Si e manipuloi për 30 vjet Ilir Metaj dosjen e tij si spiun

22 Tetor 2022, 09:18Politika TEMA

Si e manipuloi për 30 vjet Ilir Metaj dosjen e tij si spiun

Ilir Meta u përpoq dhe deri më tani ja doli mbanë që të fshihte nga shqiptarët të shkuarën e errët si spiun i sigurimit. Këtë e bëri me të gjitha mjetet e qëllimet.

Kur drejtonte Shqipërinë si Kryeministër dyshohet se ka urdhëruar asgjësimin e dosjes. Duke e parandjerë se ndonjë kopje e saj mund të kishte shpëtuar, i pajis me certifikatë pastërtie figure nga komisioni ‘Bezhani’ dhe me këtë certifikatë në dorë qarkulloi për vite me radhë korridoreve të Kuvendit, Kryeministrisë dhe në fund të Presidencës.

Përveç pastërtisë që siguroi në letra bleu edhe heshtjen e personit që kishte qenë viktimë e spiunazhit të tij, Filip Talos. Sipas të dhënave nga Tatimet, Filip Talo është punësuar si Kryetar i Vlerësimit të Ofertave në Drejtorinë e Metrologjisë, që merret me kontrollin e naftës dhe nënprodukteve të saj. Talo është punësuar kur drejtor ishte zyrtari i LSI-së, Gledion Rahovica dhe ministra të linjës ishin Nasip Naço dhe Edmond Haxhinasto.

Punësimi i Filip Talos në këtë institucion zbardhet edhe nga një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i publikuar në vitin 2013 dhe që ka gjetur në shkelje shokun e dhomës së Ilir Metës.

Kjo do të thotë se Ilir Meta është përpjekur në këto 3 dekada të mbajë të fshehur një nga periudhat më te errëta të jetës së tij, atë si bashkëpuntor i Sigurimit të Shtetit përmes blerjes e joshjes së dëshmitarit kryesor. Ai ka manipuluar dëshmitarin kryesor, duke e blerë me vend pune dhe Filip Talo mund të dalë e të deklarojë publikisht se nuk është ai pjesë e dosjes, apo se nuk e ka spiunuar Ilir Meta. Ligjërisht, kjo nuk ka efekt.

E para sepse në regjistrin e gjendjes civile vetëm një person ka me emër Filip Talo dhe me vitlindje të njëjtë me Ilir Metën dhe e dyta, sepse dosja e Ilir Metës nuk është bërë nga Filip Talo, por nga Sigurimi i Shtetit dhe aty është e shkruar e zeza mbi të bardhë që ‘Ilir Rexhep Metaj’ është bashkëpunëtori ynë.

Makinacioni i radhës i Ilir Metajt ka qenë ndryshimi i mbiemrit. Këtë nuk e bëri ligjërisht, por publikisht. Ai e prezantonte veten si Ilir Meta dhe nëpër artikuj e media ku prezantohej me mbiemrin e cunguar nuk kërkoi asnjëherë korrigjimin. Por, pse nuk e ndryshoi ligjërisht? Ilir Meta, apo Ilir Metaj e dinte fare mirë që ndryshimi i mbiemrit ligjërisht mund të tërhiqte vëmendjen dhe kureshtjen, se pse e ndërmori këtë hap. I pasigurtë nëse i kishte zhdukur dosjet, kjo mund të çonte në zbulimin e të shkuarës si spiun.

E gjitha fabula e spiunllëkut të Ilir Metajt nis në vitet 1988-1989, ku studenti Filip Talo, shok me Ilir Metën, vendos të arratiset drejt Greqisë. Këtë plan, Filip Talo e ndan në mirëbesim me shokun e ngushtë, Ilir Metën, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë dhe ish-President i Republikës.

Pas këtij rrëfimi mes miqsh, plani i Filip Talos dekonspirohet dhe ai thirret i pandehur. Sipas dosjes së sigurimit, prej 140 faqesh, Filip Talo merret në pyetje për arsyet e arratisjes jashtë vendit. Pjesë e dosjes është edhe Ilir Metaj, i cili jo vetëm ka qenë burimi kryesor i informacionit të Sigurimit të Shtetit, por edhe e ka përgjuar shokun e vet me aparatura.(Voxnews)

12 Komente

  1. k
    k

    Në atë shtet të degjeneruar,çdo gënjeshtër eshte e mundur. Po të ishte gjallë ,edhe K.Hazbiu do dilte antikomunist dhe i persekutuar.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rezortet

      Ja doli Beqir patllakja

      Përgjigjjuni
      1. R
        Raimond vlonjati

        Ne cdo 3 artikuj njeri eshte per Meten.hahahahahaha. U diskretituat fare Ju ka bere Meta te flsini me vete, ju budallepsi fare. Sic duket faktet qe nxjerr Meta per vjedhjet e spiunit te Serbise EDI RAMA , e kane bere spunin Rama te mos e zere gjumi, ndaj ju ka leshur juve qe te shkruani sa me shume genjeshtra, se keshtu do binden budallenjte tuaj qe ju votojne

        Përgjigjjuni
      2. b
        ben

        Me siguri e ke fjalen per dr. Salih Berishen, qe sa ishte komunizmi gjalle beri komunistin e flakte duke zbatuar vijen e PPSH-se per luften e klasave. Po te ishte gjalle Hysen Shoshori do ju tregonte se si ky qelbanik, qe ka mbi 30 vjet ne politiken shqiptare, i kerkoi trupit gjykues qe ta pushkatonin per traktet qe shperndante neper Tirane.

        Përgjigjjuni
        1. X
          Xha braho

          O budall, ne mos qofsh dhe ti bashkepuntori i sigurimit, Ilir Metaj eshte rast i vecante ne historine e ketij shteti. Eshte i vetmi president spiun. I vetmi kryeminister spiun. Kryetar kuvendi dje partie spiun. Ky spiun ka ndikuar fort ne politfken dhe fatin e ketij vendi. Ktiimi i LSI u be me rekomandim te Berishes. Per pasoje aleanca me LSI dhe ardhja e tij ne pushtet me 2005. Te gjitha pasoja te te qenit spiun.

          Përgjigjjuni
        2. M
          M

          N.q.se ka shtet,drejtësi para se të verifikohet si spiun i sigurimit nga organet kompetente duhet të kalojë para drejtësisë për Deklarim të rem ,Falsifikatorët,Manipulus dhe fshehjen e identitetit.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Andi bushati kryetar i te persekutuarve te bllokut

            mire ilir meta r fshehu te kaluaren e tij dhe na e futi nje cop bufallai psikopat. por ne kemi bllokmen si andi bushati nga familje kriminrle sigurimsash qe mburret se eshte rritur nr prehrin e enverit dhe te saliut dhe na can trapin me revolucion e rrembim armesh dhe televizionet e paguajne me miliona,me shume se cdo ta paguante gjysh hysniu. dhe per cudi eshte i pelqyeri i te perselutuarve nga babai i tij.

            Përgjigjjuni
            1. Q
              Qytetari i Thjeshte

              Ka nje merite Ilir Metaj ne gjithe kete histori, qe nuk e ka zhdukur kete deshmitarin Filip Talo. Jo per gje por nese do ishte Sala ne vend te Metes Lipes do i kishte mbire bari me kohe.

              Përgjigjjuni
              1. Fjala

                Thua te jene te verteta keto? Nuk e besoj dhe jo se ska qene i tille, por nuk denohen politikanet ne Shqiperi per vjedhje, spiunim apo krim; jane te pa preksh,em vetem koburja e zgjidh ne dekracine shqiptare.

                Përgjigjjuni
                1. i
                  iliri

                  avash ti ore gazetar se na mbushe mendjene manipuloi per 30 vjet

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shqipëtar!

                    Çudi që ky filipi nuk ka emigruar kur ikën mijëra shqiptarë?! Kaq shumë e ka trembur denancimi i ilirit sa edhe me hapjen e kufijve ky i ngarti nuk iku?!!

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tosku

                      Vazhdoni ju gazetare sahanlepires me artikuj cdo dite kundra opozites. Qe nga 1912 shteti shqiptar nuk ka pasur kryeminister debil dhe i paditur si Edi Rama. Shikoni fjalimet e tij ne takimet e fundit: lesh, lesh, presh, spiuna, rubla....dhe asgje per ekonomine. Populli e duartroket duke i thene se ti je shpetimtari yne. Popull leshi dhe pa dinjitet. Po ky nuk eshte i biri i Kristaq Rames dhe nipi i Spiro Kolekes? Mbetet Sala komunist, Meta spiun. Po kush eshte PS, nuk eshte vazhdimi i PP? Tani u votua dhe ligji per dosjet. Kush i hartoi dosjet? Nuk ishin ish sigurimsat, qe sot jane prap ne krye kudo. Per keta persekutore duhet te behet nje ligj i vecante. Keni pare ndonje ish hetues, apo ish prokuror te diktatures te jete denuar? Flasim per bashkepuntore te sigurimit dhe harrojme operativet e sigurimit, qe hartonin dosjet.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje