Presidenti i ri, Balla: I ndryshëm nga Meta! Opozitës i dhamë kohë por nuk sollën asnjë emër, tani i takon PS të propozojë

31 Maj 2022, 16:08Politika TEMA

Presidenti i ri, Balla: I ndryshëm nga Meta! Opozitës i dhamë

Kreu i Grupit parlamentar të PS, Taulant Balla foli pas përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, duke thënë se maxhoranca dëshiron që opozita të përfshihet në procesin e  zgjedhjes së Presidentit të ri.

Ai tha para gazetarëve se tani i takon Partisë Socialiste që të propozojë emrin e kandidatit për të qenë në krye të shtetit.

Pyetje: Kryesia e PS, do hapni zarfet e deputetëve me emrat e kandidatëve apo do keni dhe propozime surprizë?

Balla: Tani na takon ne që PS, ka institucione e veta të vendimmarrjes. Kryesia është organi më i lartë vendimmarrës në emër të PS.

Pyetje: Preferoni grua apo burrë?

Balla: Nuk duhet përjashtuar asnjë prej gjinive me rëndësi të kemi president që të mishërojë më së miri vlerat e larta të integritetit publik dhe ato që përcakton Kushtetuta, i ndryshëm nga Ilir Meta.

1 Komente

  1. B
    Buda

    Si nje nga veteranet socialiste qe jetojne jashte Shqiperise, une e keshilloj Kryesine e Partise Socialiste qe ne raundin e katert te Kuvendit te Shqiperise te paraqese 3 kandidatura per President, nga te cilet te dalin dy kandidatura per raundin e peste dhe te fundit.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje