Sherri i Nokës me demokraten, Berisha: Askush nuk mund të largojë nga partia, zonja ka rrugën e hapur për ankesë

29 Nëntor 2025, 13:20Politika TEMA
Sherri i Nokës me demokraten, Berisha: Askush nuk mund të largojë

Sali Berisha deklaroi se anëtarja e PD, Anila Aliaj, nuk është përjashtuar nga partia pas debatit të ashpër me Flamur Nokën. Edhe pse Aliaj në një postim në rrjetet sociale u shpreh se ishte larguar, Berisha mohoi këtë, duke theksuar se Partia Demokratike është një forcë e hapur.

Më tej Berisha tha se Aliaj ka rrugën e hapur për ankesë ndaj padrejtësisë që mund të pretendojë se i është bërë.

“Ajo zonja që foli me Nokën nuk është larguar nga partia, askush nuk mund të largojë asnjë anëtar apo simpatizant se i tha këto Berishës apo Nokës.

Kjo nuk ekziston në këtë parti, zonja nuk mund të përjashtohet nga partia. Në rastin ekstrem se ndodhi, ta supozojmë, zonja ka rrugën të hapur për ankesën ndaj padrejtësisë që mund të pretendojë se i është bërë.

Ajo zgjodhi mediat, bëri një zgjedhje të saj, por në dijeninë time ajo nuk është përjashtuar, nuk ka asnjë vendim të asnjë forumi. Ne jemi PD e mendimit të lirë”, u shpreh kreu i PD.

3 Komente

  1. A
    Alex

    Ik ore idjot se le name ,ngele neper kembe te shqiptarev gjithe jeten..partia jote njihet bolletsni nga te gjithe…

    Përgjigjjuni
    1. M
      Munika

      Na ngrenc mune o sali kufoma qe te gjitheve u jep te drejte, boll qe te pastrojne oturaket e tu.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Komunist qelbanik

        Bufi ri urte se nuk te mbrone me Mul Noka dhe te vesh Bardha Kavajes me fustan...

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje