
“Kontributet e tij në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe partneriteti ynë i qëndrueshëm do të lënë një trashëgimi të qëndrueshme”, shkruan fillimisht Blinken.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken iu bashkua mesazhit ngushëllues të ambasadës amerikane në Tiranë për ndarjen nga jeta të ish-presidentit shqiptar Bujar Nishani.
Kryediplomati amerikan ndau në përmbyllje dhimbjen e popullit shqiptar.
Kjo, për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani.
Trupi i ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, pritet të mbërrijë në atdhe të martën e 31 majit.
Stafi mjekësor dhe të afërmit e të ndjerit po merren me procedurat e posaçme që mundësojnë sjelljen e trupit të tij atdhe, ku pritet t’i bëhen edhe nderimet e fundit.
Ish-Presidenti Nishani ndërroi jetë të shtunën në Spitalin Universitar të Berlinit, Charite.
Mësohet se procedurat mund të përfundojnë gjatë ditës së hënë dhe po të hënën rreth mbrëmjes trupi i tij do të niset drejt Tiranës.
Ai do të përcillet për në banesën e fundit nëpërmjet një ceremonie zyrtare.
Këshilli i Ministrave pritet të marrë një vendim të posaçëm, për t’i bërë ish-kreut të shtetit nderimet e duhura.
Bujar Nishani ndërroi jetë teksa po kurohej në spitalin e Berlinit. Shendeti i tij u përkeqësua për shkak të insuficiencës polmonare të theksuar, çka shkaktoi vdekjen.
Eshte ne Metro ky e ? - Kjo deklarate e paBythe e Komike e para eshte nji ofendim per inteligjencen e Njeriut sot por edhe vet shqiptareve ! - Kjo eshte skandaloze ! - Cfar drogash kane fillu te marin kta tipa ,qe i besohet aq shume ne Diplomacine e Btes e Politike mer yahoo !!!!!!!!!! Eshte per te ardhur keq - por kjo lloj Deklarate le shume per te deshiruar ne cdo tru te shendoshe Njerezore dhe shpalos qarte H i p o k r i z i n e - e Politikes se Shba-ve vs Shqiptareve ,gje e cila tregon qarte ,se nga E Vertet e ksaj Miqesie e Bashkpunimi s'ka asgje te sinqerte .Kjo Deklarate flet shume per Politikat 30-vjecare qe Shba-te kaq ndjekur ne Shqiperi duke Kultivuar Injorantet e te Korruptuarit ne Politiken shqiptare , prandaj edhe Shqiperia vuan sot ne te gjitha drejtimet . Kjo eshte tipi i Demokracise qe do per Shqiperise Miu jon i Madhe .------- Thanx Miqe Mashtruesa -Ju nuk zhgenjeni asnjiher ne miqesine tuaj Pashpirt vs Shqiperise . ------------------------------------------------ Ti thoje dikush ktij Zotnie se Ne shqiptaret s'jeni te gjithe Shpellare e as Afganas_ o na rruac K
KESHTU DO THOTE DHE KUR TE VDESI SALIU KY LEGENI.ISHTE BURRE SHTETI.BOTA QE KUR ERDHEN KETA ESHTE NE FLAKE KY MERET ME NISHANIN.AMAN MOS I THUAJ BIDENIT SE DO SHURROJE NE BREKE.
Ngushellime familjes . Keto jane fjalet e vetme qe mund te thuhen ne respekt jo vetem per te ndjerin por edhe per intelektin e shqiptareve. "Bemat" e te ndjerit si president e politikane i dine te gjithe dhe hipokrizia si duhet askujt. Ngushellime familjes.