Shemsi Prençi: Si i la Berisha 220 mijë vota jashtë koalicionit opozitar

22 Maj 2025, 21:30Politika TEMA
Shemsi Prençi: Si i la Berisha 220 mijë vota jashtë koalicionit

Ish-kandidati i partisë ‘Koalicioni Euroatlantik’, Shemsi Prençi, është shprehur se kryedemokrati Sali Berisha nuk bëri përpjekjet e duhura për të futur në të njëjtin koalicion partitë e tjera të opozitës, që sipas tij, morën 220 mijë vota.

Komentet Prençi i bëri në ‘Ditari i Pasdites’ me gazetaren Bruna Çifligu në A2 CNN, ku tha se Berisha harxhoi më shumë energji për të futur brenda koalicionit ‘Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ parti që nuk kishin vota, sesa subjektet politike që kishin më shumë mbështetje qytetare.

Ai tha gjithashtu se nëse të gjitha partitë opozitare do të bashkoheshin në një front të vetëm, do të krijohej një frymë e cila sipas Prençit, do të sillte të paktën 100 mijë vota shtesë për opozitën dhe do të parandalonte fenomenet e tjetërsimit të votës.

“Lidershipi i opozitës më shumë energji harxhoi për të marrë në koalicion parti inekzistente që nuk kanë marrë asnjë votë, që s’kanë patur as kandidatë brenda koalicionit. Partitë që kanë patur kandidatë, si Partia e Lirisë, Partia e Re Demokratike e drejtuar nga Sali Shehu, ka marrë 1400 vota.

Pra të konsumosh energji për të marrë një parti me 1400 vota dhe të mos konsumosh energji për të futur brenda koalicionit 220 mijë vota, që janë gjithsej 7 parti politike të opozitës, kjo nuk është largpamësi e një lideri që synon rotacionin politik. Do ishte krijuar edhe fryma, do të ishin edhe mbi 750 mijë vota. Berisha ka deklaruar në media që Lapaj, Agron Shehaj, Lulzim Basha, janë paterica të Partisë Socialiste.

Nëse do vijojmë t’i bëjmë qejfin Sali Berishës, ne e kemi groposur demokracinë. Nëse do vijojmë të jemi kriticienë racionalë për fenomenet që kanë ndodhur në zgjedhje, ne i bëjmë mirë PD-së, demokracisë, por edhe vetë Berishës. Fryma e një opozite të bashkuar lëviz të paktën 100 mijë vota në Shqipëri. Pastaj kjo frymë parandalon edhe fenomenet e tjetërsimit të votës”, tha Prençi

9 Komente

  1. S
    Student

    Sa leke merrni o qyqar per te llapur c do dite. Keqardhje e madhe per ju. Fatkeqesi per kete vend . Turp per medjat e pa denja per te sjell nje drite ne kete kohe . Sa turp , por ate e heme me buke.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Totila

      Shemzi Premci burre maskara pis hajvan byth lepires

      Përgjigjjuni
      1. d
        dani

        Po ju sikur nuk benit koalicion me non gratat prandaj quheni koalicioni euroatlantik dhe moret per deputet nocin

        Përgjigjjuni
        1. r
          robi

          Ky Shemsua qe hiqet si burre i ndershem kur ishte me LSI ne Durres shperndante leke ne Ferme te Sukthit nga 50 mije per fakiret qe ishin te lekundur per voten ne zgjedhjet e 2017 dhe kete e di gjithe Ferma e Sukthit dhe tani na ben te ndershmin. Ik o Shemso se te njohin mire banoret e Fermes Sukthit se sa i ndershem je. Ku e ke sot Lesheline , ka vdekur.

          Përgjigjjuni
          1. f
            feliks

            ngeli prape me luge ne brez ky bythelepiresi i saliut

            Përgjigjjuni
            1. L
              Liqeni

              Per gjynaf i shkreti!

              Përgjigjjuni
              1. D
                DYBEL SPAJUNI

                Pse i Rames, Metes dhe i Luljes nuk eshte ky mashtrues intrigrant (bir minatori), qe e çoj S'haleja dhe u fut ne "zgafella" (galeri) ku ishin ngujuar minatoret dhe pa pik turpi... i mashtroi qe edhe une jam bir minatori, ju mbeshtes... dhe perfundimi dihet... bythlepirja vazhdoj me tej edhe me Meten, gjithashtu edhe me Ramen qe i besoj kerij sharlatani dhe e emroi Drejtor te Pergjithshem te Emergjencave... por i pabesi gjithmone te kafshon pas shpine dhe doli ne origjine bashke me AhMUT Premçi.

                Përgjigjjuni
              2. M
                Matjani

                Gjynah i madh qe ngeli jashte politikes nje polic i devotshem si ky Shemsiu qe nuk ka lene parti pa trokitur , per tu bere nje cike deputet.

                Përgjigjjuni
                1. k
                  kriminel i saleh SADAM KERM shpellarit

                  KY JASHTESHQITJE KRIMINESH DUHET HETUAR NGA SPAK URGJENTISHT

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje