U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Nuk është fundi i botës! Berisha konsumoi opozitën, PD ka njerëz të korruptuar

22 Maj 2025, 16:38Politika TEMA
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Nuk është fundi i

Dashamir Shehi dha dorëheqjen, pasi subjekti politik që përfaqësoi, Koalicioni Djathtas për Zhvillim, nuk mori asnjë mandat në zgjedhjet e 11 majit.

Shehi theksoi se me këtë dorëheqje ka dhënë shembull demokracie. Ai shtoi se PS fitoi sepse nuk ka alternativë.

Më tej, Shehi theksoi në një intervistë për News24 se Berisha ka konsumuar opozitën me beteja të panevojshme brenda partisë.

"Isha kryetar i koalicionit me Djathtas 1912 dhe dhashë dorëheqjen. Edhe shoqëria ka ndryshuar shumë. Pse dhashë dorëheqjen nuk është fundi i botës. Dhashë një shembull demokracie. Në politikë kanë hyrë dhe faktorë të rinj. Duhet t’ju hapim rrugë të rinjve. LZHK ka një emër dhe besoj do qëndrojë si emër. PS fitoi, se nuk kishte alternativë.

Edhe PS ka rënë në vota, por se PD ka humbur shumë më tepër vota. Edhe programet nuk votohen, njerëzit pyesin nëse atë që votojnë a e sjell në pushtet. Njerëzit votojnë vetëm lidershipin politik, jo programet. Negociova dhe me parti të tjera të vogla për koalicion, por nuk ia dola. Ne betejën e humbëm pa hyrë në zgjedhje. Unë kam qenë dy herë jashtë parlamentit dhe mund ta bëjë politikën dhe jashtë parlamentit.

Marrëveshja ka qenë që Rama do jetë kryeministër dhe Berisha kryetar opozite dhe kjo po ndodh. Vjedhje votash në Shqipëri ka pasur e do ketë, por diferenca 300 mijë vota është shumë. Ka rënë profili ideologjik, është luftë votash dhe luftë interesash.

Qeveria vjedh, por edhe PD ka njerëz të korruptuar dhe nëse do vinin vetë në pushtet do vidhnin edhe ata. Prandaj, çdo gjë është biznes. Në politikë sot nuk fiton dot po nuk ke para, duhet të jesh biznesmen njëherë e më pas të hysh në Kuvend. Sali Berisha as nuk duhet të kishte hyrë në këtë garë. Opozita ka konsumuar personazhet. Një pjesë kanë humbur fytyrën", tha Shehi. 

 

 

 

5 Komente

  1. W
    Www

    Ky dashnori i gotës, kryetar partie pa anëtarë, shërbëtor I Berishës që nga dita e parë, paska dhënë shembull demokracie???????????????? Dha dorëheqje nga çfarë? Gjithë jetën veç votat e harapçive që e qerasnin për ndonjë favor ka marrë (aq sa tavolina ka një klub lagje)????????????

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qytetare i Tirones.

      Ore Derdimen me damke po ti i je dashur Ssliut per te perdorur si i pa fytyre qe je 35 vjet. Xholi ose virusi i Ssliut Dashi qe lemerit nje kasaba por keto viktma e karakatina si ky ordineri i benin pune Saliut te Vicidolit. Po i ikur ke qene ty s'te ka patur njeri ne refene ishe bere bashke dy spiuna sigurimi Dash Raki

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qytetare i Tirones.

        Ore Derdimen me damke po ti i je dashur Ssliut per te perdorur si i pa fytyre qe je 35 vjet. Xholi ose virusi i Ssliut Dashi qe lemerit nje kasaba por keto viktma e karakatina si ky ordineri i benin pune Saliut te Vicidolit. Po i ikur ke qene ty s'te ka patur njeri ne refene ishe bere bashke dy spiuna sigurimi Dash Raki

        Përgjigjjuni
        1. g
          goon

          magazinieri i pyjores qe vegjeton ne politike prej 35 vjetesh del dhe jep mend ,po ca formimi ke ti mor gomar ,ti je nul .Te vetmen here qe ju ndave berishes (duhej ta beje me kohe po te kishe bythe) kuptove peshen tende .....nje zero me bisht

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vigjilenca

            Njeriu që dha modelin e senqeritetit dhe të ndershmërisë në politikën shqiptare, që dëgjohet me vëmëndjen për realitetin objektiv të kohës dhe kontributin e tij në polikën tonë. Një falenderim për thjeshtësinë dhe qëndrimin dinjtoz të tij, në politikën e neveritshme për të dhe popullin. (në këto vite) .

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje