
Analisti Lorenc Vangjeli prej kohësh është duke prezantuar publikisht një sërë parashikimesh që nga arrestimet, qëndrimet e DASH, puna e SPAK-ut, etj.
Së fundmi, ai ka deklaruar në emisionin “Log” të gazetarit Endri Xhafo, se Presidenti i republikës do të zgjidhet me 84 vota.
Megjithëse në raundin e katërt Presidenti kërkon shumicë të thjeshtë votash, analisti Vangjeli parashikon se Rama do të gjejë deputetë në grupet opozitare dhe do të nxjerrë Presidentin e ri me 84 ose 85 vota.
Vangjeli: Sfida e Edi Ramës nuk është të zgjedhë presidentin e Republikës, por të konfirmojë në krye të Republikës, Presidentin e nesërm. Mos iu duket habi që ndonjë nga grupet e tjera parlamentare të opozitës dhe socialistët do të bashkojnë votat me të. Unë po them Edi Rama do dalë dhe do thotë se për herë të parë i dhamë vendit një president konsensual me 84 ose 85 vota.
Vangjeli: Edi Rama do të gjejë deputetë të tjerë të grupeve të tjera parlamentarët cilët vendosin qëllimet e vendit para interesave të tyre partiake që i jep Shqipërisë një President konsensual. Më shumë se emri i presidentit, për Ramën kishte rëndësi procesi, por lepurushët budallenj të politikës nuk e kuptuan
Vangjeli dikur perpiqej te thoshte disa te verteta, natyrisht duke rusjtur me finese perkatesine e tij. Sot eshte bere i merzitshem. Eshte bere si ajo astrologia “ e famshme” Meri, apo ai Pulla. Kerkon vemendje duke “parashikuar” situata sikur eshte ne brendesi dhe ka informacione “teper konfidenciale” nga DASH, nga SPAK, nga selite e partive e deri çfsr mendojne me nder lideret, apo duke parashikur situsta we “te lejne pa goje”. Eh moore Vangjel je bere si ato arichofkat e GAB-it qe per te detyruar tu marresh mallin betohen “qafsha per Zotin mall qi kom une nuk gjen as ne Bllok”. Megjithste kjo sshy Shqiperia.
Nuk është herët që vëndi të përfajqsohet nga shefi i shtetit në kohë të duhur, pasi kemi të bëjm me një kriz artificiale.