Shumica e qytetarëve nuk janë dakord me Berishën kur thotë se SPAK punon me regji

25 Nëntor 2023, 10:07Politika TEMA

Shumica e qytetarëve nuk janë dakord me Berishën kur thotë

Sondazhi i Barometrit në Euronws Albania ka pyetur qytetarët edhe sa i përket deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha për Strukturën e Posacme Antikorrupsion.

Për shprehjen: “SPAK punon me regji. Tek dy dosjet kryesore ajo e inceneratorëve dhe sterilizimit autorët kryesorë të tyre (Edi Rama etj…) nuk hetohen”, 41.9% e qytetarëve janë shprehur “aspak dakord” dhe “jo dakord” me ish-kryeministrin Berisha.

36.1% e të anketuarve janë shprehur “plotësisht dakord” dhe “dakord” me ish-kryeministrin. 18.1% e tyre janë neutral ndërsa 3.9% e qytetarëve nuk janë përgjigjur.

Shumica e qytetarëve nuk janë dakord me Berishën kur thotë

1 Komente

  1. B
    Bureto

    Turp! Pse i jepet gjithë kjo vëmendje një maskaraj që për pangopësinë e tij për pushtet, protagonizëm malinj dhe për pasurim të familjes dhe shërbëtorëve të tij, nuk ka lënë gjë pa i bërë këtij vendi e këtij populli deri dhe krime monstruoze. Kujt i shërben gjithë kjo? Një person i tillë, jo vetëm 'non grata', por faktor destabiliteti dhe paqeje sociale nuk mund t'u shërbejë veç armiqve të kombit dhe shërbëtorëve të tyre, dhe ata dihet kush janë. A ndien kush në shtetin tonë, person, apo institucion ligjzbatues qoftë, ndonjë përgjegjësi për ta frenuar këtë veprimtari të ndyrë të këtij personi? Ç'janë dhe kujt u duhen këto sondazhe, kur shumica e shqiptarëve, për shkak të urrejtjes ndaj këtij përbindëshi, të paktën nga 2013-ta, nuk e votojnë më për t'i dhënë pushtetin aq të kërkuar prej tij? Atëhere edhe njëherë, kujt i duhen këto sondazhe dhe mbështetje mediatike,, përveç se dhënies oksigjen një monstre dhe për ta mbajtur atë si faktor destabilizues në dobi të antishqiptarizmit?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje