Duma i drejtohet Ballës: Po talleni me opozitën, qëllimi jonë është që çdo sekondë t’ju shkurtojmë jetën dhe mirë do bëjmë

31 Maj 2022, 15:36Politika TEMA

Duma i drejtohet Ballës: Po talleni me opozitën, qëllimi

Grida Duma gjatë fjalës së saj në Konferencën e Kryetarëve ka thënë se procesi për zgjedhjen e Presidentit është kthyer në një teatër. Duma u shpreh se mazhoranca po tallet me opozitën pasi ata nuk do binin kurrë dakord për emrin e propozuar.

Duma theksoi se njëjtë si mazhoranca të cilët për qëllim kanë shpërbërjen e opozitës, edhe opozita ka qëllim për t’i shkurtuar atyre mandatin politik në qeveri.

“Juve e mbaruat fjalën tuaj zoti Balla se ju si ‘opozitë mund të keni qasjen që përmes Presidentit mund të krijoni zgjedhje të parakohshme’ edhe kjo është një rrugë me shumë kthesa. Qëllim e kemi që në çdo sekond t’ja u shkurtojmë jetën dhe mirë do bëjmë. Politik, për politikë jemi mbledhur këtu.

Nuk është mungesë etike që opozita e ka këtë qëllim, që nuk ka asnjë dyshim që qëllimi juaj si mazhorancë është të vendosni shkopinj dhe të përçani opozitën. E keni arritur apo jo unë nuk mund ta them këtë pasi rruga është e gjatë.

Kjo që po bëni ju është një tallje, ajo që bëtë me ne është një tallje që thatë sillni një emër dhe më pas të vendosim. Procesi për Presidentin është kthyer në një teatër të madh. Ka shumë gjasa që ju ta zgjidhni Presidentin me 71 vota”, tha Duma.

8 Komente

  1. E
    E verteta e vertete

    Pac fatin e Grides!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kjo ka vetem nji Qillim lereni se c'lepihet

      kjo osht aty me ja shtrydh koqet dhe zvogelu karucat e tipit sallinjani , pra politikaneve sepse rropsi te tilla s'i takon kurr ne asnji Patri Politike te Kontinentit . Kjo qe i bojn kto baxhella Parlamentit Shqiptare me pranine e tyre , mnsai kan shkel cdo Moral e Kode Politikani- eshte nji degradim ordiner per shqiptaret . Me te tille morali politikanesh shkohet vetem ne Bordello por jo Parlament

      Përgjigjjuni
      1. B
        Baca

        Po te ishte ne doren tende ti cdo gje e shkurton, prejashto njerin, te cilin e kerkon sa me masiv!

        Përgjigjjuni
        1. J
          Jorgo

          me ta shkurtu jeten Grigja, te shton zoti ymrin inshallah

          Përgjigjjuni
          1. S
            Salinjani

            Ti vetem ja ngref maxhorances o baxhelle patetike

            Përgjigjjuni
            1. S
              Salinjani

              Ti vetem ja ngref maxhorances o baxhelle patetike

              Përgjigjjuni
              1. F
                Falje per fjalorin

                Kjo gjithçka e kupton si ; I gjate , i shkurter, etj......

                Përgjigjjuni
                1. k
                  karaduci me kemishe nejloni

                  Hahaha kush ta shkurton jeten,me baxhella si ty keta kamunistat rrojne dhe 200 vjet akoma

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje