Kuvendi rinis punimet, të enjten e ardhshme seanca e parë pas zgjedhjeve

22 Maj 2025, 15:15Politika TEMA
Kuvendi rinis punimet, të enjten e ardhshme seanca e parë pas

Pas një mungese të gjatë, të enjten e ardhshme deputetët do t’i drejtohen Kuvendit të Shqipërisë për seancë plenare.

Urdhri për mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare mban firmën e kryeparlamentares Elisa Spiropali. Seanca pritet të nisë në orën 12:00.

Për gati dy muaj për shkak të fushatën zgjedhore, nuk u mbajt asnjë seancë. Ndërkohë, javën tjetër do të mblidhet edhe Konferenca e Kryetarëve, që do të vendosë kalendarin e punimeve gjatë muajit qershor.

Sesioni parlamentar mbyllet në 8 korrik për t’ia lënë vendin legjislaturës së re të Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 11 majit.

1 Komente

  1. A
    Andi

    Cfare gallate! Do mblidhen ata qe kane qene te zgjedhur, por qe nuk jane me dhe te marrin vendime pas zgjedhjeve!!! Te miratojne ligje! Vetem ne Shqiperi!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje