“Opozita në krizë të thellë, në këtë gjendje nuk fiton”, Zekthi: PD nuk është e Berishës dhe Bashës

17 Korrik 2024, 13:42Politika TEMA
“Opozita në krizë të thellë, në këtë

Analisti Fitim Zekthi thotë se Partia Demokratike nuk është e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, teksa shtoi se opozita ndodhet në krizë të thellë për shkak kapjes së lidershipit.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Zekthi u shpreh se në këtë gjendje, opozita nuk i fiton zgjedhjet.

“Zoti Basha nuk ka vetëm zonjën Pampuri, struktura e PD që ka qenë deri dje, të gjithë kryetarët e degëve, janë me zotin Basha.

Nuk di të ketë ikur ndonjë deputet. Zonja Bano ka thënë, ftesën e PD për bashkëpunim nuk e refuzoj, kjo është gjendja. Faktet janë këto.


Do duhej një gjë më e qartë se kaq. Situata nuk është aq e kollajshme. Brenda këtij grupimi, kryetarët e degëve, kryesitë e degëve, thonë të bëjmë parti, disa thonë presim. Basha po përpiqet të mbajë të bashkuar këtë grup.

Opozita, në këtë gjendje është në krizë dhe nuk e fiton kurrë pushtetin. Duhet të kuptojnë që partia nuk është e tyre.

Njerëzit, kushdo, e kuptojnë cila është kriza, duket. Është kriza e lidershipit në Partinë Demokratike. Është një grusht njerëzish. Kriza e PD është kapja e lidershipit”, theksoi ai.

5 Komente

  1. S
    Sllobodanka

    Hidh vrer o Zekth, o torollak i mallkuar mbi lexhendarin e Vicidolit, birin dhe dhenderrin e Serbise, Sali Sheqere Vuk Berishen, por i gjithe vreri do te bjere ne deren e shtepise tende, se Sali Sokoli vitin tjeter merr pushtetin dhe ti gjej vrime ku te futesh!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aulona Musta

      Kur thua per kete Fitim Zekthin, kujto gomarin e baba Tasit, se ishte me i mençur se Fitim plehu.

      Përgjigjjuni
    2. S
      Shkembi

      Na cave bythen o Fitim! PD eshte plotesisht formation terrorist i Saliut, Argites e Zenit. Ju te tjeret jeni thjesht lepires oturakesh

      Përgjigjjuni
      1. Demokrati

        Fitim , je burre I mencuri qe kupton e vlereson gjera shume me te holla e me te thella , je Njeri qe beson ne fe dhe atdhe ... Si eshte e mundur te fusesh ne nje emrues nje vrases te ftohte , nje percudnues dhe shkaterrues , nje dhunues dhe perdhunies te dimensioneve identitare dhe me te bukura te kombit dhe vendit te vete si Sali Berisha me nje djale te ri , te formuar ne perendim , te perkore , te fisem ne sjellje , ne ligjerim dhe veprime si Lulezim Basha ?! Si eshte e mundur te vesh ne nje plan nje komunist kriminel si SB , nder me besniket dhe beniaminet e vatres se E. Hoxhes me nje indiviv - femije aso kohe , si LB ?! Fitim , te quash opozite ( opozita e vertete eshte dicka e shenjte . Ti e di kete ...) fundrrinat , plackitesit e ketij vendi fatkeq , me S. B . ne krye eshte e tende , e pafashme ta thush ti . Eshte e trishtueshme kur nje Njeri I vleresuar Quan opozite ne krize nje bande ....

        Përgjigjjuni
        1. C
          Censori

          Mero , Jo censure !

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje