
Partia Socialiste do të mbledhë të premten Kryesinë. Mbledhja do të mbahet në orën 17:00, ndërsa pritet që të bëhet publik dhe emri i kandidatit që do të propozohet nga Partia Socialiste.
Ndërkohë, Konferenca e Kryetarëve pritet të caktojë në mbledhjen e saj në orën 14:00 të ditës së sotme, datën e zhvillimit të raundit të katërt që është edhe raundi i parafundit, sipas përcaktimit të Kushtetutës për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.
Opozita nuk propozoi asnjë emër në tre raundet e para kur kërkoheshin 84 vota për të zgjedhur Presidentin. Ndërsa tashmë pritet që kandidati të propozohet nga mazhoranca, ndërsa po sipas Kushtetutës duhen të paktën 71 vota deputetësh për të patur kreun e ri të Shtetit.
Lini një Përgjigje