Konspiracioni i trashë i “shpopullimit me qëllim”

13 Nëntor 2022, 16:11Politika TEMA

 

Konspiracioni i trashë i “shpopullimit me qëllim”

Meta e ka shndërruar në refren akuzash, atë që ai beson – a më saktë as vetë s’e beson – se Rama e ka projekt qeverisës shpopullimin. E tha këtë dhe në protestën e djeshme. Është ndër teoritë konspirative më të trasha, të cilën ka dhe prej atyre që zgjedhin ta besojnë.

Po pse Rama kërkon ta shpopullojë Shqipërinë? Zakonisht nuk jepet arsye, ngase logjikisht nuk ka. Ndërsa kur jepet një arsye, thuhet se ai kërkon që këtu të mbesin vetëm të pasurit e ai të qeverisë me ta. Edhe kjo ngjan tejet naive për t’u besuar. Ose ose, mund të besohej nëse do ishte vetëm fenomen shqiptar. Siç dihet, nuk është vetëm fenomen shqiptar. Prej më pak se 10 vitesh, edhe vende në BE si Bullgaria, Rumania e Kroacia, pa llogaritur fqinj si Kosova e Maqedonia, sigurisht dhe Serbia, i kanë ikjet, apo dhe shpopullimet, ndër lajmet kryesore.

T’ja faturosh llojit të qeverisjes ikjen frenetike, është përtacimi mendimi. Fakt është se fenomeni është tejet kompleks, ku padyshim, një rol joperiferik ka dhe qeverisja, jo e denjë apo e duhura për të luajtur një rol frenues. Por së paku, deri më tani, nuk ekziston asnjë model referimi se cila qeveri, si e qysh, ka arritur ta frenojë. Nëse do kish ndodhur, debati do ishte më i pjekur. Gjithashtu, më të pjekura edhe kronikat mediatike me pasqyrim realitetesh shpopulluese. Po ashtu dhe debatet politike. Sepse në një tjetër këndvështrim, media është vetë një yshtëse ikjesh, gjersa ka prirjen të përhapë më shumë negativen se sa pozitiven, më shumë të keqen se sa të mirën. Kësisoj, investohet në psikologji dëshpëruese të masat, duke i detyruar, me aq sa ka në dorë, që njerëzit të ikin.

Ne sot jetojmë në kohën që e keqja dominon mbi të mirën, si pasojë e medias, e cila po përjeton pushtetin më të fuqishëm që ka patur ndonjëherë mbi mendjet e shpirtërat njerëzore. Për këtë arsye, nga pushteti i katërt është kthyer dhe në pushtet të parë, paçka se nuk merr vendime ekzekutive si pushteti i parë klasik. Por ajo po formëson psikologjinë e turmave. Iket janë sot psikologji turme, të cilën nuk ka qeveri, sado të përkryer që mund të frenojë. Por kjo nuk e zhbën shpresën e së nesërmes. Në të menduarit historik për të tashmen, kuptojmë se çdo vend a çdo popull, në kohë të ndryshme ka përjetuar sfida e kohë të vështira, edhe shpopullimesh. Por me kohë është kuptuar se nuk ka qenë fundi por fillimi i një kohe të re.

Shembull i freskët, edhe shqiptar: kur kosovarët linin shtëpi e katandi e merrnin malet për të shpëtuar thjesht kokën, nga mizoria serbe, e cila edhe jua digjte e rrafshonte mundin e një jete të tërë, askush prej tyre nuk do e besonte se pak vite më vonë, drejt Shqipërisë do merrnin rrugën si njerëz të lirë, me makina jo aq të lira e xhepat plot, për të shijuar bregdetin shqiptar në çdo stinë. /tesheshi.com/               

17 Komente

  1. S
    Spiuni I.M

    Tre femije ne Londre ke spiun.. dmth 100% nuk ke nje dy po tre femije ne Londre vazhdojne studimet dhe kane Bentley nese ka nje njeri qe duhet ta mbylli gojen je ti spiun tre femije ne Angli

    Përgjigjjuni
    1. I
      Io

      Krahasim tamam ke bere si Serb qe je dhe I sherben asaj,ti dhe komandar yt. C lidhje Kan dardanet me ate qe Ben Rama duke shell te zinj qe I paguaj me shume se shqiptaret? Dardanet erdhen NGA lufta dhe erdhen ne vendin e tyre meme,kurse keta qe sjell komandari yt e Sorros bashke Jane nje rrace tjeter qe skan Pune fare me NE. Rastesi esht fakti qe po te hysh be BE duhet te marresh nje.kuote ta caktuat Afrikaners e lloj lloj racash? Junqe imdoni,merrini ne shtepite tuaja dhe Mo's na cani shume bythen me teori qe sjeni rracista . Ju urreni njerezit tuaj NE shqiperi,thjesht pse mendoj ndryshe,merre mend se sinurreni keta te huajt me ngjyre. Thjesht I doni per.propaganden e qellime tuaja. Shtypi inlire I meros,vec lajme pro Rames,se ndryshe ja.mbyllin finder me keq se cjanberi berisha. Ju dhenket gazetar dhe NE byth tinqije Europa me keq se ci kan qir,prap do thon flmn.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sali Ram Berisha

        "lo"! Shko meso abetaren me pare, se na çave derrasat me "shqipen" tende, pastaj me "mbro" mua nga Rama.

        Përgjigjjuni
      2. A
        Andi dhe Mehdi Bushati.

        Shqiperia? Nje vend i pa shprese. Mbas mandatit te katert, eshte normale qe ekipi qeverises nuk do te kryesohet nga GJIGANDI EDI RAMA, por kush do ta kryesoje? Sot, mbas 32 vjetesh, pas nje pervoje tejet negative qeverisese, perseri, si ata gangot e ferrave, Sahaleja dhe Ilirja, pasi kane lepire ate qe kane vjelle per njeri tjetrin, sot me te bashkuar se kurre, jane gati ta shqyejne perseri vatanin. Mire Ilirja, se fundja fundit, nuk eshte MALSOR, po Berisha, si malok i tradites, si e justifikon kete bashkim me Ilire "floririn", me Iliren qe ka "varrosur" puntoret e gurores qe u vrane ne pune ne Dajt. Ku e ka "burrerine", ku e ka "urtesine" ky CUB, ky KURVE burre, ky MANJAK i pislleqeve te llymit shoqeror. Kete kush ma tregon.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kris

          Analizë e shkurtër por tepër e saktë.

          Përgjigjjuni
          1. h
            hamut mut mutaj

            ky eshte Pesti na cepani

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tea

              Vetem budalliqe flet ky gomari

              Përgjigjjuni
              1. t
                titi

                po me mete po vetem rama i ken me vetdija kto veprime ti jo floririn e ke marr pa dashje hahahahaah

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Armand

                  Ehe po dhe kur u zgjua pastaj spo mbushej dot me frym nga sikikoni mones… aa kar me zile aaa

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Monda

                    A mos rafshim ndor te ktyre kriminelave

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      Roni

                      Boll folet se na e shpifet

                      Përgjigjjuni
                      1. I
                        Ilir

                        Shpopullimin e keni nis ju o ropqira sal e met

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Ardian

                          Ky Meta shyqyr qenka zgju nga gjumi letargjik edhe ska faj qe flet vec pallavra

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Adrian

                            Andi dhe Mehdi Bushati, koment i goditur. Te gjitha epitetet i shkojne, por "kurve burre" eshte me i sakti.

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Alban

                              Pordhi kali ne dere te hanit i thone ketij muhabeti. Likja po lufton per karrige tani si asnjehere me pare.

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Andi

                                Kur flet saliu per migracionin qe coi qindra shqiptare ne emigrim

                                Përgjigjjuni
                                1. E
                                  Erdi

                                  Te fliste ndonje tjeter hajt mo po ku ke goj te flasesh ti o mortje qe ke mbush xhepat me florinj

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje