Jorida Tabaku: Ja problemi i madh që ka PD dhe pse ne nuk mund të jemi si Rama

18 Korrik 2024, 10:10Politika TEMA
Jorida Tabaku: Ja problemi i madh që ka PD dhe pse ne nuk mund të jemi

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, foli për protestën e 11 korrikut dhe atë që duhet të bëjë partia më e madhe opozitare në vend teksa jemi para zgjedhjeve.

Tabaku u shpreh se protesta tregon një mbështetje të gjerë, por deputetja theksoi se problem i PD-së është dita pas protestës. Për këtë, Tabaku u shpreh se PD ka nevojë edhe për frymën, ndërsa theksoi se partia duhet të zgjerohet dhe nuk duhet t’i flasë vetëm militantëve, por të gjitha shtresave.

“Kam besuar që na ndanin shumë gjëra atëherë, por kam menduar se duhet të na bashkonte lufta ndaj kundërshtarit. PD nuk ka pasur ndonjëherë problem për të mbushur bulevardin. Për mua, pjesëmarrja ishte e mirë.

Problemi që ne kemi pasur gjithmonë është se çfarë ndodh të nesërmen e protestës. Fakti që ne sot ndodhemi në vit elektoral, duhet të shkojmë te njerëzit që ka një mllef elektoral, por edhe për zgjidhjen sesi e nesërmja do të jetë më e mirë. Kemi harxhuar boll kohë që qeveria kështu e bën dhe kështu di ta bëjë. Ne duhet të tregojmë që jemi ndryshe. Kontakti me njerëzit, diskutimi.

PD ka struktura shumë të mira, por ka nevojë edhe për frymën. Si rezultat i debatit të brendshëm dhe tranzicionit të gjatë të tre viteve të fundit ka munguar në fakt. Sot këtë duhet të krijojmë ne post proteste.

E shoh si një fakt që ne diskutojmë se çfarë do të ndodhë të nesërmen e protestës. Ndarja e PD nuk mund të ishte një bashkim mekanik. PD duhet të zgjerohet dhe nuk duhet t’i flasë vetëm militantëve, por të gjitha shtresave”, u shpreh Tabaku në A2 CNN.

6 Komente

  1. G
    Grua llapaqene

    Deficente grua!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sali pordha

      Me joriden perpara

      Përgjigjjuni
      1. B
        Black Jack

        Pordhi Pordhi balona tabake (jorida) hamshoren

        Përgjigjjuni
      2. S
        Shpenka pe Korçe

        Dakort me Tabaken jam dhe une , qe PD-ja e saj me Saliun ne krye , nuk mund te jete si PS-ja dhe Rama . Ne mitingjet e PS dhe Rames ne opozite , Saliu ka vrare njerez ne buleverd para kryeministrise , kurse ne mintingjet e opozites se Saliut , njerzit e tij qellojne me molotove ndertesen e kryeministrise dhe nuk pesojne asgje . Ky eshte nje ndryshim i madh qe bukuroshja e shemtuar e Sales nuk mund ta kuptoje dot , se po ben 12 vjet pa vjedhur gje , e megjithate vilen ne bregdet e ka ngritur njelloj si Saliu . Prandaj nuk mund te jene njelloj me Ramen ne pushtet .

        Përgjigjjuni
        1. B
          Black Jack

          ????

          Përgjigjjuni
        2. z
          zoti ju mallkofte ! Shkaterrues te vendit qe ju rr

          pa e lexuar ! Ju nuk mundet me qene si Rama se jen te infektuar me Virusin e Lexhendes !

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje