SHBA pret që PD të shkëputet nga e kaluara dhe nga Sali Berisha.
Ky është mesazhi që u shpreh qartë edhe dje nga Gabriel Escobar, në ditët e fundit të punës së tij si zëvendës ndihmës sekretar.
Por për kë është mesazhi?
“Deklarata e Escobar është në vazhdën e qëndrime të SHBA, në raport qoftë me non gratën qoftë me njerëzit e implikuar në korrupsionin në Shqipëri dhe në raport me qëndrimet e tyre, se si ata e duan që ta shohin opozitën. Ndoshta këto deklarata bëhen për ata që kanë nevojë për qëndrime të tilla dhe ata që i harrojnë qëndrimet e tilla dhe ata që abuzojnë me qëndrimet që mbajnë vet, duke pretenduar se duke vajtuar në krah të Berishën dhe duke u bërë masha e tij do të munden që të ja hedhin SHBA-ve”, tha analisi Namir Lapardhaja për Report TV.
Ai komenton dhe bërjen publike të dosjes mbi bazën e të cilës Mbretëria e Bashkuar shpalli ‘non grata’ Sali Berishën, ku evidentohet korrupsioni me Fazlliç dhe lidhjet e ish- kryeministrit me bosin hasian të krimit në Londër.
Për Lapardhanë, kjo është kambanë alarmi për ata që kanë vesh.
“Ndërkombëtarët janë të qartë dhe Britania e Madhe, kjo zbardhja që doli ka dal edhe më parë kjo lidhje e tij me Fazllic dhe me element nga bota e krimit që kanë kryer krime në shtetin britanik, nuk ka asnjë gjë të re, këto janë kambana alarmi për ata që kanë vesh. Kjo është kambanë alarmi për qytetarët, demokratët që u thuhet nëse doni të bëheni një partner strategjik kjo është rruga e duhur, nëse nuk doni rikthehemi tek deklarata e SHBA që thanë dikur që ‘do hani bar’. Gjatë kësaj kohe e gjithë opozita nuk është shkëputur dot nga e kaluara e saj”, tha ai.
Duke u ndalur tek protestat e Rithemelimit organizuar para bashkisë, Lapardhaja u shpreh se kjo nuk është protesta e parë e Rithemelimit dhe protesta të tilla nga këta të fundit, bëhen vetëm për hallet e tyre.
“Nuk mund të bëhen 8 protesta dhe të 8 ato të dështojnë, pasi kjo do të thotë se ky grupim që organizoi protestën ka një problem. Afera korruptive për të cilën akuzohet Erion Veliaj dhe drejtues të tjerë të bashkisë nuk zgjidhen me protesta të tilla, por e vetmja mënyrë për të pasur një zgjidhje është mbështetje ndaj SPAK që ta çoj deri në fund hetimin, të pa frikësuar nga politika dhe të pashantazhuar. Këta që mundohen që të krijojnë këtë lloj kaosi, nuk e bëjnë për të protestuar ndaj korrupsionit të Veliajt, por për të fshehur hallet e tyre, pra në vetvete protesta duhet që të ishte një mjet i duhur politik tek duart e njerëzve të duhur. Në këtë rast protesta ka rënë në duart e njerëzve të gabuar”, tha ai.
Proteste para bashkise kunder SPAK e organizuar nga 20 pjesmares me moton ( Lironi babin e Zenit ) c'lidhje ka bashkia me SPAK haaa jane arrestuar disa employée po pune e madhe ( 5 vjedhes me pak ) per momentin kemi présumé de l'innocence deri diten e shpalljes fajtore . Me sa kuptoje qellimi eshte promovimi i vajzes se non grates , non grata Argida Berrisha . Berrisha eshte i shpallur non grata si familje kriminelesh dhe une duke njohur proçesin i besoje verberisht si SHBA dhe Anglin qe ky persone dhe familja e tij jane njerez te krimit . - - Kam bindje , personi qe e ka groposur ka qene bashkpuntor i service secret anglez , dhe ky eshte Damir Fazlliç te gjitha provat jane 100 % te sakta . Loja qe bene non grata duke deklaruar , me jepni fakte haaaaa se ha as anglia e as amerika pasi personat jane agjente te sherbimeve te tyre .
Jo kamban alarmi ,,,po alarm nga minareja,,,
O namir bytha pse nuk del ti dhe lulqimi te protestoni kunder Erion Velise? Po ju as nuk protestoni e as nuk denonconi thjesht takoheni me Taulant Ballen tek moteli Desades
Oooooo Drini zi nuk protestojne partit politike por sindikatat eshte turpe qe 20 debile protestojne lironi babin e Argides . Deri diten e shpalljes fajtori te gjithe prezumohen te pafajshem si non grata dhe gjithe te tjeret o bole fishkur , diten qe drejtesia jep verdiktin si fajtore ti une dhe te tjeret ke te drejte morale te thoshe hajdut