Simon Mirakaj: Më tronditi fjalori i Bardhit, Alibeaj urdhëroi të mos mblidhen firma. Jam krenar që më mbështet Berisha

31 Maj 2022, 10:13Politika TEMA

Simon Mirakaj: Më tronditi fjalori i Bardhit, Alibeaj urdhëroi të

Simon Mirakaj ka reaguar për herë të parë në lidhje me debatin e krijuar pasi emri i tij u propozua si anëtar i Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Pavarësisht kandidimit, ai nuk u votua me argumentin se ai ishte propozuar nga Sali Berisha.

Mirakuj tha në "Abc News" se më shumë keq i erdhi për gjuhën e përdorur nga një nga eksponentët e PD, Gazment Bardhit, se me pjesën që emri i tij nuk u votua, teksa shtoi se Alibeaj u kishte kërkuar deputetëve që të mos mbështesnin kandidaturën e tij.

Xhafo: Kë fajësoni për faktin që nuk u votuat në parlament”? Taulant Ballën apo zotin Beisha që nuk heq emrin e tij nga lista propozuese?

Mirakaj: Ju falënderoj për ftesën. Unë do ta filloj me diskutimin që bëri Gazment Bardhi. Nuk u shqetësova për veten time për këto deklarata e zotit Balla. Ajo që më tronditi ishte mënyra e demonstrimit të zotit Bardhi dhe fjalori i tij. 

Si ka mundësi që një personalitet i politikës tu thotë kolegëve deputetë të së majtës që jeni të pafytyrë. Kjo më shqetësoi, kjo më tronditi, ne nuk jemi armiq me njëri tjetrin. Por ky fjalor nuk mund të përdoret as nga adoleshentët jo nga një personalitet, gjuha më tronditi më shumë sesa kundërshtimi i votës për mua.

Xhafo: Ju po thoni që zoti Bardhi e ka veçuar emrin tuaj?

Mirakaj: Sigurisht. Për mua strumbullar i kësaj është zoti Bardhi. Unë nuk jam personi që e kam vënë në listë zotin Berisha për deputet, është ish-kryetari Basha bashkë me zotin Bardhi. Unë e respektoj edhe mendimin kundër, jemi në demokraci, sigurisht unë që kam dit të qëndroj në kohë të vështira do t’i të fal edhe në kohë paqeje. Unë kam 30 vjet në administratën shtetërore dhe nuk mësohem dot me këtë mënyrë ekspozoje, me këtë lloj fjalori, që rrugëzgjidhjen kanë tek sharjet.

Xhafo: A keni patur komunikim të drejtpërdrejtë me zotin Berisha?

Mirakaj: Jo.

Xhafo: Unë do ju kisha thënë që t’i kërkonit zotit Berisha të tërhiqej, do e bënit?

Mirakaj: Unë nuk i kam thënë zotit Berisha as vër firmën, nuk i them as hiq firmën. Kam respekt për zotin Berisha. Unë për hir të së vërtetës, ligji jonë për tu paraqit në Komisionin e Ligjeve kërkojnë të kesh firmën e 28 deputetëve, dhe mua më kanë thënë gjithë deputetët që e kemi për nder të të mbështesim. Më vunë në dijeni se zoti Alibeaj i kishte thënë mos mblidhni fiorma për zotin Mirakj, por deputetët nuk ju përgjigjën këtij urdhri.

Vangjeli: Zoti Mirakaj nuk është viktimë. E refuzojë këtë fjalë të të gjitha kuptimet. Këtu ka një ngërç politik dhe një opid të theksuar politike. Nuk isha dakord kur vetë zoti Miraka tha se politikanët shqiptarë flasin me një gjuhë si adoleshentë, kur vetë politika shqiptare nuk e ka kaluar adoleshencën, me hormone që ju ulërijnë, me një portret të dëmtuar. Gjëja që shënohet këtu ka të bëjë me një ngërç që ka të bëjë me firmën e zotit Berisha, ai është deputet i plotë. Vendimi i socialistëve nuk mund të vazhdojë të jetë i tillë, Berisha është një deputet i zgjedhur nga populli, sa kohë është në atë sallë vota e tij ka të njëjtën vlerë si gjithë të tjerët.

Artifici i socialistëve është i gabuar, herët ose vonë do ketë probleme. Herën e parë kishte të bënte me rezolutën e Bosnjës, gjithë skena e socialistëve kishte të bënte me një kurth që vetë zoti Berisha e hapi dhe ata ranë në mënyrë të tmerrshme. Socialistët kanë ngritur një mur që nuk e kalojnë dot. 

Zëmë se nesër Berisha propozon një rezolutë për Shqipërinë dhe SHBA, do të votojnë kundër, po jap një shembull për të kuptuar absurdin e këtij vendimi. E dyta që është dhe më e trishtueshme, nëse zoti Alibeaj u ka kërkuar deputeteve të tij mos votojnë Mirakajn tregon një hipokrizi të frikshme brenda grupit të tij, që nuk është më e ndryshme se kjo gafë e socialistëve. PD duhet të gjejë forca që për hir të betejës me zotin Berisha mos krijojnë gjëra të përkundura.

Bozdo: Kam ngelur pa fjalë kur kam parë zhvillimet e sotme.

Xhafo: Pse: Taulant Balla hëngri presionin e Gazment Bardhit?

Bozdo: Jo për këtë jo. Ata nuk janë konseguentë sepse kandidatura e zotit Mirakaj ka kaluar edhe me firmat e komisionit të drejtuar nga anëtarja e PS. Për sa kohë kemi 28 firma deputetësh kandidatura e zotit Mirakaj duhet të shkonte të votohej. Kur dëgjoji sot zotin Alibeaj i cili thotë ne nuk e kemi problemin me zotin Mirakaj por me zotin Berisha i cili ka firmosur kandidaturën.

14 Komente

  1. B
    Bredhi

    Eh! mor Miraka edhe ti ushtar besnik i komunistit Berisha je.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bureto

      Zoti Mirakaj, respekt per sakrificat e familjes dhe tuajat, gjate regjimit komunist. Siç e thua edhe vet ke 30 vjet në administraten publike në pozicione te ndryshme sigurisht. Në ato pozicione nuk te ka vendosur apo te ka mbajtur vetem zoti Berisha, por te gjithe kryeministrat e tranzicionit 32 vjeçar. Dhe kete plotesisht te merituar, ta kane bere pikerisht per ato sakrifica te pamerituara. Keshtu qe respekti do duhej te pakten me ndergjegje, per te gjithe. Besoj se jo te gjithe, nga shtresa jone, kane patur fatin tend. Ja nje shembull i fresket (pardje): Pse nuk e votuan per anetar kryesie te partise se Saliut, zotin Bedri Blloshmi (qe besoj e njeh), i burgosur politik jo pak, por 22 vjet?! Po per Luan Myftiun, Daut Gumenin etj intelektuale e patriote te nderuar ke ndonje mendim? Une i perkas shtreses tende, prandaj dhe të kuptoj mire. Por sidoqofte, kjo si mua, ti dhe gjithe te perndjekurve politike nuk na lejohet të mos i shohim te vertetat ne sy dhe te kuptojme se per kë duhet te kemi dhe te mos kemi respekt. Duhet me shume empati dhe per bashkevuajtesit e tjere si ti zotëri. Të jesh sot pro Sali Berishes, dhe per më teper të kesh respekt (!) për të, të pakten mua kjo më lë një shije te hidhur. Respekte dhe shpresoj sinqerisht të më kuptosh.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Buda

        Simon Mirakaj-sherbetor i kryekriminelit, kryehajdutit, dhenderrit dhe bashkepunetorit te kasapit te Ballkanit Perendimor, Milloshevich, dikatorit komunist te kamufluar si demokrat-Doktor Mortjes eshte pasardhes i peshtire i kriminelit Kole Bibe Mirakes, qe i ka edhe ne varr duart e lyera me gjak te bijve e bijave me te mira te popullit antifashist shqiptar ne sherbim te diktatoreve nazi-fashiste Benito Mussolini dhe Adolf Hitler.

        Përgjigjjuni
    2. J
      Jua paskan bers mire ju haleve

      Meqenese je krenar per komunistin kriminel qe mori pjese ne internime si sekrekar ppsh,ha nji m... te madh

      Përgjigjjuni
      1. k
        kik

        Po Zoti Mirak Komunsiti sali Berisha doni atjere doni dhe partin e punes,

        Përgjigjjuni
        1. S
          ShkelXeni bythqir i mami Lilit hajdute nongrata

          Qenke pjerdh o Mirake. Hajd suksese në jete në qenefin e Salehit

          Përgjigjjuni
          1. v
            vili

            Nga komunistat anti Amerikan e pesove dhe me non graten je, ky eshte turp por populli thote q*ja nene te te thote baba...

            Përgjigjjuni
            1. K
              Koli

              Respekt per ju Z Miraka se kemi qene dhe bashkvuajtes .me vjen keq per cka ndodhi po kusha dhe dicka .a e mendoni qe 78 vjec nuk duhet ti lini postin nje te riu nga sera jone ???respekte gjithsesi

              Përgjigjjuni
              1. G
                Gomari i Babatasit

                Burre pa aspak respekt per te kaluaren e vet te dhembeshme,turp per te,ta kete me shendet berishen.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  PD - isti i vertete

                  Po ky eshte i internuar ndersa moshataret e tij kane be vite burg. Dmth kete partia e vjeter e saliut e ka ruajtur duke e be bashkepunetor te sigurimit me pseudonimi BALDOSA

                  Përgjigjjuni
                  1. I
                    Ish i perndjekuri

                    Po mor spiun po se kur te emeruan ne 2001 socialistet drejtor te institutit te integrimit ishin te mire. Ik mor spiun e hajdut i lekeve te te perndjekurve si stevje turp mor faqezi O BALDOSE

                    Përgjigjjuni
                    1. I
                      Ish shoku yt

                      Spiun ti dhe Eva Bllaci keni pervetesuar fondet e te persekutuarve politike kur ishe drejtor instituti A sikur te hapen letrat

                      Përgjigjjuni
                      1. I
                        I përndjekur politik.

                        Kontributi i Mirakës për t'i kthyer me dokumenta spiunët e sigurimit të shtetit (si ai vet) në të persekutuar politik me qëllimin e vetëm për zënë gjithë errësira e fëlliqur komuniste çdo hallkë të shtetit është e jashtzakonshëm. Ky fëlliqsirë enveriste që ka përfituar nga emri i familjes është nga njerzit më të zezë në shërbim të uzurpimit të shtetit nga pjesa më e poshtër e komunistëve gjatë këtyre 30 vjetëve. Ai vërtetë e ka për nder që i ka shërbyer dhe vazhdon t'i shërbejë Berishës, si një vegël qorre, ai e ka mënyrë jetese skllavërinë ndaj atij që e mban me bukë, pasi kurrë nuk ka ditur të bëjë një punë të ndershme, por vetëm spiuno, spiuno dhe asgjë tjetër. Bëjnë vepër zoti që e flakin nga shërbimi i mëtejshëm këtë kërëm të punëve më të zeza.

                        Përgjigjjuni
                        1. X
                          Xhahil Bilbili

                          Me 78 vjecare do kryeni pune, e para , e dyta ,ky nuk mund te jete realist e racional sepse ky sentimentit e percmimit te urrejtjes dhe te servilizmit e ka ne ne gen sepse nepermjet kwtyre tre fazave ka kaluar jeta e tij.Jeta e njeriut eshte ne masen dermuese produkt i rrethanave ku jeton,

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje