SHISH: Luftuam spiunazhin serb dhe rus në Shqipëri

17 Korrik 2024, 18:02Politika TEMA
SHISH: Luftuam spiunazhin serb dhe rus në Shqipëri

Drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, konfirmoi se janë kryer veprime kundër spiunazhit serb dhe rus në Shqipëri.

Gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ku pjesa më e madhe e raportimit ishte me dyer të mbyllura, Hyseni tha publikisht se shërbimet inteligjente të këtyre dy shteteve kanë kryer veprime në vendin tonë.

“Kryesisht jemi fokusuar në operacione që kanë të bëjnë me krimin e organizuar, antiterrorin, kundërspiunazhin, ku përfshihen kundërvënia ndaj aktiviteteve të shërbimeve të intelijgjencës ruse, serbe dhe shteteve të tjera, me qëllime armiqësore ndaj Shqipërisë”, tha Hyseni.

Që prej rreshtimit krah Ukrainës dhe Perëndimit me nisjen e luftës në Ukrainë, Rusia e ka futur Shqipërinë në listën e shteteve jomiqësore me të. Gjithashtu Rusia ka ngritur disa herë akuza se në Shqipëri dhe Kosovë trajnohen grupe me persona që më pas luftojnë në Ukrainë.

Rusia gjithashtu ka akuzuar NATO-n dhe Bashkimin Europian se Poli i ri i Teknologjisë së Informacionit dhe Sigurisë Kibernetike që do të ngrihet në Shqipëri është zgjerim i qendrave të tyre kibernetike të orientuara për sulme kundër Moskës.

5 Komente

  1. k
    karavastajae

    Zonja ndjek spiunazhin rus dhe Serb dhe raporton tek agjencia e spiunazhit grek..!!? Ai vend nuk agjenci zbulimi inteligjence, kjo furnizohet me informacion nga agjensite “ miqesore “ te fqinjeve….shikoni realitetin e Shqiperise dhe do te konkludoni se me cfare agjencie keni te beni….

    Përgjigjjuni
    1. D
      Deni

      Ti na hangesh mutin ku.....e

      Përgjigjjuni
    2. Z
      Zoti Zorge

      Po pra. Kapet ata pabuksat ( ukraino rustet) qe beni foto germadhave te fabrikes se armeve ne Skrapar...Ishin vertete "spiuna te kalibrit te larte" Arritje e madhe...Po me ata satelitet (Albania 1 dhe Albania 2) ç'behet ? Ju ndihmuan ndopak te kapni spiune apo jo ??? A ju marrte purtha shalet, si jua a ka marre....

      Përgjigjjuni
      1. A
        Astrit Begu

        Nqs ti di ta bësh më mirë atë punë, shko jepi një dorë SHISH- it. Mos bëj ham ham kot nëpër internet.

        Përgjigjjuni
      2. i
        inspektori Gaxhet

        hahahaaaa jo me jo ! vertet ? Kryespiunet serbe greke e ruse i ke ne politike qe te gjithe

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje