Shtatori iku, tetori iku, nëntori po ikën: A kanë vërtet strategji Berisha dhe Meta, për rrëzimin e Ramës?

13 Nëntor 2022, 17:21Politika TEMA

Shtatori iku, tetori iku, nëntori po ikën: A kanë vërtet

Gjithë gushtin, si asnjëherë më parë, Sali Berisha dhe Ilir Meta, bashkë me deputetët që i ndjekin pas, nga një muaj pushimi, e kthyen në një muaji aksioni, duke pompuar opinionin publik, se në shtator do të bënin namin.

Nuk kishte ditë, që Berisha dhe Meta të mos dilnin në konferenca shtypi, madje dhe nga dy apo tre herë në ditë, për të thënë se në shtator do ta merrnin para Edi Ramën.

I yshtën aq shumë ndjekësit e tyre, sa shumë prej tyre u bindën vërtet se kishte ardhur më në fund koha e së vërtetës, se tani nuk është më Luli në krye të opozitës, por dy politikanë të vërtetë si Sali Berisha dhe Ilir Meta, të cilët do këtë radhë do i tregonin vendin Edi Ramës.

Por shtatori erdhi shumë shpejt dhe nuk ndodhi asgjë, edhe pse Berisha e Meta ishin përbetuar për të kundërtën.

Kur i pyesnin gazetarët se ku i kanë protestat e premtuara, justifikoheshin se ata ishin pas çdo proteste të pakënaqurish.

Kështu vazhdoi edhe tetori, ndërsa e vetmja protestë e vërtetë e organizuar nga opozita ishte ajo e Ilir Meta tek varrezat e Sharrës.

Atë që nuk e bënë në shtator e tetor, më në fund thanë se do e bënin në 12 nëntor.

Edi Paloka doli publikisht e tha se po mendonin seriozisht që të merrnin edhe Kryeministrinë.

Dhe duke parë rrëmujat që Berisha ka pas bërë në protestat e viteve më parë, kur drejtonte opozitën, pati shumë nga ata që e besuan vërtet.

Madje edhe mediat në shumica, nxirrnin përditë militant të cilët i paraqisnin si qytetarë të thjeshtë, për të treguar se zemërimi ndaj Edi Ramës ka arritur aty ku nuk mban më dhe më 12 nëntor do e përzinin me se s’bën.

Ndaj mezi e prisnin 12 nëntorin.

Dhe 12 nëntori erdhi.

Sollën njerëz nga çdo qytet i Shqipërisë, për të mbushur Bulevardin.

Për ta mbushur kohën, meqë kishin marrë leje për më shumë se katër orë protestë, nuk lanë njerëzi pa nxjerrë në foltore për të folur.

Dhe në fund, folën ata të dy, Ilir Meta dhe Sali Berisha.

Ndërsa i pari nuk nxiti asnjë entuziasëm dhe nuk kishte asnjë mesazh të qenësishëm politik, i dyti dukej më i qartë, duke thënë se do të ketë stabilitet në vend, nëse Edi Rama vjedh sërish votat. Që nënkupton, nëse Rama fiton sërish zgjedhjet.

Pas fjalimit, të dy nxituan të ikin në shtëpi, pa thënë asnjë fjalë se çfarë do të bëhet më tej.

Të nesërmen, në selitë e tyre kishte pllakosur një heshtje varri, jo sikur kishin mbajtur një “protestë historike”, siç e propaganduan, por sikur kishte ndonjë vaki.

Edhe këtë herë, ata i  mashtruan ndjekësit e tyre, duke u thënë se do të rrëzonin Ramën dhe pastaj ikën duke i lënë vetëm në shesh.

Dhe çfarë është më e keqja, duket se edhe ata vetë nuk e dinë se çfarë do të bëjnë dhe si do të vijojë beteja e tyre.

E vetmja gjë që dinë dhe thonë, është që Edi Rama është hajdut, kriminel, i korruptuar etj etj, por nuk dinë të thonë se si do ta largojnë dhe çfarë strategjie kanë për të ardhur në pushtet.

Aq sa kishin dëshpëruar dhe vetë Fatos Lubonjën, i cili i zhgënjyer, deklaroi menjëherë pas protestës se Edi Rama nuk largohet as me protesta paqësore e as me votë, duke lënë të kuptohet se ai rrëzohet vetëm me dhunë.

Vetëm se aq pak sa kanë mbetur, vështirë se e çojnë në mëndje.

Ndaj, duket se strategjia e tyre e vetme është, ta shtyjmë si ta shtyjmë, me gënjeshtrën dhe protestën e ardhshme.

11 Komente

  1. M
    Muco

    E kane planin,por nuk po gjejne mjaftueshem brisqe per te na e rruajtur prandaj po presin.

    Përgjigjjuni
    1. c
      ce

      Per hartimin e strategjise per te ardhmen se zgjedhjet e 2014 mbaruan, ato i fitoi nga zyra e leshelise spiuni Agush askush kokeducja dhe perbindeshi i vicidolit , eshte ngritur nje grup pune i perbere nga Sali Lusha kryebandit, neonazistet Aleksander Biberaj, Paloqja, Tedi bibiloshi kokpalloshi, Luciano Boci ky doci neonazist qe rrahu poshtersisht burrin e nderuar te Elbasanit Gjergj Luca ne menyre shume tinzare dhe te pabese duke u bere njeriu me i urryer ne Elbasan.dhe foltorja bashke me particken e lekut do shkojne ne gropen septike politike qe u ka caktuar historia.

        1. S
          Salkari

          Ata kane thene per shtatorin , tetorin dhe nendorin ...po skan then se per ke vit behet fjale ....mund te ken si busull ose si vije te kuqe 2035-sen .... presim , deri atehere dicka do bejn mos u sekelldisni .......

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vranakonti

            Sali Berisha dhe Ilir Meta kercenojne Edi Ramen se do futet ne burg po preku voten e lire te demokrateve.Ata mashtrojne budallenjet e tyre qe i ndjekin pas.Edi Rama nuk ka nevoje t'i vjedhin votat dhe as ka ndermend ta beje kete gje se ai e ka numrin e nevojshem per te fituar pa vjedhur votat.Kete e din dhe dy myteberet, Saliu me Meten,por ata pergatitin elektoratin e tyre qe sot me qellim qe te mos revoltohet kundra vete atyre. Saliu dhe Meta nuk kane numrin e nevojshem dhe nuk fitojne dot.I bejne thirrje elektoratit gri por kot fare se ata nuk i pergjigjen. Saliu me Meten akuzojne Ramen se eshte hajdut,kriminel,armiku me i madh i Evropes,po varferon shqipetaret etj pafund qe nuk jane aspak te verteta. Keto dhe te tjera si keto i kane bere dhe po i bejne keta,Saliu me Meten. PRA,TE GJITHA KRIMET MONSTRUOZE QE KANE BERE SALIU ME METEN,JA FATUROJNE RAMES. POR POPULLI NUK ESHTE BUDALLA QE TE HAJ KETO MBROçKULLAT E KETYRE DY MYTEBEREVE DHE DO T'JA TREGOJNE QEJFIN NE 14 MAJ TE KUTIA E VOTIMIT. Ne 14 Maj Saliu me Meten do terbohen e do marin malet nga syt kembet.

            Përgjigjjuni
            1. r
              robi

              zgjedhjet jane ne 2036 ten ato mund te fitohen nga particka e frd se se te papunit Sali Shehu i cili eshte aleati me i madh i spiunit Agush askush kokeducja

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vk

                Sa njeri deri me sot se ka marr qeverin me protesta.

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Rama fiton perseri!

                  E kane planin. Po pergatiten te bejne terror dhe te destabilizojne vendin. Jane bere si te cmendur, nuk dine cfare te flasin dhe si te flasin. Nuk dine, si te justifikojne humbjen e radhes. Vota e lire e zgjedhjeve per pushtetin lokal do t'i fuse edhe me thelle ne batakun e qelbur, ku jane vet-futur. Me investimet e siguruara nga qeveria, me punet dhe veprat ne infrastrukture, ne turizem, bujqesi, aresim, ne shendetesi dhe me rritjen e autoritetit ne arenen nderkombetare, kandidatet per ndeshjen ne ''ring'' jane bere skelet, kocke e lekure dhe po çmenden dita-dites!

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shqiptari

                    -Si nuk paskan srategji çifti Berisha-Meta?! Ata po kalojne nga fitorja ne fitorje.-A nuk i degjuar mesazhet e liderve te Foltore-Lirise?!I degjuat? -Do marrim Kryeministrine dhe do bejne namin -Do arrestojne Ramen dhe do e fusin ne 42 bis -Do i japin me ne fund... ej, Fund korruosionit —Menjehere do i kthejne pushtetin populllit. —Do bejne zgjedhje te lira dhe nuk ka me vjedhje te votave nga te korruptuarit shqiptare. Çdo gje ne Shqiperi do zgjidhet me referendum -Nga sheshi do ikin kur te ikur Edi Rama,okej! Pordhi kali ne dere te hanit dhe ja ngjiten nje shkodranit,por shkodrani bani be:Nuk kam pjerdh qysh se kam le.Mjere per ne per keta dede qe kane vjedh çdo gje mbi dhe,oe,oe,oe

                        Lini një Përgjigje