
Shanset reale të Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian deri në vitin 2030 ekzistojnë, por ato mbeten të kushtëzuara nga disa faktorë kyç, si brenda vendit ashtu edhe në vetë BE-në. Në intervistën në podcastin e gazetares Ilva Tare, korrespondenti dhe njohësi i çështjeve europiane, Augustin Palokaj, tha se ky objektiv nuk është i pamundur, por kërkon përputhje të plotë të vullnetit politik dhe përmbushjes së kritereve.
“Vitet 2028-2029 do të ishin për ratifikimin e traktatit të anëtarësimit dhe viti 2030 do të ishte real për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Nuk shoh pengesa, nëse do të ketë vullnet politik nga të dyja palët”, shprehet ai. Sipas Palokajt, procesi nuk është thjesht teknik. “Zgjerimi është një kombinim i vullnetit politik në njërën anë dhe i përmbushjes së kritereve nga vendi kandidat në anën tjetër.”
Megjithatë, zhvillimet e brendshme politike në Shqipëri vazhdojnë të ndikojnë drejtpërdrejt në këtë proces. Çështje si ajo e zwvendwskryeministres Belinda Balluku dhe mënyra se si janë menaxhuar publikisht nga qeveria, përfshirë qëndrimet e kryeministrit Edi Rama, perceptohen nga partnerët europianë si test për standardet demokratike dhe shtetin e së drejtës.
“Këto janë çështje që shihen me shumë vëmendje në Bruksel, sepse tregojnë se si funksionon realisht shteti i së drejtës dhe sa seriozisht merren parimet e transparencës dhe llogaridhënies”, thekson Palokaj. Sipas tij, çdo devijim nga këto standarde krijon hezitim në vendet anëtare për të avancuar më tej procesin.
Në të njëjtën kohë, edhe opozita shqiptare ka përgjegjësinë e saj në këtë rrugëtim, por jo gjithmonë e ushtron atë në mënyrën më të dobishme për vendin. Retorika e fortë politike, e cila shpesh kalon në denigrim të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, mund të kthehet në një bumerang për vetë procesin e integrimit.
“Opozita nuk duhet të shajë vendin për të fituar vota”, shprehet Palokaj, duke shtuar se “kritika është e domosdoshme, por ajo duhet të jetë e argumentuar dhe të mos dëmtojë imazhin e vendit përpara partnerëve europianë.”
Një nga problemet më të mëdha, sipas tij, mbetet mungesa e transparencës dhe sinqeritetit në komunikimin me publikun shqiptar. Të dyja palët politike, në forma të ndryshme, kontribuojnë në krijimin e një perceptimi të shtrembëruar për ecurinë reale të negociatave.
“Në Shqipëri nuk po thuhet e vërteta e plotë për procesin e negociatave”, thekson ai. “Qeveria e paraqet situatën më optimiste seç është në realitet, ndërsa opozita e dramatizon për qëllime politike”. Ky dualizëm narrativash krijon konfuzion tek qytetarët dhe dëmton besimin në vetë procesin e integrimit. Në realitet, Shqipëria ndodhet në një fazë ku progresi është i dukshëm, por jo i mjaftueshëm për të garantuar një rrugë të shpejtë drejt anëtarësimit pa përmbushur të gjitha kushtet dhe pa një klimë të favorshme politike në Bashkimin Europian.
Dmth o legen i shpuar i Rames fajet per mosintegrim i ka Saliu! Po kjo dihej qe kur premtuat integrim ne 2030 me i zhvat voten shqiptareve! Opozita ua ka dhene voten gjithnje per integrim! Atehere kuptohet se BE nuk e pertyp perdhosjen qe Sali Rama e Rame Saliu i bene SPAK -UT !!!! VJEDHJET ET e rilindjes e plehrave te saliut ne parate publike, nuk na lene te hyjme ne BE!!! Per keto mashtrume te renda publike natyrisht qe duhet dhe te PAGUANI nje cmim tejet tejet tejet te SHTRENJTE!
Me keto qeveri qe kemi pas edhe kemi ne mos harrojeni europen ..a e shikon qe thote moterqimi qe nuk ka korrupsion .qe korrupsioni eshte super galopant ne shqiperi me I frikshmi keto 35 vite ..o edvin ta qifsha fisin o zgjebe budalla
Rakia behet nga rrushi...
Po cfar e keni kete menyre diskutimi more burra koti. Pse nuk thoni mendimin tuaj qe mund te jete i kundert nga artikullshkruesi por shani me lloj-lloj fjalesh. Po nuk keni faj, qe te japesh mendim per kete ceshtje duhet te kesh tru..,.. Ku i gjetet ju, te Sali gerdalla?
Shqiperia pranohet ne BE perpara 2030, gjithmone nese BE-ja do egzistoje! Do te ishte mire qe edhe Turqia te pranohej bashke me Shqiperine se e meriton plotesisht!
Ta bejme shqiperine si gjithe evropa ka qene fjala per evropen perendimore! Nuk kerkuam te behej si Maqedoni serbi bullgari e rumani.. se dhe ata evrope Jane por jo ajo per cfare deshironim dhe enderronim ne apo plot shqiptare ne 1990... Ku ka evrope perendimore ketu qe thoni ne i kemi plotesuar kushtet? KETU copa e bukes thate nuk garantohet, se nuk ka minimum jetik! Gjithe evropa e ka nje te tille! Kastile nuk e vendosin qe shqiptsrit te mos i HIQET nga truri tmerri paniku i bukes se perditshme!!!! Dmth se keta ne krye i urrejne Shqiptsret! Kaq