
Pas disfatës së fundit elektorale në zgjedhjet 25 prillit 2021, izolimit historik ndërkombëtar dhe hapjes së disa llogarive me drejtësisë, Sali Berisha dhe Ilir Meta po ‘rilindin’ partitë e tyre, në përpjekje të për të shtrënguar radhët, për të mbajtur stafetën opozitare dhe ushtruar trysni politike ndaj SPAK. Në vjeshtën e vitit 2021, pasi Lulzim Basha e dëboi nga partia me kërkesën ultimative të SHBA-ve, Sali Berisha ndërmori lëvizjen e ashtuquajtur ‘Rithemelimi’, duke ricikluar të njëjtat figura dhe bashkëpunëtorë kur ishte në pushtet, protagonistë të aferave të larmishme korruptive.
Edhe pse Rithemelimi ishte një riciklim i grupit politike që shqiptarët rrëzuan me votë në 2013, Berisha arriti të rrëzonte Lulzim Bashën dhe të merrte nën kontroll partinë, ndonëse si përgjigje ndërkombëtare mori shpalljen non grata edhe nga Britania e Madhe.
Strategjia e Sali Berishës u ndoq edhe nga aleati i tij, Ilir Meta. Një ditë pas largimit nga Presidenca, Ilir Meta u rikthye në krye të LSI-së ku kishte vendosur Monika Kryemadhin për 5 vite. Meta ndryshoi emrin partisë, nga LSI në Partia e Lirisë, me shpresë për të fshirë imazhin e korrupsionit që përfaqëson LSI-ja në sytë e publikut.
Në krye të Partisë Lirisë u vetëemërua, Ilir Meta, prej 30 vitesh pjesë e kupolës së politike dhe pushteti, me raport të dyshimtë me ish Sigurimin e Shtetit, ku krahas funksioneve politike, ka qenë ministër, zëvendëskryeministër, kryeministër dhe President. Pas 3 dekadave në politikë, Meta pretendon se do të rikthejë demokracinë me Partinë e Lirisë.
Pjesë e Komitetit Organizativ të partisë së re të Metës janë janë Agim Nesho 66 vjeç, Petrit Vasili që u bë deputet me 320 vota, ish ministri Edmond Haxhinasto, Dashamir Xhika i arrestuar për tenderat e rrugëve, ish anëtari i Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, Petraq Milo etj. Milo ka qenë këshilltar i ish kryeministrit Sali Berisha dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së.
Kujtojmë se Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë 4 dosje të hapura në SPAK dhe në shtator të këtij viti nuk përjashtohet mundësia që të merren të pandehur.
SPAK ka hapur dosjen e aferës së privatizimit të ish Klubit Partizani, ndërsa ka regjistruar disa procedime penale për Ilir Metën për korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie etj.
Sa të jetë piktori me kostumin rozë, ata do vazhdojnë të jenë aty ku janë. Janë ndarë pazaret dhe vetëm budallenjtë nuk e kuptojnë
oh i mencuri i vogel i mehalles ...
Do rilindin ata po ne burg qe ta kemi te qarte se te ardhme tjeter per ata nuk ka ne shqiperi nuk i do njeri
Po e sa e sa dosje kane ngelur pa hapur per keta dy mafiozet duhet tja hapin dhe ti fusin ne burge njeher e mire
nuk e kuptoj si mund te vazhdojne ende te perpiqen keta dy hajdute
Sa te jete Rama shqiperia do te ece jo me keta kryehajdutet e tjere
Po mar vetem fundin , qe kur ishte Donald lu , kane kaluar 6 shtatore ....per arestimin e peshqeve te medhenje , se kemi haruar dhe termin " peshqit e medhenje " , mos mashtroni me , u bete shume te neveritshem , dihet boterisht dhe nga te gjithe qe sistemi i ri i drejtesise u krijua per ketej e tutje ...do jete shume e favorshme qe te mos e zini ne goje te kaluaren ....qe te fillojne burgjet dhe sekuestrimet ....do duhet nje revolucion bolshevik si ai i viteve 1917 , e kush eshte ai qe ne realitet beson se mund te ndodhi nje gje e tille ne keto vite qe jetojme ??? E ci duhet shqiptarit nje demaskim i Metes dhe Saliut , edhe ndoshta , e them ndoshta se nuk shikohet asnje sinjal ne horizont se mund te kemi arestime , por edhe po pati gje pa vlere .....do kete sekuestro ???????????? JO . atehere ??? Nje vrim e madhe ne uje ....Ata do gezojne gjene e vjedhur ....kur tu kanoset reziku do nxjerin kokpalaret e tyre per destabilizim , dhe keshtu ditet ikin vitet kalojne dhe ku ishe ?? Hic gjekundi ......
Meta se ka shume te gjate, burgu po e pret
te dy keto i duam prapa hekurave boll kan ber pall
Po ca do rilindin ata njeri me hale se tjetri e kan koken vec te bejne keq krye hajdutat
Sa te kemi z.rama kta morra nuk do i kemi neper kemb m sepse jan hajdutat e vendit duhet futur sa me pare
Po cfare do rilindni juve m o likee ti e ke mendjen ha pi vidh luj volejboll ne lalz merr dhe salen per kto pun jeni ju