Shtyhet sërish Kongresi i Partisë Socialiste

18 Korrik 2024, 14:22Politika TEMA
Shtyhet sërish Kongresi i Partisë Socialiste

Kongresi i Partisë Socialiste është shtyrë për në datën 28 korrik në orën 11:00.

Më herët, kongresi ishte menduar të zhvillohej më 20 korrik, më pas në 27 korrik dhe tani është vendosur të zhvendoset më 28 korrik.

Lajmi për mbledhjen e kongresit u dha nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste, të mbledhur më 11 qershor.

Më pas punimet e kongresit u shtynë për shkak të axhendës së kryeministrit.

Kryesocialisti tha se do të prezantojë edhe platformën e re se si do të zgjedhë kandidatët për deputetë të forcës politike që drejton.

Rama paralajmëroi gjithashtu që treçereku i Asamblesë që do të dalë nga Kongresi i 20 korrikut, do të jenë anëtarë të rinj.

Ai nënvizoi se numri i anëtarëve të rinj është rritur me 32 mijë, ndërsa shtoi seqëllimi i PS është që kjo rritje të çohet dhe më tej.

Lini një Përgjigje