
Në Shqipëri, presidenti i ri i vendit pritet të zgjidhet me shumë gjasa, të shtunën e ardhshme, kur do të zhvillohet dhe raundi i katërt i votimit
Konferenca e kryetarëve miratoi propozimin e kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla, sipas të cilit afati për dorëzimin e kandidaturave është po të shtunën deri në mesditë, ndërsa seanca e parlamentit për votim do të mbahet në orën 18.00.
Mbrëmjen e së premtes, në pritje të kthimit të kryeministrit Edi Rama nga New York-u, socialistët kanë thirrur kryesinë, ku do të vendosin për kandidatin për president.
Nuk dihet nëse në mbledhje, anëtarëve të kryesisë do t’u ofrohen një apo disa emra, nga të cilët do të mund të përzgjedhin.
Pas vendimit të këtij forumi, kandidati do t’i paraqitet të shtunën paradite, grupit parlamentar, ku do të merren dhe emrat e deputetëve që do të mbështesin zyrtarisht kandidaturën.
Në raundin e katërt, presidenti zgjidhet me shumicën e thjeshtë të deputetëteve. Në këtë mënyrë sociaistëve u mjaftojnë votat e tyre.
Tre raundet e para u dogjën pa asnjë kandidaturë, ndërsa shumica dhe opozita nuk arritën të gjenin një dakortësi, për të shkuar drejt një emri konsensual.(VOA)
Presidenti zgjidhet me votat e shumices se popullit dhe ata kane votuar per PS. Edhe po te ishim republike presidenciale ku presidenti do zgjidhej direkt nga populli,presidenti nuk do te ishte konsensual por i zgjedhur nga shumica e popullit.Degjojme dhe lexojme budalliqe qe Rama dhe PS duhet ti bejne leshime opozites per presidentin. Jo. Kjo opozite nuk meriton asnje leshim pasi eshte nje opozite e dhunshme,nje kope kriminelesh qe jo vetem djeg e dhunon institucionet shteterore gjate cdo proteste por djeg e dhunon edhe vetveten per karrige. Nqs populli do te mendonte qe propozimet e opozites jane te vlefshme atehere do te kishte votuar qe ate te ishin pozite dhe jo opozite.
E mer kopila, na i keni nxjerr në foto të tre të mëdhenjtë e vëndit, Presidentin, Kryeministrin dhe kryetaren e Parlamentit.
Shume drejte!