
Presidenti Ilir Meta ka kërcënuar se do të ngrejë një padi në Austri ndaj gazetës Kronen Zeitung për artikullin, ku kjo gazetë e cilëson “thelbësisht të korruptuar” dhe ngre dyshime se ka lobuar në Uashington përmes një kompanie guackë duke paguar 700 mijë dollarë.
Më shumë se shpresë për ta fituar këtë gjyq, kërcënimi i Metës bëhet për konsum të brendshëm politik, ngjashëm me padinë e Sali Berishës ndaj Antony Blinken në Paris. Në krahasim me fillimet kur njoftonte padinë, optimizmi i Berishës për fitore është zbehur dhe në një konferencë të fundit për shtyp, ai gati-gati e pranoi se ishte një betejë e humbur.
Artikulli i gazetës austriake nuk buroi nga hiçi. Të dhënat janë të depozituara në FARA-n e Departamentit të Drejtësisë së SHBA dhe mund të aksesohen lehtësisht online në faqen zyrtare të saj.
Veç kësaj, vetë deklarimet e LSI-së në vitet kur bën fjalë artikulli i gazetës austriake ‘konfirmojnë’ përmbajtjen e atij artikulli. Në raportin financiar të 2017-s në faqen zyrtare të KQZ-së, kjo parti nuk deklaron si shpenzim konsulence as marrëveshjen e parë me kompaninë McKeon me vlerë 15 mijë dollarë për lobim.
Shifra pasqyrohet më pas në një raport auditi të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që duke konvertuar në lek thotë se shuma totale e shpenzuar për konsulenc nga LSI është 48 mln lek, përfshirë këtu edhe 19 mln lek të vjetra të lobimit me McKeon. Po në këtë raport, KQZ thotë se as kjo shumë nuk justifikohet me dokumentacionin financiar sipas legjislacionit në fuqi.
LSI e ka justifikuar shumën si dhurime të anëtarësisë dhe të biznesmenëve, duke paraqitur edhe një listë emërore të dhuruesve. KQZ thotë se ka shkelur Kodin Zgjedhor duke pranuar dhurimet në 6 llogari bankare të hapura në tre banka dhe jo në një llogari të vetme të posaçme siç e kërkon ligji dhe të deklaruar në KQZ.
Ndërkohë, dyshimet janë hedhur nga gazeta austriake se Ilir Meta qëndron edhe pas lobimit përmes kompanisë guackë “Dorelita Limited”. Sipas dokumentacionit të pasqyruar nga zyra lobuese McKeon te autoritetet amerikane, ‘Dorelita Limited’ e ka paguar me rreth 650 mijë dollarë me një kontratë të nënshkruar pas anulimit të kontratës që McKeon kishte me LSI-në.
Firmëtari i kontratës në të dyja rastet është avokati dhe lobuesi kontravers greko-amerikan, Iraklis Fidetzis. Me t’u firmosur kontrata, McKeon Group ka nisur takimet e lobimit, zyrtarisht për Dorelitën, por jozyrtarisht ka dyshime të forta se lobimi është bërë për llogari të Ilir Metës. Nga 11 prilli deri më 28 prill, një ditë para se Ilir Meta të zgjidhej President në Kuvend me 87 vota pro, McKeon Group deklaron se ka realizuar të paktën 28 kontakte në Senat, Kongres dhe me “Homeland Security” për t’u prezantuar klientët e vet, që qëndrojnë pas kompanisë “Dorelita Limited”.
Emri i klientëve nuk bëhet publik, por një pjesë e kontakteve janë të njëjtët që zyra e lobimit ka kontaktuar për llogari të LSI-së dhe Ilir Metës sipas kontratës së parë të lobimit, të anuluar më 14 shkurt. Njëri prej tyre është kongresisti Ed Royce. Me të, Ilir Meta u takua më 20 janar të 2017-s, kur ndodhej në Uashington për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump, si frut i lobimit të McKeon Group në kontratën e parë.
Kongresistin Ed Royce, McKeon Group e ka kontaktuar edhe përmes një telefonate më 13 prill për t’i kërkuar një takim. Një ditë më vonë takimi është konfirmuar përmes postës elektronike për në datën 27 prill dhe më 27 prill, përfaqësuesit e zyrës lobuese, McKeon Group kanë zhvilluar takimin me kongresistin Royce për t’i prezantuar atij klientët për llogari të kontratës lobuese të nënshkruar me kompaninë “Dorelita Limited”.
Takime janë zhvilluar për llogari të lobimit për kompaninë “Dorelita Limited” edhe me senatorët Bill Cassidy e Mike Lee, kongresistët Bob Goodlatte dhe Michael McCaul, si dhe me Nate Peters nga “Homeland Security”. Objekti i takimeve ka qenë prezantimi i klientëve të “Dorelita Limited”, dyshimet për të cilin të çojnë tek Ilir Meta.
Një investigim i “Mother Jones”, nga gazetarët Dan Friedman dhe Hannah Levintova hedh dyshime se një vizitë e Vangjel Tavos në Uashington në fund të prillit 2017 lidhet me takimet që Grupi McKeon po organizonte me republikanë të Kongresit për llogari të firmës “Dorelita”.
Investigimi në fjalë ngre dyshime se Iraklis Fidetzis nuk ka gjasa që ta ketë financuar vetë fushatën 600 mijë dollarëshe të lobimit të firmës “Dorelita Limited”, por ka vepruar në emër të një pale tjetër. Pyetja që mbetet pa përgjigje dhe që duhet të hetohet nga drejtësia shqiptare është se kush e financoi lobimin e LSI-së tek kompania offshore “Dorelita Limited” dhe cili ishte objektivi prapa kësaj fushate ndikimi?/Vox News
Cfare po ben SPAKu?
Po cte beje Spaku mor bole ,se late nam. Te lexoje pordhet e gazetave !!! Kush ka dokumente te beje padi , e ka edhe merua si gazete kte te drejte ! Tolloviten dynjane me copa letrash e ngrihet “VEGJELIA” pastaj e kerkon LITARIN ne shesh !!!
Zotnia juej Koqe, - Spak ben Hetime ne baze te cdo Fakti apo deshmie qe nxjerrin Gazetat sepse per ate paguhet qe te bej Drejtesi ne kte vend - jo te ngroj bythen ul karrigeve apo drekave e darkave me Kriminelet e Lalzit . Vetem ne Shqiperi degjon te pellasin ca Koqe Gamoresh se Spak nuk vepron se s'po i con kush Kallzime heeeeeeeeeeeeej haahahahah o te dhjefte Majmuni Lalzit ne surrat o Koqe sepse ashtu do dukesh mo i bukur . Hajde dhe nigjo klluaft e carit te Spak-ut ti qe komentojne ne mbrojtje te Bandes se Krimineleve te Shqiperise Lalz . Nuk pret Drejtesia e Gjermanise , ti coj Kallzime X apo Y psh per ishKryeministerin Helmut Kohl per abuzimet me Fluturimet nga buxheti i shtetit ne Pushime etj financime Private ber nga ai ,por sapo doli ne Gazete nga Gazetaret Investigues - Prokuroria filloj menjiher Hetimet oooo Koqja mo e Madhe e Gamorit te Stanit te dhjere Cepan
E njofke mire rastin e kohl ?!!! Taman nje gazete si e Meros e ka denoncuar ate rast !!! Hajde gomar hajde !!!
Po kollaj eshte more zoti KOQE po jane te pa verteta le ti padisi per shpifje ky KOQJA jot
s'kemi te bejme aspak me Politikane por me Mafioze te veshur ne Maska Politikani ,qe pasi e kan shpartalluar e vjedhur ku e si kan mundur Shqiperine e bo pasuri sheiku ,(sepse Bordellua Drejtesi edhe pjestar e bandes se Mafies Politike ) paguajn Mashtruesat e Botes (Lobyng Society) Miljona ke Mafiozet Nderkombetare ,si nji Siguracion per t'i mbeshtetur ne Pushtet (me influencen e konjukturave te tyre ne Politiken e washingtonit ) e njikohesishte ti Mbrojn nga cdo lloj Drejtesie !!!!!!!!!! Pra si mundet te dalin kto surrate putanash medieve e Tv dhe shiten Shqiptareve per Politikane ?! - Kjo eshte nuk e di me shume se Cmenduri cfar i lejojne shqiptaret ktij kokebreshkes dhe ksaj rrispise dy injoranteve tinzare qe shfrytezuan boshlliqet politike dhe pordhen politiken
Titulli thellohet skandali me duket jo realist. Skandal ne Shqiperia eshte kur gjithcka shkon normalisht, presidenti sillet si njeri, k.m si normale, opozita si i ka hije.
Perse nuk i ipen drejtesise....??
Cfare ti japin Artikullin e Temes ??? Po nuk e pate se dy here nuk lane gje pa thene jo gazetat por Gjithe partia socialiste me deputete , ministra e vete kryeministri sla gje pa thene per Meten ! Dy here u ngrit PARLAMENTI me lloj lloj akuzash per ta shkarkuar ?? Ama kur shkoi puna ne gjykate , edhe pse ishte e tyre , nuk u jepte dot te drejte se bente Muuuuu!!
Vepër kriminale.Duhet hetuar.
Keq puna ,
Eshte e sigurte,e qarte dhe e konfirmuar tashme qe LSI eshte grupim I ashtuquajtur politik por qe realisht eshte biznes I mirefillte familjar ilegal me te gjithe treguesit e nje organizmi mafioz.I tille ka qene dhe eshte.Me vjen keq se ne shoqerine tone qe me vendosjen e pluralizmit dukurite dhe fenomenet qe na kane shoqeruar gjithe keto vite kane ne thelb primitivizmin dhe mungesen e sinkronizimit dhe evolucionit historik te zhvillimit kombetar.Ne jemi te tille pa kulture,edukate dhe fshatareske ne formimin tone.C'mund te presesh nga njerez te tille qe jane te kompromentuar qe ne origjinen e tyre familjare.Sot ngrysen pa br..ke dhe neser gdhihen pasanike sic eshte rasti I I.M dhe M.K.Edhe emrin nuk mund t'jua them te plote sepse me e shumta qe mund te definoj jane qenie gjysmake se ne te vertete jane hic dhe asgje.