Bamir Topi: Situata në PD është dramatike, janë kthyer si kazermë politike! E turpshme, autoktonët e Tiranës dhe më të votuarit e Primareve i lanë jashtë Kuvendit

22 Maj 2025, 20:22Politika TEMA
Bamir Topi: Situata në PD është dramatike, janë kthyer si

Ish-drejtuesi i Partisë Demokratike dhe ish-kreu i shtetit Bamir Topi, gjatë një interviste për Report TV, trajtoi edhe problematikën politike të mospërfaqësimit të autoktonëve të Tiranës në parlament nga demokratët,pasi edhe dy fituesit më të mëdhenj të Primareve u lanë jashtë listave të sigurta.

Ai e cilësoi politikën si një kazermë e mirëpajisur në mënyrë luftarake, teksa situatën në PD e sheh si dramatike.

“Në PD ekziston një situatë akoma më dramatike sesa te PS. Se 2 njerëz fitues të Primareve u futën në listën e hapur. U hodhën në betejë me elektoratin, që dikujt i dha 22 mijë, e dikujt mbi 18 mijë, duke marrë kuptim tjetër. 

Po tentohet të manipulohet ky faktor nëpërmjet votave, teksa edhe popullsia autoktone e Tiranës nuk ka më përfaqësim. Ndaj popullsia autoktone duhet t’i përgjigjet partive për këtë përgjegjësi. 

Kaq naivë janë këta banorë autoktonë të Tiranës, që u janë marrë edhe pronat, e që shkojnë sa andej këndej” E nuk janë pak, janë mbi 150 mijë persona, e pas 35 vitesh politikë e demokraci, thuhet ‘stop’ se më ke mashtruar e manipuluar. 

Tani kanë mbetur jashtë përfaqësimit politik dhe kjo është e turpshme”, u shpreh ish-presidenti Topi në lidhje me mungesën e disa figurave të PD-së që përfaqësojnë kryeqytetin e që mbetën jashtë Parlamentit.

Topi i krahasoi partitë politike dhe veçanërisht PD-në me kazermë, kurse jetën politikë pa ekuilibër, ku i mungon poli i tretë.

“Analiza duhet të jetë reale, ku partitë duhet thënë se janë kazerma politike dhe jo demokratike. Si mund të kesh demokraci ku gjithçka kalon nëpër kazerma politike, të pajisura me mjete, luftarake, ushtarake, satalitë etj. 

Nuk kemi më ekuilibrim të jetës politike. Problemi është se ku janë të tretët. Të tretët nuk ekzistojnë”, tha ai.

10 Komente

  1. T
    Tironsi i Vorrit Bomit

    O milet a e degjuat Tellallin tuaj Trifon , i cili dha haberin se ka dale ne media Presidhjeri i boleve te Saliut Bamir Topi.... Njerzit thone se Saliu ka bere shume gabime por dhe faje , nje nga fajet e Saliut eshte se beri President nje injorant , analfabet , mashtrues , hajdut pronash ; njeri me shume vese te ndyra. Me e pakta ky delenxhi pazari frekuntes Cinijesh nuk duhet te dale ne drite. Bamiri kur flet per autokton Tirone ka parasysh veten se e quan Tirones ; por Bamiri eshte nga Zerqani i Bulqizes s'ka lidhje fare me Tironen.

    Përgjigjjuni

            1. d
              demokrataxhiu revolucionar

              Po, po perse 5 here nji koment? Apo e ke per autoktonet edhe ti, qe ta morin vesh mire!

              Përgjigjjuni
            2. 1
              101

              Ky njeriu me idiot i pluralizmit te 35 vjeteve Bamir Trap Tap Topi , veterinari i koop. Mulletitme nje fjsle Daktorr Lopesh

              Përgjigjjuni
              1. L
                Labi

                Ca lidhne ka zari Berishes me Tironen,ky eshte Dibran me origjine.

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Berti

                  Me keqardhje z. Topi por nje pjese e autoktoneve te Tiranes nuk jane aq inteligjente sa ti kuptojne mashtrimet e herepashereshme te kriminelit nongrada. E si pasoje e kesaj ata jane brumosur e jane te frymes berishiane tashme . Koha do e vertetoje sic e ka vertetuar deri tani qe edhe Tabaku edhe Alimehmeti kane per te mbajtur te njejtin qendrim si Berisha e do ta mbeshtesin ate per ta mbajtur ai PD te cilen e ka zene per fyti. Keqardhje zoti Bamir por e habiteshme qe nje pjese jo e vogel e qytetareve autoktone tironas jane nbeshtetur tek grupi i malokerise e shpellareve rreth Berishes.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shpendi

                    Dibranit te adoptuar ne tironas , i vjen keq vetem se la tironasit autoktone jasht listes se sigurte dhe jo se e ktheu PD-ne , ne nje parti familjare qe nuk ka per te Gjykim i ish presidentit ! Edhe ky si shumica e ish kolegeve te vete , nuk ka kurajo te vere gishtin ne plage dhe te thote cope qe pa ikur Berisha nga partia , demokratet do te jene gjate ne opozite .

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje