Si u bë miliarder Flamur Noka që sot synon numrin dy të Foltores?

31 Maj 2022, 10:58Politika TEMA

Si u bë miliarder Flamur Noka që sot synon numrin dy të Foltores?

Flamur Noka, deputeti i Partisë Demokratike, ka qenë ndër të parët që i ka dalë në mbështetje ish-kryeministrit Sali Berisha në muajin shtator, pas vendimit të Lulzim Bashës për ta përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së.

Noka dha gjithë mbështetjen e tij, duke e shoqëruar Berishën në takimet e Foltores në pothuajse të gjitha qytetet.

Në këmbim të kësaj mbështetjeje, Noka po kërkon pozicionin e numrit dy në Partinë Demokratike.

Rrugëtimi i Nokës në PD ka nisur nga roje në PD për t’u bërë më pas Ministër i Brendshëm.

Apo edhe nga një student i varfër i shndërruar në miliarder që nëse do të kishte një Vetting në politikë, Noka do të përballej me barrën e provës për të justifikuar pasurinë.

Nga një vëzhgim që kemi bërë në deklaratat e pasurisë së tij të depozituara në ILDKPKI, nga viti 2012 deri në vitin 2021, rezulton se pasuria e tij e deklaruar, pra patundshmëri dhe tundshmëri, ka një vlerë më të lartë se të ardhurat e deklaruara prej tij.

Noka është akuzuar nga kundërshtarët e tij politikë se ka pasuri në Gjirin e Lalzit, të cilën nuk e ka deklaruar.

Shtimin e pasurisë Noka e ka realizuar në vitin 2012, në kohën që u emërua Ministër i Brendshëm, me blerjen e një apartamenti te një pallat pranë Liqenit Artificial.

Noka deklaron se e ka blerë me kredi sociale, ndërkohë që kreditë sociale janë për kategorinë e qytetarëve që nuk janë në kushtet e Nokës.

Noka deklaron tri burime të ardhurash, si dhe blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 190 m2, vlerë 151 000 euro, Rr. “Sami Frashëri”, Tiranë, nëpërmjet një kontrate shitblerjeje dhe transferim kredie 5 000 000 lekë nga Enti Kombëtar i Banesave.

Bëhet fjalë për një pallat të shumëdebatuar nga spektri politik për lejen e ndërtimit të dhënë nga Edi Rama, në kohën që ka qenë kryetar i Bashkisë së Tiranës. Leje e cila më pas u tolerua nga ish-kryeministri Sali Berisha, pas ndërhyrjes së Nokës.

Në zonën ku Noka thotë se  ka blerë apartamentin çmimet janë tri herë më të shtrenjta se ç’deklaron ai. Një apartament në rrugën “Sami Frashëri”, që ndodhet pranë Liqenit Artificial, me të njëjtën sipërfaqe që deklaron Noka, shkon të paktën 500 mijë euro.

Pra, bëhet fjalë për një pasuri që nuk mund ta vendosësh kurrë me të ardhurat që ai deklaron në vitin 2012 dhe as me kredi sociale.

Një vit më vonë, në 2013, Noka ka deklaruar se ka blerë një garazh me sipërfaqe 70 metra katrorë, çmimi i të cilit shkon në 22.400 euro. Deputeti demokrat në po të njëjtin vit ka shitur edhe një makinë të tipit "Mitsubish" me vlerë 3000 euro dhe blerjen e një tjetër automjeti të tipit “Golf” nga bashkëshortja.

Të ardhurat si deputet i Kuvendit në vitin 2013 për Flamur Nokën kapin vlerën e 668.454 lekëve. Ai deklaron se ka përfituar pagesë kalimtare pranë DRSSH-së, me vlerë 62.965 lekë.

Në vitin 2014 ka bërë pushim nga shtimi i pasurisë, ndërsa në vitin 2015,  ish-Ministri i Brendshëm ka blerë një automjet 40 mijë euro, ndërsa të ardhurat e tij zyrtare shkojnë rreth 2 milionë e 4 mijë lek të reja në vit. Një automjet kaq i shtrenjtë, normalisht nuk blihet me kredi, por ke të ardhura të mjaftueshme.

Në vitin 2015, “fati” do t'i buzëqeshë deputetit të PD-së.

Në këtë vit, Noka ka shitur një automjet për 7000 euro për të blerë një tjetër, vlera e të cilit shkon 40.000 euro. Për burim të ardhurash, ai deklaron se ka marrë 30 mijë euro kredi, ndërsa 10 mijë euro i ka siguruar nga shitja e një automjeti në vitin 2011.

Demokrati deklaron gjithashtu edhe ekzistencën e disa llogarive bankare, gjendja e të cilave ka pësuar rritje.

Llogaritë që Noka deklaron janë: 17.021; 3.010.984; 1.648.425; 150.700.

Të ardhururat si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, Noka ka deklaruar 2.431.949 lekë.

Noka ka deklaruar se e ka rishitur garazhin me vlerë 1.000.000 lekë.

Në vitin 2016, deputeti i PD-së ka deklaruar llogari rrjedhëse me vlerë 437.96 lekë, si dhe pagën si deputet me vlerë 2.512.682 lekë.

Në vitin 2017, Noka deklaron se ka shitur makinën e tij "Wolkswagen" me vlerë 2500 euro, llogari page me vlerë 53.407.32 lekë.

Ndërsa të ardhurat si deputet dhe nga dietat kapin vlerën e 2.344.899 lekëve.

Llogaria e pagesës në vitin 2018 sipas deklarimeve të Nokës, do të kapte vlerën e 85.096.42 lekëve, ndërsa dispozitat në lekë në një bankë të nivelit të dytë kapin vlerën e 137.426.65 lekëve. Të ardhurat e tij si deputet kapin vlerën e 2.270.070 lekëve.

Deklarimi i fundit që Noka ka bërë ka qenë ai i vitit 2021, para marrjes së detyrës si deputet.

Të ardhurat pranë Sigurimeve Shoqërore në këtë vit kapin vlerën e 578.306 lekëve. Interesa nga obligacionet për periudhën 01.01.2021-10.09.2021 kapin vlerën e 110.242.12 lekëve./CNA.al

14 Komente

  1. V
    Vlonjati 12

    Kot i bini legenit ju , duke na nxjerr deklaratat e pasurise vit pas viti . Qorrat dhe matufet e Inspektoriatit te Deklarimit te Pasurive te bejne detyren per kete trapin e per shume si ky . Problemi eshte se si pune e ketij jane te gjithe politikanet , te majte e te djathte , ndaj kot beni shkrime te tilla se askujt nuk i pelcet

    Përgjigjjuni
    1. K
      K

      Noka me fshataret falimentuan koprativës duke vjedhur, jo me shtetin që e bene prone private.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Ariola

        SHIKONI PAK NJE KATEGORI TJETER. MINISTRET E RAMES SHIKONI DREJTORESHEN MAFIOZE NE MINISTRINE E JASHTME QE KA KALUAR MOSHEN E PENSIONIT PREJ 2 VITESH DHE PASURINE E SAJ SHIKONI KONSULLEN E SHQIPERISE NE NY DHE SHTEPITE E PASURITE E SAJ, NDERKOHE QE JEP DOLLARE QE VJEDH NGA SHQIPTARET E USA DREJTORESHES DHE SEKR PERGJITHSHEM QE TE VAZHDOJE KONSULLE EDHE PSE KA KALUAR 6 VITE. KA VIDEO ME ZE E FIGURE NE GAZETA NE NY SE KUSH ESHTE NAJADA ALLIU / SOJLI

        Përgjigjjuni
      2. F
        FATMIRI

        NOKA GRUAQIRI KUR KA ARDHUR NE TIRANE SKA PAS BREKE NE BYTHE POR ME MBESHTETJEN E SALI KRIMINELIT U BE MINISTER DHE HAJDUT NJE NJERI PA INTELEKT NJE ORDINER QE NUK DI EDHE TE FLASI SI NJE NJERI NORMAL KETA JAN POLITIKANET QE KERKOJN TE QEVERISIN VENDIN SI PUNA E KETI TUTKUNIT QE NGATERROHET ME FJALET E VETA MALOKU MUTIT FAR E SHKERDHYER

        Përgjigjjuni
        1. f
          franci

          Keta jane kamikazet e Sali non grates derr maloku....

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pyka

            Ky .....Flam Noqia hahahaha ka shpik raketën per ne Mars..hahaha,po sa xhelozè që jeni,or njerëz!!hahaha..po ti shikoni SURRATIN dhe SJELLJEN,rrezaton INTELIGJENCE!! E meriton të jete i pasur!! Një pyetje kam:kush nga deputetèt nuk është si ky INDIVIDI....ne këto 30 vjet???????

            Përgjigjjuni
            1. t
              tony

              Kjo eshte nhe pyetje qesharake nd kohen e salehut dhecpolicetve thjeshte u bene milionere jo mo muli ish minister i brendeshrm me lidhje kriminelesh dhe hajdutesh qe i mban dhe sot dhe ju thoni si u be miliarder nje pytje qe e ka pergjihjen nga mbrapa?

              Përgjigjjuni
              1. K
                Komentator Politik ????????

                Çmimet në ushqimore janë më të larta se në BE, shitja e shtëpive dhe apartamenteve ose tokë arë ose troje duhet të bllokohet deri në antarsimin e vëndit në BE, ndryshe fiset Berisha, Rama,Hoxha,Basha,Fino Ruçi., do flejn urave., ndërsa pastruesit e bashkive në BE që e kanë rrogën 2000 euro në muaj do gdhihen me dhomë gjumi me pamje nga deti.

                Përgjigjjuni
                1. U
                  Uran Marku

                  o Komentatori Politik , paske qene kokra e mullarit , o dyli , per cfare flet kementi dhe cfare shkruan ti .....sa i vobekt je o derbardh ... Ke gje per te shkruar per Noken ?? Po ke shkruaj , po ske futi nje fasule me pilaf e pirdh tere diten , ti dhe ai Bardhyli kosove jeni dy qypa me mut na keni care llarin .....pizeveng

                  Përgjigjjuni
                2. L
                  Labi

                  Po cfrare vetingu kerkoni ?? Vetingun ja paska bere GAZETA E PARTISE” Edhe kartifozet e hengren , pasi i derguan sms njeri tjetrit “ He mo e pe se kush eshte Flamuri ? Dhe fap linkun e temes . Nga ana tjeter i ngazellyer deri ne ndersim - “ He mo i lumte Meros , asht i papam , ne burg e kane vendin !!!” Tani o burra ti turremi SPAKUT !! Ore vertet a e lexon SPAK temen e Meros apo ja fit gjumit ??? Ju propozoj kartifozeve t Me rradhe cdo dite te vendosin te dera e SPAK gazeten e dites te Meros dhe me siguri ata do veçrojne !!! Po mire more truthare po ka 9 vjet Edi me pallen qe qeveris , nuk e kishin pare DEKLARIMIN e Ndokes ?!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Aruro Ui-u shqiptar=Salih Ram Berisha

                    Noka e pas tij Paloka jane pas ciftit siamez Meta-Berisha ,personat me te urryer per popullin shqiptar.Sigurisht Noka mbase ka dhe pasuri me shume se Paloka,per aresye se Noka ose flamuri pa bisht,ka dhe nje lidhje e mbeshtetje te fuqishme ne Beograd,lidhje qe e ka favorizuar ate ne marredheniet me babain e krimit,gjithashtu UDB-ash,Berishovicin e njohur.Keshtuqe ,ne kete kontekst ka patur avantazhe te medha qe te renditet i treti ne liste,pas ciftit Berisha-Meta si per perfshirjen e tij ne boten e krimit kunder ketij vendi ,ashtu dhe ne perfitime te paligjeshme pasurie te tundeshme e te patundeshme.Perderisa ky shtet eshte pa zot,mire ka bere.Pse budalla eshte ai?Ne kete menyre ai i ben te fala dhe prokuroreve te Spakut apo kryeprokurorit Cela,i cili me duket se eshte me leje te perhereshme shtatezanie, nuk gjendet gjekundi,eshte i padukshem e inaktiv si Fantomasi.Dhe shpresojme ne se do bjere ndonje peshk i madh ne rrjeten e SPAKUT!Na ka ikur truri fare!Ne rastin e Shqiperise nuk vlen aksioma se po ndoqe parate e krimit e pasurine e krimineleve,qofte dhe me jaka te bardha, pas tyre do te gjesh autoret e krimit.Kjo per SPAKUN tone nuk vlen,te paklten deri me tani!Spaku eshte inegzistent,godet vetem atje dhe ata qe s'kane fuqi politike,ose kunder peshqve,qofte te medhenj ne partine socialiste,qe e ka deklaruar se nuk i merr ne mbrojtje.Kurse ne kampin opozitar,qe jo vetem qe i mbron,por eshte pale me te gjithe kriminelet e te korruptuarit qe jane bere mullar ne kupolen e saj dhe levizin te pashqetesuar fijet e te gjithe bandave ne kete vend Spaku hesht dhe qellimisht! Kjo eshte katandja jone me shpresen e ketij organi!

                    Përgjigjjuni
                    1. r
                      raul

                      Ky kryevagabondi i foltores se Vicidolit kur ishte president i Republikes se Lazaratit mori nga rruga nje kengetare tallava Greta koqen dhe e beri drejtoreshe kulture ne kabinet qe ti bente fresk ne pushimin e drekes kur numeronte leket qe vinin nga Lazarati. Me vone mori dhe 2 hyrje ne Sarande tek enti i banesave ne emer te familjareve te vet. Pastaj doli ne pordhestat rrugore ku drejtoi naziskinet e mamurrasit per te djegur deren e kryeministrise me molotov. Eshte njeriu me i urryer ne Shqiperi dhe sa kohe te jete ky vagabond me makine 100 mije euroshe ne foltore as mos ta mendoje ndonjehere pushtetin se populli Shqiptar nderron ekranin sa here del ne ekran ky gangster qe dogji me molotov deren e kryeministrise.

                      Përgjigjjuni
                      1. H
                        Haaa

                        O Raul Ta dha efektin menjehere pordha e Meros !!!! Lum si ti qe te bekan efekt edhe barerat fallco!!!

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Kujtimi

                          Nuk ka hetime dhe gjykime te politikaneve sherbetore te komshiut te Lalezit Doktor Mortjes per sa kohe te jete ne krye te SPAK -it Arben Llalla.

                          Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje