
Partia Agrare Ambienaliste në zgjedhjet e ardhshme të pushtetit vendor do të dalë e vetme në zgjedhje e pushtetit vendor. Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i kësaj partie, Agron Duka, i cili thekson se PAA të prezantojë filozofinë dhe identitetin e saj, si një parti me fokus agrar e mjedisor.
I vetëdijshëm për situatën politike në vend, Duka thekson mazhoranca është arrogante, ndërsa opozita e destabilizuar për shkak të luftës së brendshme.
“Një dominancë absolute dhe arrogante në nivel vendor, nga mashoranca socialiste dhe një opozitë tërësisht e destabilizuar nga ana organizative si pasojë e luftës së brendshme, e bëjnë mjedisin politik shumë të papërshtatshëm dhe jo të qetë për votuesit”, shprehet Duka.
Ai thotë se PAA do të vazhdojë të mbetet një parti opozitare, dhe me program e platformë tërësisht në interes të qytetarëve.
“PAA do të jetë e hapur për të koordinuar apo bashkëpunuar me lëvizje të reja, apo forca të reja politike që do të debutojnë në një garë elektorale, për të mbledhur bashkë mendime të ndryshme, forca të reja, ide novatore dhe njerëz të ndershëm, idealistë dhe atdhetarë”, thekson Duka.
Njoftimi i plotë i Agron Dukës
PAA: E vetme në garën zgjedhore për pushtetin vendor
Partia Agrare Ambientaliste do të futet në garën për zgjedhjet vendore të vitit 2023 jashtë koalicioneve politike. Kryesia e kësaj partie vendosi që në këto zgjedhje PAA të prezantojë filozofinë dhe identitetin e saj, si një parti me fokus agrar e mjedisor.
PAA është në një fazë riorganizimi aktualisht, dhe në vjeshtë ajo do të fillojë procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për këshillat bashkiakë. Ne jemi të vetëdijshëm për situatën politike në vend. Një dominancë absolute dhe arrogante në nivel vendor, nga mashoranca socialiste dhe një opozitë tërësisht e destabilizuar nga ana organizative si pasojë e luftës së brendshme, e bëjnë mjedisin politik shumë të papërshtatshëm dhe jo të qetë për votuesit.
Megjithatë, PAA do të vazhdojë të mbetet një parti opozitare, dhe me program e platformë tërësisht në interes të qytetarëve.
PAA, paralelisht me riorganizimin e strukturave, po riorganizon edhe programin e saj, duke mbetur një parti e spektrit të gjelbërt, me objektiva të qartë në mbrojtjen dhe rigjenerimin e mjedisit, marrjen e masave për t’iu përshtatur ndryshimeve të klimës, mbështetjen konkrete të fermerëve, jashtë skemave subvencionuese propagandistike. Ne do të projektojmë në programin tonë jo thjeshtë mbështetjen e mbijetesës apo lëmoshës, por krijimin e mekanizmave që modernizojnë bujqësinë, rrisin prodhimin, standardet e cilësisë dhe eksportimin e prodhimit.
PAA do të jetë e hapur për të koordinuar apo bashkëpunuar me lëvizje të reja, apo forca të reja politike që do të debutojnë në një garë elektorale, për të mbledhur bashkë mendime të ndryshme, forca të reja, ide novatore dhe njerëz të ndershëm, idealistë dhe atdhetarë.
Bo bo iku dhe klani zemunit ose duka i krimit Eh mjer politika dhe shqiperia per keto soji halesh qe kane 32. vjet qe u sillen neper kembe shqipetareve A ka ndonje vend c4 qe ti marrin ne konsiderst keta kriminel
O Gono po me kete koktulin qeros nga Durresi do besh politike. Na e paske vene dhe ne krah te djathte po ai s'di me lidh dy fjale o Gono e jo me te bej politike.
Ore,gjithe jeten ky keshtu pa parti,vetemme dyqane,150 kg dhe hu me hu. Mero me shume punonjes je ti dhe Filipi,se Partia e ti. Edhe Fatmiri sa dhe si partia e Gones e ka.Por ama qendron ne nje hu.
Mirë thoshte Sulltani ; "Mëndjen e parë të Shqiptarit të ma ketë kali,të dytën t'a kem vet".
Sa leke i dhe Xhuvelit qe more "patentet" e Partise Agrare? Kishte ndonje amanet ai qe ta ka lene? E di si i thonë kesaj? Ç'vete nê shtëpinë tënë, kush pordhi, kudh mori gjënë.
O Gone pse bre rrocke gjithe jeten pabuksa do na lesh ne agrareve.Behu re me Ramen se Sala iku per lesh cari