Cili është Presidenti i Ramës që do të marrë votat e PD-së?

31 Maj 2022, 15:20Politika TEMA

Cili është Presidenti i Ramës që do të marrë votat

Emrin e Presidentit të ardhshëm mund ta kemi të dëgjuar mjaftueshëm, por ngjarjet detyrojnë të presim edhe disa ditë.

E sigurt është që brenda datës 4 Qershor do të kemi një kandidat për President, emrin e të cilit do e firmosin si kapar 20 deputetë socialistë. 

Për shkak të detyrimit kushtetues dhe përçarjes së opozitës, socialistët u detyruan ta linin lojën me emra kandidatësh apo zarfesh me kandidatë që nisën 3 javë më parë edhe sepse kjo loja e zarfeve u rrëzua nga vetë kryeministri.

Deputetët në grupin parlamentar bënë propozime për emra socialistësh si presidentë, por një deklaratë e Ramës se kryetari i shtetit nuk do jetë nga grupi i PS, i la të majtët me gisht në gojë. 

PS i bie daulles që ta dëgjojnë të gjithë jehonën dhe thotë se është një parti që synon të zgjedhë një President për shqiptarët dhe jo për PS. Këtu situata nis e qartësohet.

Edi Rama mund ta provokojë opozitën në Kuvend, duke propozuar një emër, të cilin për shkak të miqësive të vjetra, disa deputetë të PD -së do e votonin. 

Kjo e bën Presidentin e ardhshëm edhe të opozitës.

Opozita mund të japë disa vota, por jo baltën për kandidatin që Rama e ka ruajtur me aq diskrecion kësaj here.

Berisha ka thënë se nuk do e bojkotojë zgjedhjen e Presidentit të ri, por do të votojë kundër.

Berisha mbase "harron" që votimi për Presidentin është i fshehtë, mund të ketë rrjedhe votash nga grupi i tij, por kutitë që do mbajnë fletët e votimit, do e marrin me vete mënyrën e votimit.

Edhe nëse Berisha voton PRO kandidatit për President, duke ua bërë katran Presidentin e ri, sërish nuk do të merret vesh, pasi votimi është i fshehtë. Kundër bojkotit foli edhe Alibeaj.

Ai tha se nuk do të bojkotojë asnjë proces, pra të gjithë do të jenë në sallë, duke pritur të zgjedhurin e Edi Ramës. Ky i fundit pasi është vetëkënaqur, duke thënë se e pritëm opozitën, por ata nuk e sollën kandidatin, do të lëshojë mbi parlament emrin që do të përmbushë kandidatin e gjithëpranuar, kandidatin që nuk i ngjan Ilir Metës dhe kandidatin që socialistët do e votojnë, se ashtu thotë kryetari.

Por ajo që do të tregojë kësaj here se seanca plenare nuk do të shkojë kot, do të jetë prezenca e ambasadorëve. Nëse automjetet e ambasadorëve do të parkohen në oborrin e Kuvendit, ne datën 4 Qershor,  atëherë atë ditë do të kemi Presidentin e tetë të Republikës.

6 Komente

  1. B
    Bujar Kanapari

    Sipas gjasave do te jete Majlinda Bregu ose Ina Rama. Mund te ishte dhe Visar Zhiti, por Rama mendon qe perhere te pare ne Shqiperi te zgjidhet nje presidente. Pjesemarrja ne parlament e opozites, eshte me e rendesishme se vota pro ose kunder kandidatit per president.

    Përgjigjjuni
    1. O
      Ornela e Varuzhan Piranjanit

      Majlinda nuk ka shans per tre arsye : e para sepse motra e saj ka qene e dashura e nr 2 te Sacra Corona Unita, Prudentinos se famshem, e dyta sepse Francesco Becheti , ai mafiozi i denuar nga gjykata shqiptare me 17 vjet burg, ka sponsorizuar nje film qe ka per rregjizor burrin e Majlinda Bregut, e treta Majlinda eshte peng i nje sherbimi te fshehte shume afer nesh.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Ethem Lalaj

        Besoj Presidente do jet INA RAMA që SaliKrimineli e quajti lavire bulevardi për 21 janarin që Sb vrau 4 veta. Kjo zonjë i plotëson të gjitha kushtet.E dim se Sali Nongrata nuk do e votoi.Nuk ka rëndësi.PS ka 74 vota..!

        Përgjigjjuni
        1. T
          Taulant

          As Ina se eshte kusherire me Edi Ramen dhe as Majlinda, por do te propozohet Monika gruaja e presidentit aktual. Hahaha

          Përgjigjjuni
        2. J
          JANULLA

          President do jete dikush qe eshte ose idiote, por qe ka nje mbiemer kadare qe i mjafton vetem te bredhe neper bote, edhe pse nuk kthehet me e edhukuar dhe e kulturuar nga udhetimet qe ben, pasi eshte idiote funksionale ose ndonje pa personalitet dhe qe nuk e njeh fare realitetin shqiptar, si psh Lea Ypi, qe megjithese e zgjuar, nuk ka fuqi te shkoje kunder asaj qe do Rama ndihmofte Zoti qe te mos jete se paku IDIOTE BESIANA KADARE

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mandravello

            Une votoj per Fate Mehdiun. Djale me integritet te larte. Politikan, opozitar, ka dhe dashnore. cer duam me shume ne ?

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje