Disfata elektorale - Flutura Açka: Berisha duhej të jepte dorëheqjen! Nëse s’ka reflektim, PD do kthehet në parti familjare

22 Maj 2025, 14:55Politika TEMA
Disfata elektorale - Flutura Açka: Berisha duhej të jepte

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, ka komentuar zhvillimet pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, duke ngritur akuza dhe autokritikë ndaj sjelljes së opozitës gjatë fushatës dhe në raport me institucionet e drejtësisë.

“Në fakt nuk ka një reflektim nga opozita në raport me SPAK. Edhe kjo më shqetëson. Kur e sheh që pëlqyeshmëria e shqiptarëve ndaj SPAK shkon në 75 përqind dhe në retorikën opozitare ne e sulmojmë, nuk ishte mendoj e duhura”, u shpreh Açka në Report Tv.

Sipas saj, sulmet e vazhdueshme nga ish-kryeministri Berisha ndaj SPAK ndikuan negativisht në perceptimin e publikut për opozitën.

“Unë mendoj që një nga arsyet ishte dhe sulmi që Berisha i bënte SPAK, por që mos të lexosh mirë vullnetin e shqiptarëve në momentin që kërkon votat e tyre, mendoj që ka qenë e gabuar.”-tha Açka.

Açka kritikoi përqendrimin e fushatës elektorale vetëm tek figura e Berishës, duke lënë në hije ekipin dhe alternativën politike të PD-së.

“Një tjetër problem i zgjedhjeve ishte përqendrimi i zgjedhjeve tek zoti Berisha. Do duket që ajo gjëja personale e tij, që nga shtatori i 2021 e sot. Iu mbart edhe partisë edhe fushata u përqendrua për të mbajtur figurën e tij në qendër, duke harruar që ne erdhëm në zgjedhje me një ekip.”-tha Açka.

Duke analizuar rezultatet e votimit, Açka u shpreh se opozita ka humbur mbi 140 mijë vota dhe kjo, sipas saj, është rezultat i vendimeve të gabuara dhe përpjekjes për të siguruar pozicione personale.

“Ne na kanë munguar mbi 140 mijë vota në 11 Maj. Këta që nxituan për të marrë listën e sigurt për të mbrojtur veten e tyre, të gjithë këta bishta që ne na mbetën rrugës i mori Rama. Projekti ka qenë që të mbahet lista personale që është një nga shkeljet.”-tha Açka.

Ajo ngriti shqetësime edhe për mënyrën se si janë përzgjedhur kandidatët për deputetë, duke theksuar se disa kanë shkuar në Kuvend pa vota.

“Diçka nuk shkon, ka deputetë që shkojnë në parlament pa vota. Mbyllën veten e tyre dhe lanë në listë vota të pakonfiguruara",-vijoi Açka.

Në fund, Açka tha se opozita duhet të reflektojë thellë për braktisjen e votuesve, përfshirë diasporën që, sipas saj, ka votuar për Edi Ramën.

“Kemi një lloj qëndrimi mbi këtë që po ndodh. Përse ne po na braktisin edhe si është e mundur që diaspora votoi Edi Ramën. Faji që na takon duhet ta marrim.

Sigurisht që ka faj dhe Berisha se me atë që mëtoi nga shtatori e këtej nuk po mban një qëndrim koherent.Humbja e thellë, Berisha duhej të jepte dorëheqjen, ka gjasë në një parti familjare”,-tha Açka.

11 Komente

  1. F
    Flutura, kjo besnike e PD-se komuniste

    Aty tek PD qendro Flutura, pas Saliut mos u nda. Eshte partia jote, mos e tradheto.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vatra

      Jo te jepte, por te JAPE DOREHEQJE! Apo ashtu ta do puna, te rrish si hiene per te kapur ndonje post ne post Berishe?!

      Përgjigjjuni
      1. r
        robi

        Po te rrije vampiri ne foltore akoma fitorja e Edi Rames ne lokalet 2027, dhe ne 2029 , 2033, 2037 eshte e padiskutueshme .

        Përgjigjjuni
      2. S
        Spiro

        PD ka vite we është kthyer ne parti familjare. Vetem se ty shoqja Flutura te vinte mire kur te fuste Familja ne listë.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Elbasanlliu që s'ta ..u

          Ka që në 2011 qe PD po shndërrohet thellesisht në parti familjare. Dhe oer kete e jabe ndihmuar kjo "Flutra nga mendja" dhe ca si kjo qe kabe qene te zgjedhur ler listat e humbjes nga berisha dhe fëmijët. Kjo flet per kontribute por kjo e para njifte di kontribute vetem ata qe parapëlqente Berisha. Kjo e persekutumja me dosje

          Përgjigjjuni
          1. O
            Oficeri dulles

            Sa te peshtire jane keta te PD

            Përgjigjjuni
            1. D
              Demokrati i tradhetuar

              Saliu qe ne themelimin e Partise Demokràtike mori kontrollin e saje dhe i vuri detyre vetes dhe e realizoi 100 % ne Partia e Familjes se vet. Ndaj pas rikthimit me 1997 ajo nga analistet e ftohte u quajte Partia Demokratike e Saliut shkurt = P D S (Partia Demokratike e Saliut PDS Keshtu zonja Acka kete prone Saliu e ka marre shpejt...

              Përgjigjjuni
              1. D
                Demokrati i tradhetuar

                Saliu qe ne themelimin e Partise Demokràtike mori kontrollin e saje dhe i vuri detyre vetes dhe e realizoi 100 % ne Partia e Familjes se vet. Ndaj pas rikthimit me 1997 ajo nga analistet e ftohte u quajte Partia Demokratike e Saliut shkurt = P D S (Partia Demokratike e Saliut PDS Keshtu zonja Acka kete prone Saliu e ka marre shpejt...

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Demokrati i tradhetuar

                  Saliu qe ne themelimin e Partise Demokràtike mori kontrollin e saje dhe i vuri detyre vetes dhe e realizoi 100 % ne Partia e Familjes se vet. Ndaj pas rikthimit me 1997 ajo nga analistet e ftohte u quajte Partia Demokratike e Saliut shkurt = P D S (Partia Demokratike e Saliut PDS Keshtu zonja Acka kete prone Saliu e ka marre shpejt...

                  Përgjigjjuni
                  1. v
                    visi

                    Akoma nuk e keni kuptuar që është kthyer në parti familjare....

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Dursakja

                      Flutura Açka, Partia demokratike është një parti familjare, e një familje antishqiptare, grabitqare e vlerave materiale dhe shpërdoruese e vlerave shpirtërore të popullit shqiptar. Kjo është një një e vërtetë absolute dhe janë të marrë ata që besojnë të kundërtën.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje