Ky është një model tipik oriental, qartazi gjysëm monarkist ku pushteti kalon nga babai te biri apo vajza.

Por për të dhënë një ilustrim perëndimor në këtë rast, ja vlen që të sjellim përvojën jetësore të vajzës së njërit prej legjendave të Italisë, të ndjerit Bettino Craxi, ish-kryeministër, lideri i Partisë Socialiste Italiane, i cili në fund të karrierës përfundoi nën hetime për korrupsion.

Modeli që ne flasim është as më pak dhe as më shumë por Senatore e Republikës Italiane. Quhet Stefania Craxi. E moshës 64 vjeç, që karrierën politike e nisi pas tragjedisë së babait të saj që ajo jo vetëm e donte shumë, por i ka shërbyer deri në ditën e fundit me një përkushtim spartan. Por përveç politikës, Stefiania është edhe një personazh i rëndësishëm i jetës së biznesit mediatik jo vetëm në Itali, por edhe në Europë.

Për ilustrim, Stefania është edhe një nga themelueset e gjigandit Endemol, që sot kontrollon tregun më të madh të reality show-ve që nga Big Brother e me radhë. Stefania, nuk ka shkollë të lartë, edhe pse në shkollën e mesme të gjuhëve të huaja në Milano ka qenë e shkëlqyer.

Pas shkollës së mesme i hyn me pasion një aktiviteti mediatic në televizionet private të Berlusconit, mikut të babait të vet, ku ngre rrënjët e reality, si një format që sot sjell miliarda. Jemi në vitin 1985, kur Stefania është 25 vjeçe dhe Italia po përjeton boom-in e dytë të kohës crax-iane.

Edhe pse vajza e njeriut më të fuqishëm të vendit, i cili hyri në përplasje gati të armatosur me aleatin më të ngushtë të Italisë-SHBA në incidentin e Signorella, Stefania mbeti ajo vajzë e zgjuar por e lidhur shumë me babain.

Shtatë vjet më vonë, Bettino Craxi ishte nën hetim për korrupsion nga grupi i prokurorëve të Milanos “Mani Pulito” që shkatërroi të gjithë Republikën e Dytë të Italisë.

Craxi, doli në proces, përballë Antionio Di Pietros. Pra shkoi në gjyq, nuk e refuzoi atë. Dhe në proces dha një deklaratë apo një pyetje përgjigje me Di Pietron që edhe sot ka mbetur në analet e historisë së Italisë.

Pas atij procesi, Craxi, nuk pranoi të shkoi në burg, si shumë kolegë të tij. Me ndihmën dhe sugjerimin e mikut të tij, ish-presidentit të Tunizisë,  Zine El Abidine Ben Ali, ai u zhvendos në qytetin piktoresk të Hamammet-it. Thuhet, se edhe Ghadafi i ofroi azil Craxit, por nuk e pranoi.

Në Hammamet, Craxit ju dha një vilë e madhe, si dhe një grup policësh të Gardës kombëtare që e ruanin. Por kujdesin për babain e ka mbajtur Stefania. Bettino Graxi ishte sëmurë me diabet të shkallës së lartë, e për më shumë nuk mbante fare perizë. Hante makarona e ëmbëlsira arabe fshehurazi pa fund.

Stefania i shërbeu si sekretare në kuptimin e plotë të fjalës, edhe me dëshirën e të atit. i cili i dha të bijës një know how të nivelit të lartë që përbënte një universitet. Megjithatë drama e Craxit ishte e rëndë, ai vdiq nga diabeti në vitin 2000, si pasojë e mos pranimit që të kurohet në Itali. E Tunizia kishte një nivel shëndetësor si Shqipëria e atyre viteve.

Regjisori i madh Gianni Amellio, i cili ka bërë L’America për Shqipërinë, ka bërë edhe filmin e madh Hammamet kushtuar Bettino Craxit. Me një Pierfrancesco Favino të nivelit të lartë, filmi më shumë se autor, është një dokumentar artistik.

Craxi, si përfundim nuk shkoi në Itali thjesht se nuk donte të bënte burg atje, pasi u dënua, por ishte i pari që u paraqit në prokurori dhe në gjykatë.

Vdekja e babait, sidomos në rrethana tragjike la një traumë te Stefania, e cila gjithë jetën më pas ja kushtoi për të pastruar emrin e të atit. Që e konsideronin “Hajduti më i madh i politikës”. Themeloi Fondacionin Craxi, hyri në politikë dhe vijoi projektin e saj të Endemol me bashkëshortin e dytë, që mori përsipër edhe investimin.

Sot, 24 vjet pas vdekjes së babait të saj, Stefania është një politikane e rëndësishme, edhe pse jo si i ati. Në një farë mënyrë u mundua ta bëjë krenar, duke mbrojtur të mirat sipas saj të Bettino Craxit. Ka mjaft që e kundërshtojnë, kritikojnë, por gjithsesi ajo sot është bërë një politikane më jetëgjatë se legjenda e babait të saj.

14 Komente

  1. T
    Tallavaja

    Cfare eshte ky artikull? Je ne metro. Po a krahasohet Stefania Craxi me Argiten. Jane si te krahasosh inteligjencen e njeriut te Neandertalit me njeriun e sotem. Sa per Craxin, amerikanet i dinin shume gjera, por Craxi ne politiken e jashtme italiane ishte gjigand, ai miratoi marrjen e gazit nga Algjeria, vendosi maredheniet me Tunizine e Libine. Biles, dokumentet e Cias thonin: ne i dinim te gjitha, por ishte politikani me proamerikan ne Europe dhe me kopetent, sdomos ne fushen e pavaresise energjetike. Koha e vertetoi kete. Prandaj mos be krahasime te tilla, me nje familje, qe do ja leroje nenen Amerikes. (shqip do i haje mutin).

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vishja kot

      Kriza e Sigonelles, jo Signorella

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bedriu

        Cfare lesh shkrimi. Ajo eshte denuar disa here. Nel 1994 l'allora candidato sindaco di Roma Francesco Rutelli ha querelato Stefania Craxi per ingiurie e diffamazione, a seguito di pesanti appellativi a lui rivolti dalla stessa in un ristorante. In seguito al processo penale Stefania Craxi è stata condannata ad un risarcimento. Nel 2008, durante un'intervista ad un quotidiano, ha ripetuto i termini offensivi rivolti a Rutelli, il quale ha presentato una nuova querela chiedendo 100.000 euro di danni.[13][14] Nel 2015 è stata condannata dalla Corte di Cassazione al pagamento di 676.000 euro di imposte erariali riferite alla sentenza penale di condanna di Bettino Craxi a seguito del processo per corruzione e finanziamento illecito per le tangenti della Metropolitana Milanese.[15] Nel 2021 è stata condannata dalla Corte di Cassazione, insieme al fratello e alla madre, al pagamento di 10 miliardi di lire di tasse evase, oltre a 20.000 euro di spese legali, relativamente ad un conto in Svizzera detenuto dal padre. Secondo quanto appurato dai magistrati il conto era "materialmente riconducibile al Craxi e non al partito".[16]

        Përgjigjjuni
        1. R
          Real

          Po hajni eshte hajn more trushpelare. Betini Craxi ishte nje hajn qe nuk pati guximin qe te perballej me drejtesine dhe hetimin ne Itali dhe u arratis jashte vendit . Dhe ju po tentoni ta beni hero dhe pse? Se ai eshte hajdut socialist. Po doni te pregatisni terrenin per krye hajnin e ripjelljes.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sufllaqe falas

            Craxi hajdut si Berisha, Nano, Rama, Meta, Veliaj etj me rradhë Dhe Endemol ishte kompani e themeluar në Hollandë mer hajdar dhe Stefanine e bëri i madhi Silvio Berlusconi deputete dhe senatore të Italisë së vetë ajo nuk do merrte as votat për këshillin bashkiak

            Përgjigjjuni
            1. Analist

              Turp si te thote goja se argita behet e forte po i dha vulen gjykata sales.Pse mo gazetar kaq budallenj i di prokuriret dhe gjyqtaret ne shqiperi akoma ti.Te paska mbetur ora prapa vula e ka vendin dhe sala ka perfundu .

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dardani i Ri

                Një karhasim tepër vulgar, pa asnjë kuptim dhe vlerë. Si mund të krahasohet një shpellar nga Viçidoli dhe, vajza e tij infantile, me Betino Craxin dhe vajzën e tij, me tradita të lashta kulturore. Më mirë fshije këtë shkrim, është një minus i madh për ju si gazetar.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Musai

                  Me gjithë respektin për shkrimet Tuaja ,edhe natyrisht autorësia të jep të drejtën tënde te natyrëshme të vleresimit. ,krahasimi është një zbritje kolosale duke u qorollisur si një mushkë e vjetër që nuk e mbajnë më këmbet.nga pleqëria edhe në ngjitje e ca më keq në zbritje. Ku Craxi e ku Birisha ,Craxi një politikan me nivel dhe pesha kolosale politikani në mjë nivel botëror Saliu një shpellar ,kur shkon edhe tek nusja e Malltezet e shkel byrekun fare ,tastierën e kompiuterit është mirë që për çështje të tilla të mos kapësh me dore ,po mund të fillosh të mbulosh me shkrime blektorinë ose OJQ-të deri sa të kthehesh nga Qabea.

                  Përgjigjjuni
                  1. Z
                    Zagali

                    Te kahasosh Ergjten me Stefanj Krax-n,eshte njesoj sjkur te krahasosh nje luanesh me nje kelysh bushtre. Ergjta e Saljut eshte sj kukumjaçke.

                    Përgjigjjuni
                    1. 7
                      76

                      Nuk kam asnjë simpati për politikën italiane, biles as për drejtësinë italiane. Ju ngjan italianëve. Por më duket absurd dhe aspak i zgjuar ky lloj krahasimi i sforcuar. Craxi ishte një politikan italian i kohës që jetonte. I aftë. Me një dialektikë politike të rafinuar. Një njeri i kulturuar, por pjesë e pandarë e kulturës së korrupsionit italia. Por as fëmijët e tij dhe as të Andreottit nuk ju lejua kurrë ti afroheshin privilegjeve të pushtetit të baballarëve të tyre. Kurrë! Ndërsa Sali Berisha dhe familja e tij janë tmerrësisht diçka tjetër, e pa krahasueshme edhe me më horrorin e qeverive tribale afrikane. Biles edhe Haxhi Qamili duket iluminist- humanist përballë Sali Berishës dhe berishizmit.

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Agimli

                        Nuk behen keto krahasime.....as afrojne fare. Shkrim pa lidhje fare.

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Luli

                          Ore Ylli Rosa po krahasim eshte ky ? Nuk thone kote u ulen malet edhe u ngriten halet. Yllke te keqen nena e di ti qe fshatari Sali zbriti nga malet se flinte me dhite dhe beri ca shkolle dhe si i pagdhendur shkaterroj nje shtet te tere. Po pjella e saliut si vici Zeni edhe kjo kukumjacka me pamje burri kane titullin e lart te HAJDUTIT. Keni sy ne balle te shikoni sarajet se te vish nga dhite e te behesh Zabit. Keta ndyresira duhet ti behet nje gjyq publik per te gjitha ndyresite e pas tyre te vazhdohet me te tjere se eshte radha e gjate

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Pidh te Semes,::))

                            Si ka mundesi qe ti Rosa Star ( Pata Illi) merresh me keto ceshtje . Kaq kryeloqe je qe komunikon me kryebolet e Shqypnise mor trushplare. Berlusconi doli nga Craxi dhe luftoi Krijuesin. Papandreu doli andej nga doli dhe ne fund 500 milion euro ne llogarine e plakes se vet. Madje ndikoi edhe ketu ne truallin tone me Internacionalen jokomuniste ::)) Keta tanet jane gjysem hajdut grek dhe gjysem Italian. Ose me mire grabites. Dmth kombinim i te dy modeleve: edhe plackisin edhe qeverisin. Kjo quhet teori rreshkitje....ose pasimi... Mgjate, infon e ke kaluese o bole, por mos na perligj bythqirlleqe te tilla . Maskara.

                            Përgjigjjuni
                            1. Z
                              Zoti ju falte !

                              Pata ! me mire behu Rosak !

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje