Kandidati për deputet në listën e hapur të Tiranës, Myslim Murrizi, ka reaguar pasi u rendit i treti si më i votuari nga diaspora në Qarkun e Tiranës.
Përmes një postimi në "Facebook", Murrizi ka falenderuar diasporën për besimin që treguan ndaj tij, duke e renditur të tretin pas Jorida Tabakut dhe Ilir Alihemetit.
Murrizi nuk la pa ironizuar kolegët e tij në listën e Tiranës, duke i cilësuar delirantë që mendonin se do të ishin fitues, por askush nuk "ua fishkëlleu".
Postimi i Murrizit
Një falenderim dhe mirënjohje pa fund për diasporën e Qarkut Tiranë, që më dhanë 834 vota, duke u renditur i treti më i votuar në këtë qark nga diaspora, nga 37 kandidatë që ishim — edhe pse jo pak delirantë mendonin se do ishin fitues, meqë kishin bërë foto me shumicë gjatë takimeve në fushatë me diasporën, duke harruar që vota është shpirtërore dhe publike.
Në diasporë, ndikimi i bythëcevë politikë të strukturave apatike, që xhelozonin për takimet e mia jashtë zonës “doganore” të përcaktuar nga debilë e dallkaukë të pështirë, ishte zero.
Ndaj nuk mundën të orientonin votë për të përkëdhelurit e “oborrit”, e as ua fishkëlleu asnjë votues që jeton jashtë Shqipërisë.
I falenderoj me shpirt dhe ju shpreh respekt maksimal, sepse isha ndoshta i vetmi kandidat që nuk u bëra pjesë e shoë-t me foto në diasporë.
Me siguri qe ju kane bere presion patronazhistet e ps qe do ti heqin nga puna ne vendet ku punojne. Kohet e fundit patronazhiste jane shtrire shume ne perendim, por aktiviteti i tyre antishqiptar, po ndiqet hap pas hapi me KQZ-te e vendeve respektive. Shpejt, do tjua gjejme hallin, apo vendin, dhe diaspora do te votoje e lire, Pa frike, Pa presione dhe Pa pistoleta te koka. Edhe pistoletat do tjua a marrim, Kjo do te ndodhe shume shpejt, ben me dije zyra e shtypit prane patronazhisteve qe ju ka dale era.
Pd kishte menduar se kush ka ikur ka ikur prej PS dhe me sakte prej Edi Rames. Aq e sjgurte ishte ne votat e diaspores sa mendoj se kot te lodhemi ketu. Kemi mjafte votat e diaspores. Por kur llogarite I ben pa hanxhine dihet perfundimi. Sa budallenj ka ky vend e qe per dreq jane ne kryesi te PD.
Jepi, Murriz, ky fjalor me bythece, debile, dallkauke, te shkon shume. Ne fakt, me duket se ti vetem kete gjuhe di.
Diaspora e votoi kete burrin gorre , duke kujtuar se ishte socialist , pasi kur ngeli deputet , kr opozita u arratis nga kuvendi , ishte pro per çdo ligj qe propozonin socialistet . Per kete nder , keta e bene dhe n/kryekar te kuvendit .
Po t’a numurosh me GISHTA renditjen , ketij i mbeti GISHTI i MULIT , të paktën s’mbeti pa gjë , e mori të TRETIN .
o murriz o kakofonist studiosh.....
Murrizi eshte punetor i madh, qen i punes, nuk ja fut kot ai! Degjojeni!