Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në emisionin “Balkan Talk” në Euronews Albania, theksoi rëndësinë e Ballkanit për administratën e Donald Trump në arkitekturën e sigurisë europiane dhe atë të NATO-s. Basha theksoi se, pavarësisht konflikteve të mëdha globale, rëndësia e Ballkanit është rritur, veçanërisht për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës dhe tensioneve në Lindjen e Mesme.
Ai vuri theksin te nevoja për një angazhim më të fuqishëm të administratës së presidentit Trump për të përfunduar përpjekjet e Serbisë për të mbajtur të ngrirë konfliktin me Kosovën. Basha gjithashtu nënvizoi se prioritetet e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkan mbeten të pandryshuara, me një fokus të vazhdueshëm në ruajtjen e paqes dhe integrimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Europian si fazën finale të një Europe të tërë dhe në paqe.
Pjesë nga intervista:
Pyetje: Ju çfarë prisni nga një administratë e re dhe nga një departament i ri Shteti? Duket sikur ka një lloj galvanizimi, sikur ka një lloj energje të re për sa i përketë qasjes, siç e shpjegoi dhe zoti Hoxhaj. Por ju personalisht çfarë prisni prej kësaj për sa i përketë Ballkanit?
Lulzim Basha: Ballkani ka qenë dhe mbtetet një pjesë e rëndësishme e arkitekturës së sigurisë të Europës dhe arkitekturës së sigurisë së NATO-s. Rëndësia e Ballkanit jo vetëm nuk është tkururr, por është ritur në kontekstin e dy konflikteve madhore. Njërit konfliktit europian, agresionit të paligjshëm Rus kundër Ukrainës, dhe tjetri në kontekstin e Lindjes së Mesme, ku kemi pasur më shumë prej një viti disa konflikte, me sulmin terrorist ndaj Izraelit, aksioni izraelit në Ripin e Gazës dhe më pas me shpërberjen De Fakto të Hasbollahut me situatën në Liban dhe së fundmi renien e Asadit. Rëndësia e Ballkanit është politike, është logjistike, është ushtarake për NATO-n, pra ka një rëndësi të dorës së parë të sigurisë kombëtare dhe sigurisë së aleancës. Në këtë kontekst, në këtë prizëm është e detyruar ta shoh dhe administrata e ardhshme e presidentit Trump rëndësinë e Ballkanit. Prandaj prioritetet nuk do të ndryshojnë, fondamentalet do të mbeten të njëjta, ruajtja e paqes dhe sigurisë pr fat të keq mbetet prioritet në Ballkan, si rezultat i politikave intrazigjente, revizioniste të Beogradit dhe satelitëve të tij, kryesisht Republika Serbskas dhe disa qasjeve politike në Mal të Zi dhe në Maqedoninë e Veriut. Dhe për sa kohë që ky është realitet dhe përbën një kërcënim në zemër të territorit të Aleancës të Atlantikut të Veriut, pres një angazhim më robus të administratës të presidentit Trump, për t’i dhënë fund përpjekjeve të Serbisë për të mbajtur të ngrirë konfliktin me Kosovën. Dhe natyrisht për t’i bërë të qartë çdo akti revizionist, në kuptimin rishikimin të atyre anëve pozitive të këtyre 30 viteve të kaluara që kanë të bëjnë me sovranitetin, kanë të bëjnë me paprekshmërinë e kufijve, nuk do të tolerohet. Por që administrata do të vazhdojë të mbështesë anëtarësimin e të gjithë vendeve tona në Bashkimin Europian si faza finale e një plani të një Europe të tërë në paqe dhe në liri, që është edhe investimi kryesor i SHBA-ve që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore dhe merr tashmë në këtë kontekst edhe një rëndësi më të madhe.
Kur kllufi I shpellakut I mencur
Kujt i merrni ju Interviste,Lul Vashallokut.Ky o Debil komplet,ju e pyesni sikur eshte shoku Trumpit.Hajde qyfyre hajde:Si shpjegohet qe gjithmone Idiotet lindin me kemishe.Ky Debil dhe kur i Falte Detin Grekve Zgerdhigesh sikur po i jepte Token e te Jatit.Mos o Zot gjithe Idiotet ne Politike,dhe ju doni Shqipnine te heci para.
Ky esht i ditur shum. Sa lek ka dhen per te derdellitur kot ne tym. Ka njeri që e beson. Po ku di ky ç’far do bej administrata e Trump? Po ç’jan keto gazetar që bejn keto pyetje. E ç’na ka gjetur duhet te degjojm lloj - lloj merumi.
xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx yyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyy
Hahaha,doli Luli n'skene prap.Si gjithmone,futja kot,flet per gjëra qe nuk i di,por ti shpjegon.O Luli Basha,koha jote mbaroi,nuk kuptoj pse te nxjerrin ne media ty,ku fjala,mendimi yt,eshte baraz me zero.
Sa merr vesh gomari nga muzika aq merr Lli nga politika. O Tema, je gazeta me e lexuar, mos i ze faqet e gazetes me lloj lloj tipash qe ta shpifin.
Lul Basha shkon me mendjen se meqenese presidenti i SHBA e ka erin Tramp padyshim qe propabiliteti eshte qe ai te pelqeje trapa si puna e Lul Bashes.Dhe e keqja e e madhe eshte se ia ka mbushur mendjen top Ervin Kulluri ku per propagandist te ideve te tyre kane nje mini kulak te vogel tek dritare.tv i qujtur Erm... Piçi me ca çapaçula te tjere qe i fton dhe nje provincial si Roland Qafoku qe eshte mediokri me i peshtire i ketij tranzicioni 35 vjeçar.
Analize e sakte!