Nga Ylli Pata
Belind Këlliçi, ishte i pari eksponent i lartë politik i PD që tha se kemi dyshime se është përdorur “treni bullgar” në njësinë 9 në Tiranë. Çfarë është “treni bullgar”?
Është ajo që një votues, merr një fletë votimi nga një person jashtë qendrës dhe e hedh në kuti, ndërkohë që fletën e marrë nga ana e komisionit të Qendrës së Votimit, të sigluar me partinë përkatëse, e fut në xhep, ja jep personit që i dha fletën, e ky me radhë ja jep votuesve jashtë.
Sot ka më shumë se dy elementë që mund ta zbulojnë këtë gjë. Së pari, siglimi i fletëve të votimit me numër rendor sipas çdo votuesi që hedh firmën në procesverbal dhe që bën kalimin elektronik të kartës së idenitetit. Së dyti, sistemi i kamerave të sigurisë brenda QV, jashtë QV.
Por nëse kërkon opozita, mund të hapë kutitë, ja ka dhanë të drejtën Kodi Zgjedhor dhe Kushtetuta aktuale, atë të drejtë që Sali Berisha me arrogancë, nëpërmjet Arben Ristanit në 2009, ja mohoi opozitës, duke i djegur materialet zgjedhore në Lundër.
Çfarë janë materialet zgjedhore? Gjithçka përveç fletëve të votimit. Procesverbalet e orarit, korrespondimit të emrit të votuesit me numrin rendor të fletës së votimit, firmën përkatëse, ngjyrosjes së gishtit, e natyrisht kalimin në pajisjen elektronike të kartës së identitëtit, e cila nxjerr një faturë, që ruhet në sirtar nga një anëtar i Komisionit të QV, e që futet në kutinë e materialeve zgjedhore.
Sot Sali Berisha, nuk e paraqiti fare rastin Këlliçi. i cili ishte dyshim. i cili mbështetjej thjeshte në palosjen e njëjtë e disa fletëve të votimit.
Të gjithë votuesit e 11 majit e dijnë kërkesën që u bëhej nga komisinerët që duhet të lënë jashtë vulën gjatë palosjes. Që do të thotë, që me këtë logjikë një pjesë e madhe e zgjedhësve e kanë zbatuar, për të qenë korrektë. E gjitha kjo bëhet thjeshte për efekt visual, që komisioni i Grupeve të Numërimit ta paraqesë nëpër kamerat live dhe servera përcaktimin e qartë të vulës, për efekt sa më të shpejtë përpunimi. Kemi të bëjmë me një çështje teknike.
Nëse realisht PD, dyshon për tren bullgar, le të hapë kutitë dhe materialet. Sot e ka atë të drejtë. Mund ta bëjë automatikisht pa asur nevojë që të bëjë grevë urie para kryeministrisë siç bëri PS në 2009. Madje mund ta çojë në SPAK, i cili perdor edhe kamerat e bizneseve përreth. Për të rritur këndvështrimin. Pra, rruget e Zotit janë në këtë rast, të pafundme!
Materialet nuk i djeg dot Arben Ristani. Sepse së pari nuk është me Sali Berishën, së dyti, ka një rregull tjetër. Ndaj ajo që Sali Berisha paraqiti nuk ishte rasti i ngritur nga Këlliçi në lidhje me një QV apo disa në njësinë 9 në Tiranë, por një kandidat në Elbasan. Le t’i kërkojë Celibashit të hapë kuititë, e s’ka nevojë për tu larguar askush.
Do të jetë një proces i gjatë, por shumë interesant, pasi siç ndodhi me votën për diasporën për herë të parë, do të bëhej për hrë të parë transparenca e grupeve të numërimit që siç dihet kontrollohen nga dy partitë e mëdha.
A mund ta bëjë Berisha këtë? Po! A do ta bëjë? Natyrisht që jo! Sikur ta bënte, do të ishte mirë, pasi në vend që të flitet për trrenat bullgarë do të kishim një transparencë publike të procesit të numërimit dhe administrimit të votës.
Ndërkaq, sot kur Berisha premtoi nxjerrje faktesh për të ashtuquajturin “trenin bullgar” e zëvendësoi me furgonat e Elbasanit.
Sali plehra do zgjedhje pas zgjedhjesh,jo se do te fitoj,por vetem te harxhoj leket e shqiptareve e te bjere niveli i jeteses...
Siglimi i fleteve te votimit sipas numrit rendor te cdo votuesi, ne rast hapjeje identifikon cdo votues, per ke ka votuar... ku shkoi fshehtesia e votes sipas kushtetutes?! Asnje autoritet, as ato gjyqesore NUK KANE TE DREJTE te dijne per ke kam votuar une. Behuni me serioze!
medie gazetar Halesh qe qelbin Opinionin me hajvalleqet e nji KERME Hale
I ke pa si parkojnë o Ramee! Skemi ku kalojmë. Janë të gjitha makina luksoze o Rameee! Policia ska byth me kalu fare te ajo rrugë, Jo më të vendosi gjoba! Ça bëhet kshu o Rameee!
O Lulo mos me thuj qe ke fillu pune te parkinget.E merr Lulu te kam thone qe 7x7 nuk bojne 47 ,po ty te rren ai bufi plakKom morr vesh qi Dumanin e paske edhe antar te partise dhe mendove qi po te futej ne burg lali Eri zgjedhjet i kishit te fitume.Por ja qi dardha e ka bishtin mbrapa e jo perpara.. Besoj e tani tabelen e shumezimit e ke mesu per menç qe 7x7 =83 mandate dhe jo 313.Ne Tironen e vjeter ka pas qen nje personazh qe i therrisnin Buçi ha mish derri.Po qe i ngjason shume .Ti ke me fitu vetem nese votat i numuron Arvizu or Lul Lul kok tul.
Dhe ti Ylli ja ke fut pak kot..... Pse u dashka të shkohet deri tek hapja e kutive?.... . Çfarë gjeti njeriu i Berishës në atë lokal? ..... . Gjeti as më shumë e as më pak, por asgjë të paligjëshme....... . Ato materiale që u gjetën në zyrën e PS, gjenden në çdo zyrë të PD. ...... . Duhet ta dish o Ylli, se ato listat e zgjedhësve që u gjetën, i jepen sipas Kodit Zgjedhor të gjitha partive pjesëmarrëse në zgjedhje nga Zyra e Gjendjes Civile. Më mënyrë zyrtare me shkresë përcjellëse....... Lexoje ligjin...... . Këto ishin ato lista që kapi PD. Dhe bën sikur harron se ato lista i zotëron edhe vetë.... Janë të njëjtat lista që u shpallën pranë çdo qendre votimi....... ....................................................................... . Ndërsa ato që PD-isti i quajti fletë votimi, nuk ishin asgjë më shumë se imitim i fletës të votimit që do të përdorej gjatë votimit..... . Këtë të gjithë kandidatët, edhe ky i PD-së e kishte prodhuar në kompjutër, për të mësuar zgjedhësit se si do të duhej të votonin....... . Të tillë shembuj u publikuan me qindra në rrjete sociale nga kandidatët për deputetë. Edhe vetë personi që u hoq se kushedi çfarë zbuloi, ka përforur të tilla fletë. ..... Po të shikosh edhe ngjyrën ajo ndryshon nga fletët origjinale. Janë të zbehta. Plus që janë pa vula............................. Në trenin bullgar është jashtë qendrës së votimit vetëm një fletë votimi......... . Dhe mos harro, që mënyra e votomit me trenin bullgar përdoret për votuesit për të cilët nuk je i bindur që ta japin votën, dhe jo për militantët..... . Dhe ndër këta jo të sigurtit, si nuk pati një person të bënte një filmim...... . Si nuk pati një person që ti tregonte vëzhguesve të PD se në x vend po shiten votat...... Po sepse nuk ka patur asgjë të tillë..... Prandaj shkrimi jot është kot.
Ka shkuar per lesh bubi koqa. Akoma mereni me plakun mere. Ketij haleje ishalla largohet dhe cliron pd te marre frym se mbase ne 2029 te ndryshoj dicka per mir se lan nam.
Ideatori i Trenit Bullgar është krimineli,shpifësi,gënjështari Berrisha! Ky kriminel e shpiku në vitin 1996 dhe e përdorin edhe në vitin 2009 që volli zgjedhjet ,prandaj ky monstër veç gënjen dhe shpif për atë që ai ka ideatuar.
Treni bullgar me flete gjigande votimi 60cm * 30 cm duket I pamundur nga ana logjike ,se edhe sikur te duash nuk ke ku ta fshehesh qe te mos te te shohin kamerat, komisioneret,vezhguesit ,perveçse po ta futesh ne [email protected] siç tha edhe ambasadorja Kim ,eshte periudha e ngrenies se barit per shqupsat.