Kreshnik Çollaku, kandidat i Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 11 Majit, i ftuar në Report Tv për të komentuar zhvillimet e fundit pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Çollaku ka thënë se i bashkohet pjesërisht qëndrimit të Berishës në lidhje me farsë, por nuk kursen as kritikat për kreun e PD-së.
“Unë i bashkohem qëndrimit të zotit Berisha që ato ishin një farsë, një farsë e përsëritur, mjerisht dhe tragjikisht një farsë e përsëritur për herë të katërt në Shqipëri. Qartësisht mazhoranca e Edi Ramës ka krijuar një industri, perfekte, thuajse perfekte të devijimit popullor,” u shpreh Çollaku.
Çollaku theksoi se opozita duhet të përqendrohet në dy beteja paralele, procesin e Berishës për evidentimin e fakteve, dhe një analizë kritike të brendshme.
“Opozita duhet të bëjë dy beteja, e para për këtë që ka nisur. Edhe unë e mbështes këtë proces të zotit Berisha, të evidentimit të fakteve, jo me retorikë politike, jo me dëshira. Po duhen prova dhe fakte dhe administrim i fakteve, por dhe denoncimi publik apo te ato që kanë mandat ndërkombëtar. E dyta duhet një analizë kritike e brendshme, ku humbëm dhe ku difektuam që të dështojmë për herë të katërt manipulimin e Edi Ramës.”-tha Çollaku.
Ai kritikoi vendimin e opozitës për të votuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
“Unë e kam paralajmëruar, me miratimin e këtij kodi elektoral, opozita lëshonte të paktën 12 mandate, për shkak të gjendjes politike të saj dhe për shkak të Kodit. Për mendimin tim, gabimi fatal i opozitës është që votoi ndryshimet në Kod.”- vijoi Çollaku.
Sipas tij, kandidatët e PD-së nuk punuan në grup dhe askush nuk mori përgjegjësi.
“Asnjë kandidat i opozitës nuk punoi në grup. Asnjë kandidat i PD-së nuk punonte dot në grup. Patjetër duhet të mbajnë përgjegjësi, të gjithë drejtuesit e PD-së, sepse nuk e njohën farsën dhe realitetin. Madje as që e denoncuan ata. Dilnin në mëngjes thoshin që opozita fitoi, votat janë në kuti dhe pastaj çfarë ndodhi.”-tha Çollaku.
Ai i konsideroi votat si personale të Berishës.
“Këto janë vota personale të Sali Berishës, kjo është ajo që mendoj. I ka marrë në ’97, i ka marrë në 2001 kundra gjykatave. Askush nuk ka lëvizur gishtin në PD të shtojë këtë votë. Kanë përdorur thjesht mekanizma brenda PD-së për të marrë vota nga Berisha.”-tha Çollaku.
Në përfundim, ai kërkoi një reformim të thellë të partisë.
“Nuk mund të trajtohet Partia Demokratike si parti parazitare, të presin çfarë thotë dhe çfarë bën Sali Berisha. PD duhet të lexojë veten.”-përfundoi Çollaku.
Çollak po kthjellohesh si dhjetra vite me pare kur nuk e doje Vampirin.
Foli edhe Collaku, degjojeni e binduni ketij rrotes.
Ky qendrim prej kurvash duhet te marre fund. Edhe mendon se votat u vodhen, edhe u dashka nxjerre pergjegjesia e humbjes??? Edhe Balua I ngopur edhe pita e paprekur. Keshtu nuk te beson kush.
Collaku, reformimi i PD fillon me largimin e SB, ashtu sic e ka shkruar vete ne statutin e PD. Por, si fillim pranoni si parti humbjen dhe lerini justifikimet pa asnje baze. Po prishni imazhin e vendit dhe po e trajtoni popullin shqiptar si analfabet dhe qe shitet per 5 leke/per nje vote. Pa bere keto nuk keni te ardhme dhe do te humbni te gjithe zgjedhjet qe do te vijne. Duhet pak burreri dhe ndershmeri!
Gallata e ketij tyryfycit eshte ne unison me Salen dhe Pd-en zyrtare qe jane manipuluar votat,ne humbem por ai,Rama,na vodhi.Derisa te mendojne keshte e thone keto gjera,jane te destinuar vetem te humbin.Nuk e di a do dale njeri aty dhe te thote te verteten,ta pranojne qe jane si parti cope cope?
Bajge je dhe ti pse nuk kerkon te zbatohet statuti i PD. I mbush breket nga Berisha.
Te besoj Kreshnik Collaku........Si opozitar, ashtu duhet te jete qendriki Yt, dhe Ju jini nje demokrat me arsye dhe llogjike, por nje gje ta dish mire Kreshnik:...........Derisa te kini jo vetem ne krye te forces tuaj politike, por edhe ne perberje te forces Tuaj politike Sali Berishen, Nul Nokat, Tritanat, Vokshat, Kalama Ballinjte, Kerricat, plakat Kalaja etj. dhe derisa T'u KENDOJE Stresi i Sali Lushes kenget per fitore, as te mos u shkoje ne mendje Fitorja.
Opozita nuk merr vota se nuk i beson njeri si eshte katandisur Kryetari juaj e ka menfjen tek shkaterrimi Do te shkaterroje ate qe eshte arritur Do shkrije spakun Po kush po e vrndos qetesine Kush po i shkaterron grupet kriminale Ndrroni kryetarin Organizohuni Pastaj hyni ne zgjedhje
Collaku eshte peme pa kokra, sepse e ka klonuar Saliu qe te vogel.
Kreshnik Bytha maloku i Mutit te Matit , spiun shetites i Saliut edhe 1999 e coi Sali te Partia e Spiunit te Sig. Genc Pordha ky eshte me Fash Nofllashyremtn Shehi qe 35 vjet beri lojen e Sali Kermes. Colakù apo cipllaku se eshte dhe nje Cipllak tjeter po Shurrabe ...Dhurat Cupija Nafija e Dybeku c'fare mendje ka...???????!!!!
Kreshnik Bytha maloku i Mutit te Matit , spiun shetites i Saliut edhe 1999 e coi Sali te Partia e Spiunit te Sig. Genc Pordha ky eshte me Fash Nofllashyremtn Shehi qe 35 vjet beri lojen e Sali Kermes. Colakù apo cipllaku se eshte dhe nje Cipllak tjeter po Shurrabe ...Dhurat Cupija Nafija e Dybeku c'fare mendje ka...???????!!!!
Ky as dreqit nuk i duhet! Imagjino kur nuk i vlene as kenetes! Dhe merremi me keto krijesa fallco per sa kohe u krijohet hapesire ne media e pordhet e tyre konsiderohen lajm.