Shqipëria merr kryesimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Rama: Bota është trazuar, demokracia po sprovohet rëndë gjithandej

1 Qershor 2022, 09:11Politika TEMA

Shqipëria merr kryesimin  e Këshillit të Sigurimit të

Kryeministri Rama ka shpërndarë një videomesazh teksa sot Shqipëria merr kryesimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Kreu i qeverisë thotë se sot njerëzimit është dëshmitar i mizorive që nuk mund të thuhen me fjalë dhe se demokracia e të drejtat e njeriut po sprovohen anembanë botës.

Rama përmend luftën në Kosovë dhe atë në Ukrainë po edhe Darfurin, Mianmarin, Afganistanin e Sirinë si shembuj të asaj që ka ndodhur dekadat e fundit në botë duke bërë thirrje që të veprohet tani.

“Kjo është dekada e tretë e mijëvjeçarit të tretë. Bota është e trazuar dhe ne vazhdojmë të jemi dëshmitarë të mizorive të papërshkrueshme, në më shumë se pesëdhjetë konflikte përreth globit. Demokracia dhe të drejtat e njeriut po sprovohen rëndë në anë të ndryshme të botës. 

U bë shumë gjatë që shohim abuzime masive me të drejtat e njeriut, nga Darfuri në Mianmar, nga Afganistani në Siri dhe bashkësia ndërkombëtare po lufton t’i vendosë autorët e krimeve të rënda para përgjegjësisë. Në Europë, plagët e luftërave që pasuan shpërbërjen e Ish-Jugosllavisë, sidomos në Kosovë, janë ende të hapura. 

Po bëjmë gjithçka mundemi për të ecur përpara pa e harruar të shkuarën, por duke u angazhuar për ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët në paqe. Lufta e Rusisë në Ukrainë ka sfiduar sigurinë europiane dhe ka tronditur rendin botëror bazuar në rregulla. Ne nuk mundemi e nuk duhet të mësohemi me pandëshkueshmërinë. 

Është urgjente të veprojmë, tani, për viktimat e panumërta të konflikteve të pakuptimta, por edhe për ne, të gjithë, për atë çka besojmë, për atë çka na bën bashkë, për të mbrojtur ligjin, për të ruajtur veprimin shumëpalësh. Të gjithë ne kemi një rol për të luajtur, pjesën tonë për të përmbushur” – thotë Rama.

Në fund të videomesazhit kryeministri Rama thotë se drejtësia e paqja ecin krah për krah dhe se Shqipëria mbetet e angazhuar në këtë drejtim.

“Kjo është arsyeja pse ngjarja e parë përfaqësuese e Shqipërisë në presidencën e saj të parë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që do të kem nderin të kryesoj më 2 qershor, i kushtohet “Forcimit të llogaridhënies dhe drejtësisë për shkeljet e rënda të së drejtës ndërkombëtare”. 

Kombet e Bashkuara nuk kanë vlerë më të lartë për të promovuar sesa drejtësia dhe sundimi i ligjit. Shqipëria e promovon atë kombëtarisht dhe e mbron ndërkombëtarisht. Drejtësia dhe paqja ecin krah për krah dhe Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar në këtë drejtim. Jemi të privilegjuar që u japim zë bindjeve tona e do ta drejtojmë Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me të gjithë vullnetin e pasionin tonë për ato çka besojmë fort” – mbyll videomesazhin Rama.

19 Komente

  1. A
    Ani

    Kjo fal punes tuaj dhe perkushtimit qe shqiperia te ket nje rol ne arenen nderkombetare

    Përgjigjjuni
    1. P
      PARTIA

      Si nuk keni sy e mend per te PARE REALITETIN E MJERUAR E SI SHKOJNE PUNET NE SHQIPERI SI MUNDET QE NJE POZICION QE DO TA MERRNIM, DASHJE PA DASHJE, SIC E KA MARRE EDHE GABONI, e shisni si arrijtje te RAMES, XHACKES; lere pastaj FERIT ENVER HOXHES qe i rrjedhin jarget nga vetekenaqesia kur flet per ate gje ne intervista TURP

      Përgjigjjuni
    2. I
      I pa njohur

      Nje zhvillim shume pozitiv per Shqiperine, por nje gje nuk kuptoj pse E.Rama nuk pritet nga Biden ose Bliken ne DSHA, sepse ne pi zbatojmë te gjitha detyrimet tona ne rang nderkombetar. Takimi do te jete nje mbështetje per Shqiperine.

      Përgjigjjuni
      1. r
        realist

        Para dy javesh , u prit nga Blinken . Rama ndodhet ne Nju Jork , ne OKB , Qeveria amerikane eshte ne Uashington . Sa per Blinkenin , e ka takuar nja10 here . Bideni , nuk e ka pritur akoma .

        Përgjigjjuni
      2. A
        Anisa

        Fale jush zoti rama vendi yne po vleresohet gjithmone e me shume nga organizata si nato ; OKB. Ju keni qene gjithmone ne mbrojtje te te drejtave te njeriut

        Përgjigjjuni
        1. a
          anus

          Nuk te ka dale rakia apo ndonje anesteti per te bere buzet a ... o goce qeke e marume

          Përgjigjjuni
        2. I
          Islam

          Bravo shqiperia po ecen shume hapa para fal punes suaj kemi arritur deri ketu ne kete dite kaq te madhe dhe historike per vendin tone

          Përgjigjjuni
          1. r
            redi

            Nje dite vertete shume e rendesishme per vendin tone.Shqiperia tashme fal marrredhenieve te mira qe ka krijuar me te tjeret po realizon shume gjera pozitive si dhe produktive per Shqiperine

            Përgjigjjuni
            1. R
              Renis

              Nje arritje shume e madhe per vendin tone kjo fale punes se zotit Rama i cili nuk po pushon asnje moment

              Përgjigjjuni
              1. M
                Moza

                Kjo eshte mundesuar fale perkushtimit qe ju z. Rama i keni dhene punes tuaj me Shqiperine. Tashme ajo po ecen para dhe po i kushtohet rendesi dhe nga vendet e tjera

                Përgjigjjuni
                1. f
                  flamuri

                  Shqiperia po ecen goxha mire ne europe dhe jo vetem , me detyra te caktuara dhe mbeshetje te madhe , suksese

                  Përgjigjjuni
                  1. Q
                    Qazimi

                    Jeni nje lider boteror Edi Rama

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      SOKOLI

                      Qenke idiot i modh o Qazim Puna jote aferim Gomar ti e gomar kush tvuni sot e nese valon druni

                      Përgjigjjuni
                    2. M
                      Mondi

                      Nje arritje goxha e madhe per vendin tone kjo detyre e re qe na eshte caktuar. E gjithe kjo fale punes dhe perkushtimit qe ka bere qeveria

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Andi

                        E falenderojme zotin Rama qe cdo dite dhe me shume po ben te pamunduren qe vendin tone ta ngreje shume lart me punet e mira qe behen cdo dite . Nje lider si Edi Rama eshte i duhuri qe mund te na perfaqesoje denjesisht ne arenen nderkombetare . Me vjen mire qe erdhi dhe kjo dite per Shqiperine .

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Luan

                          Fale punes dhe perkushtimit tuaj u realizua dhe kjo arritje e shumepritur????Nder per ne qe perfaqesohemi nga nje kryeminister vizionar sic eshte Edi Rama dhe krenohemi me ju!!!

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Sindikata e Suflaqeve

                            Boll për sot sufllaqet u mbaruan. Ska më. Vetëm sufllaqexhinjtë në ofertë

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Aldi

                              Nje hap shume pozitiz per shqiperine ne syte e nderkombtareve dhe shpresoj tja dalim me sukses

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Arber iliri

                                Autoriteti ndërkombëtar i Shqipërisë është rritur në mënyrë të dukshme,patjetër që është edhe meritë e qeverisë,por pa mbështetjen amerikane do të ishte e pamundur.Me Saliun kjo bie në pikiatë.

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje