Balla: Berishës nuk i marrim asgjë në konsideratë, Simon Miraka do rrëzohet ! Për presidentin negociojmë vetëm me pro-amerikanët

31 Maj 2022, 15:14Politika TEMA

Balla: Berishës nuk i marrim asgjë në konsideratë, Simon

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në fjalën e tij në Konferencën e Kryetarëve për procesin për zgjedhjen e presidentit të ri tha se kandidatura e Simon Mirakës për president do të rrëzohet për shkak se Sali Berisha është mes firmëtarëve për propozimin e tij.

Balla tha se PS nuk do të negociojë me asnjë deputet anti-amerikan dhe të shpallur “non-grata”.

"Sali Berisha nuk merret në konsideratë sa herë të shfaqet emri i tij në listë propozimesh, me shumë keqardhje kam konstatuar dje rastin e zotit Simon Miraka. Që mesa duket do të rrëzohet në seancë pasi ai nuk e heq firmën e vetë. Përsa i përket përjashtimeve do të diskutojmë me grupet parlamentare, nuk diskutojmë me deputetë të pavarur apo të përjashtuar.

Një person i shpallur non-grata nuk mund të ketë as firmë as votë në procesin e presidentit të republikës, se nuk mund ta bëjmë pis. Negociatat janë politike, dhe në aspektin politik unë dua të negocioj vetëm me pro-amerikanë, kush ka zgjedhur rrugë tjetër të shkojë, ata që janë kundër SHBA, ne nuk negociojmë. Kemi pritur listë emrash, kandidatë, e patët mundësinë në dy raunde. Mund ta kishim zgjedhur që në raund të tretë.

Ne vendin pa president nuk do ta lemë, do ta zgjedhim presidentin. Jemi të gatshëm të presim nëse do të përfshiheni në proces, unë mendova se keni vënë mend nga bojkoti, por po vazhduat me këtë histori, malet më të larta. Presim në vijim deri të shtunë nëse doni të përfshiheni në këtë proces…

Lini një Përgjigje