Në një njoftim të SPAK thuhet se: “Me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme të datës 20.05.2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin Nr. 342, Akti datë 22.05.2025, ka vendosur:
Pasuria nr. dhe shtesë me numër pasurie, regjistruar në ASHK në emër të subjektit tregtar ‘A.K.’ shpk;
Nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se shtetasit nën hetim E.V. dhe A.X. kanë interesa pasurore faktike mbi dy pasuri (njëra prej të cilave shtesë pasurie), të cilat janë fqinje me apartamentin që ndodhet në Selitë, ku aktualisht këta shtetas jetojnë.
Si ta kuptojmë këtë njoftim?
Ky njoftim nënkupton që apartamenti që është mbi apartamentin ku banon çifti Veliaj, në të cilin më parë ka banuar aktori Gazmend Paja, është nën hetim pasi dyshohet se mbi atë apartament shtetasit nën hetim E.V. dhe A.X. kanë interesa pasurore faktike.
Për ta bërë edhe më të qartë, nuk është sekuestruar ndonjë apartament i Erion Veliajt apo Ajola Xoxës, por një apartament fqinj me ta (kati sipër tyre), që është pronë e kompanisë Agikons shpk, pronare dhe zhvilluese e Kodrës së Diellit. Nuk ka ndonjë transaksion nga kjo kompani ndaj çiftit Veliaj, por ka dyshime të forta se, pas largimit nga ajo banesë e qiramarrësit Gazmend Paja, Veliaj i kishte vënë syrin asaj prone dhe SPAK po i vendos sekuestro parandaluese për të ndaluar këtë akt të rëndë.
Pra, prokurori Olsi Dado ka "parandaluar" qëllimet e mundshme të çiftit Veliaj, të cilat "po hetohen intensivisht", se ata mund të kishin interesa pasurore tek banesa dhe shtesa e saj, e cila ka qenë dhe është pronë e kompanisë ndërtuese të Kodrës së Diellit, Agikons shpk.
Apartamenti faktik i çiftit Veliaj ku jetojnë, nuk është nën sekuestro. Në këtë rast, prokurori mund të ketë thyer ndonjë rekord historik në drejtësi, pasi ka vendosur sekuestro ndaj fqinjit të një personi nën hetim, nën dyshimet se personi nën hetim mund ta marrë pasurinë pasi ka interesa të dyshimta rreth saj.
AGJENTI GREQIS °-° VLEN SA BOLJA E DJATHT E VELIAJT
Ashensori privat eshte fakt.
I LUMTE SKAPIT ! Keshtu na ka mesuar dhe na meson partia jone, me ne krye udheheqesin e dashur dhe te shtrenjte,luftetarin e pahepur ne luften pro korupsionit dhe krimimit,kriminelin me fame boterore ,doktor SALEH BERISHA,qe iu krimte shpirti akoma pa i dale. NA RROFSH TRAPIN O OLS.
Per Veliaj bejne sekùestrime ne baze dyshimesh, kurse per kufomen e veremosur qe hapur po nxjerr jashte vendit miljona dollars, asgje. Drejtesi shpellare e jo shaka.
I zoti i apartamentit, pra ai apo kompania qe e ka me letra ti drejetohet gjykates duke akuzuar prokurorine dmth SPAK, si dhe duke i kerkuar shumen financiare per qerane e munguar per sa kohe so te jete ne sekuestro. Ja kaq e thjeshte eshte.
Qija rropt, ku e kane bere shkollen ky kokpidhi ne cfare neni eshte kjo qe po e sekuestrojme se mund ta blej, vetem ols dado kari me duman bythpambukun e dine
Vetem fytyra tregon nje Vampir si Bisha.