Çuçi: Nuk kemi refuzuar debatin për fondet IPARD, të presim raportin final. Deri më tani ka vetëm një paragraf në dokumentin e OLAF

18 Korrik 2024, 11:15Politika TEMA
Çuçi: Nuk kemi refuzuar debatin për fondet IPARD, të

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, iu përgjigj akuzave të opozitës për bllokim të mocionit me debat lidhur me çështjen e fondeve të programit IPARD.

“Në lidhje me mocionin me debat dhe rezolutën e propozuar nga grupi i PD, ne kemi mbajtur qëndrim shumë të qartë në Konferencën e Kryetarëve. Jemi dakord të zhvillojmë debat për një cështje kaq të rëndësishme për një sektor jetik si bujqësia.

Por pikërisht në mbrojtje të interesit të fermerëve dhe të përpjekjeve që bën qeveria për zhbllokimin e fondeve, ne kemi thënë që është i parakohshëm ky debat derisa raporti i OLAF është konfidencial. Ka vetëm një paragraf në raportin vjetor të OLAF për 2023, ku përmenden të gjitha shtetet ku ka shkelje të procedurave për fondet e BE.

Është vetëm ky paragraf është publik. Prandaj ne propozuam që pasi ky proces të realizohet, ne duhet ta bëjmë këtë debat pasi të jetë e sqaruar kjo situatë.

Në jemi të hapur për ta bërë këtë debat. Ky është qëndrimi ynë. Na duhet cdo e dhënë për debatin, me qëllimin e mirë në interes të fermerëve. Ato pyetje që shtroi sot kreu i grupit të PD, kemi sot interpelancë me ministren e Bujqëisë”, deklaroi Çuçi.

Lini një Përgjigje