“Më lër të bëj policin”, Rama i drejtohet Pjerin Ndreut: Ai merak do të dalë me shpirtin, s’do të ishe kryebashkiak nëse…

17 Korrik 2024, 12:22Politika TEMA
“Më lër të bëj policin”, Rama i drejtohet Pjerin

Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu batutat me Pjerin Ndreun gjatë takimit me kryebashkiakët.

Replikat: 


Rama: Entoni ti ishe kampioni i rindërtimit, e bëre Shijakun avangardin e rindërtimit, duhet të bëhesh kampioni i legalizimeve, sepse kur i thoja Pjerin Ndreut merr shembull nga Shijaku për rindërtimin, thoshte rindërtimi për ne është punë e vogël, tani duhet që shembullin tënd t’ja tregoj Pjerin Ndreut dhe t’i them ja si bëhen legalizimet, se s’do rrijë duke të lavdëru ty policia.

Pjerin Ndreu: Meqenëse kjo njolla e policit më ka ngel, s’ma hiqni

Rama: Nuk është njollë ajo është nder. Po të mos ishe polic s’do të ishe dot kryetar bashkie.

Ndreu: E kam për nder, po bëj pak policin.

Rama: Ai merak do të dalë me shpirtin. Fitore e madhe për Shëngjinin.

Ndreu: Kur doni me sha njeri thoni bën si polic, kur do me bo policin s’na lini

Rama: Pse përhap lajme të rreme, po këtë shaka e bëre si polic.

Pjerin Ndreu: Nuk janë reflektuar disa nga ato që ne kemi diskutuar në Këshill, disa gjëra duhet të ishin më të përcaktuara. Mund të bëjmë më mirë, mund t’i dedikojmë detyrat më saktë, të bëjmë disa predispozita detyruese. Si ta vendosim, sa duhet të jetë numri I njerëzve.

Rama: Nuk je shumë i qartë këto, këto janë të gjitha të sqaruara. Këtë proces do ta udhëheqë bashkia, jo Kadastra. Do të vendosë dosjet prioritare, Kadastra duhet t’i marrë dhe të bëjë regjistrimin. Çfarë nuk shkon sipas jush, do të duhet të referohet te ministri.

Pjerin Ndreu: S’po bëjmë debat.

Rama: Me këtë konkluzion të Policisë, ju falenderoj të gjithëve dhe punë të mbarë.

2 Komente

  1. P
    Pellum Petritaj

    Nusja e djalit te këtij Feriare Ndreu (Petritaj), vajza e mafies se tokave ne Vlore i legalizon shpejt tokat e perfituara me fallsifikim. Djali i Kryebashkiakut Polic krushqi me vajzen e plehrës burgaxhi te tokave. Ka gjet kazani kapakun

    Përgjigjjuni
    1. G
      Goni

      Legalizimet I ke ne TR, po nuk u kollite te Bici ose vartesit e tij (drejtorat qe ka vene Bici) me miliona leke ose mijera euro (duke filluar minimumi 5 mije euro), nuk legalizohen. Me skandal ne toke te tjereve legalizon ndertime pa leje, Babloku me Vkm shkaterron pronat e tjereve. Dallendyshja me keq se Lame, edhe kjo si Lame do perfundoje Spak. Ne komision, KLSH raportoi shkeljet e Kadastrave me legalizimet 2023 qe kishin regjistruar barake kadastra. Rama me shoqerohet me te paaften e kadastres Bici (ordinere, lojtare kazinove), ai duke thene tani legalizimet do te merren bashkite. E gjithe vemendje per te larguar korrupsionin qe mbizoteron dhe maksimumine kadaster. Cdo gje institucion po i del duke vjedh miliona euro dhe fallsifikime dokumentash.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje